• Qelizat e trupit tonë mbështeten në energjinë e fituar nga glukoza
  • Qelizat e kancerit konsumojnë glukozë me shumë se indet normale
  • Ekziston një lidhje indirekte mes sasisë së sheqerit që hamë dhe kancerit

Të gjitha qelizat në trupin tonë, normale ose kanceroze, kanë nevojë për sheqer për të mbështetur rritjen, metabolizmin dhe replikimin. Në mënyrë që të menaxhojnë këto funksione, qelizat mbështeten në energjinë e depozituar brenda lidhjeve kimike që mbajnë molekula komplekse të ushqimit organik (të tilla si molekulat e sheqerit) së bashku. Qelizat prodhojnë molekula të pasura me energji si ATP (Adenosine three phosphate) dhe NADH (nikotinamid adenine dinucleotide) nëpërmjet proceseve të zbërthimit të energjisë që zhvillohen në mitokondrie. Çdo energji e tepërt ruhet në formë të molekulave të mëdha të tilla si amidoni, glikogjeni dhe lipidet (1). Qelizat e kancerit rriten shumë më shpejt se qelizat normale, duke marrë sasi të mëdha të glukozës në krahasim me sasinë e që marrin indet normale përreth. Proceset biokimike në qelizat e kancerit çojnë në krijimin e molekulave potente të aktivatorëve të proteinave të caktuara (p.sh. proteina RAS) që ndihmojnë në rregullimin e rritjes dhe diferencimit të qelizës, të njohur si Efekti Warburg (2).

Fig.1. Qelizat e trupit tonë mbështeten në energjinë e fituar nga glukoza. Imazhi marrë nga (1)

Megjithatë, ekziston një lidhje indirekte mes sheqerit dhe kancerit …

Siç u përmend më parë, çdo energji e tepërt nga shkatërrimi i glukozës ruhet si yndyrë në trupin tonë. Sipas Clare McKindley, një nutricionist klinik në MD Anderson’s Most cancers Heart, sheqeri ne sasi jo te duhur mund të shkaktojë shtim në peshë. Kjo së bashku me mungesën e aktivitetit fizik mund të rrisë rrezikun e kancerit (7). Të qenurit mbi peshë ose i trashë rrit rrezikun për 13 lloje të ndryshme të kancerit, duke e bërë atë shkakun e dytë më të zakonshëm të kontrollueshem të kancerit (pas pirjes së duhanit) (8).Mbipesha konsiderohet BMI (pesha në kilogramë e ndarë me katrorin e lartësisë në metra) prej 25.zero deri 29.9 dhe obeziteti një BMI prej 30 ose më shumë, tek të rriturit (9). Sipas një hulumtimi të publikuar në The New England Journal of Drugs, në vitin 2016, më shumë njerëz janë mbipeshë ose të trashë se sa janë nën peshë. Për më tepër, 640 milionë të rritur në vitin 2014 dhe 110 milion fëmijë dhe adoleshentë në vitin 2013 ishin mbipeshë. Në vitin 2013, rreth 4.5 milionë vdekje në mbarë botën u shkaktuan nga mbipeshë dhe obeziteti. 9% e numrit të kancereve në mesin e grave në Amerikën e Veriut, Evropë dhe Lindjen e Mesme janë të lidhura me obezitetin (10).

Sa është sasia e duhur e sheqerit që duhet ta konsumojmë çdo ditë?

Sipas American Coronary heart Society, për gratë sasia optimale nuk është më shumë se gjashtë lugë sheqer në ditë (25 gramë), dhe për meshkujt jo më shumë se nëntë lugë sheqer në ditë (36 gramë). Kjo është e barabartë me rreth 100 kalori për gratë dhe 150 për meshkujt. Shumica e amerikanëve hanë më shumë se rreth 22 lugë çaji në ditë (11). Kjo është pothuajse katër herë më shumë se vlerat e rekomanduara me asnjë dobi ushqyese (12).Sheqeri që gjendet në fruta së bashku me vitaminat, mineralet, antioksidantët, fitokemikaliet dhe fijet që ato përmbajnë duhet të jenë pjesë e dietës sonë për një jetë të shëndetshme dhe pa kancer.

Fig.2. Zgjedhni me kujdes se çfarë hani, rekomandime nga Instituti Amerikan për hulumtime në kancer. Imazhi marrë nga (6)

COPYRIGHT: KY artikull është pronë e We Communicate Science, institut  jo fitimprurës themeluar nga dy shkencëtaret shqipëtare  Dr. Detina Zalli  dhe Dr. Argita Zalli (Imperial School London). Artikulli është shkruar nga Rina Mehmeti dhe Driton Bajrami, Universiteti i Prishtinës, Kosovë.

REFERENCAT:

1. https://www.nature.com/scitable/topicpage/cell-energy-and-cell-functions-14024533

2. https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC4783224/

3. https://www.rogelcancercenter.org/living-with-cancer/mind-body-side-effects/diet/sugar-and-cancer-does-sugar-increase-cancer-risk

4. https://scienceblog.cancerresearchuk.org/2017/05/15/sugar-and-cancer-what-you-need-to-know/

5. https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/most cancers/in-depth/cancer-causes/art-20044714

6. https://www.aicr.org/reduce-your-cancer-risk/eating regimen/sugar-and-cancer-risk.html

7. https://www.mdanderson.org/publications/focused-on-health/FOH-cancer-love-sugar.h14-1589835.html

8. https://scienceblog.cancerresearchuk.org/2016/10/11/the-second-biggest-preventable-cause-of-cancer-being-overweight/

9. https://www.nejm.org/doi/full/10.1056/NEJMsr1606602

10.http://cel.webofknowledge.com/InboundService.do?customersID=atyponcel&smartRedirect=sure&mode=FullRecord&IsProductCode=Sure&product=CEL&Init=Sure&Func=Body&motion=retrieve&SrcApp=literatum&SrcAuth=atyponcel&SID=D5D4gEacKUGrvCtzJiM&UT=WOSpercent3A000373721800002

11. https://www.hopkinsmedicine.org/well being/wellness-and-prevention/finding-the-hidden-sugar-in-the-foods-you-eat12. https://medicalxpress.com/information/2019-03-evidence-strong-sugar-cancer.html