Dopamina është barë i lirë (apo neutrotransmetues)i cili përdoret për shërim të sëmundjeve te zemrës, veshkave dhe atyre vaskulare – mund të përdoret si terapi shtesë kundër kancerit në kimioterapi.

Në revistën shkencore për kancer, studiuesit vërejtën se dopamina parandalonte rritjen e enëve të gjakut tek modelet (apo provat) shtazore pa ndonjë efekt anësor në krahasim me medikamentet tjera antivaskulare (antianginoze) gjatë kimioterapive, duke parandaluar krijimin e strukturave të reja vaskulare(neoangiogjeneza).

Për më tepër dopamina nuk shkaktonte neutropeni apo numër të zvogëluar neutrofilesh sikur terapitë tjera anti-kanceroze në traktin gastrointestinal dhe pjesët tjera,  pra kanë profil më të mirë të efekteve anësore.

Poashtu studimet e mëhershme treguan se dopamina bllokonte rritjen e enëve të reja te gjakut (neoangiogjeneza)në tumore të ndryshme përmes inhibimit të faktorit vaskulo-endotelial apo VEGF-të tipit A, që luan rol kyç në neoangiogjenezë në krahasim me llojet tjera të VEGF si B,C etj.

Faktori vaskulo-endotelial – A luan rol kyç në inicimin, rritjen dhe progresin e tumorit solid dhe shumica e barërave anti-angiogjenetike që përdoren në klinikë kanë veprim kundër VEGF-A .

Këto studime padyshim se do ndihmojnë shumë kimioterapinë.

Nga studimet e mësipërme mund të konkludojmë se :

1. Dopamina nuk shkakton hipertension ose çrregullim të funksionit të mëlçisë (pra nuk ndikon në rritjen e nivelit të enzimave hepatike ALT dhe AST).

2. Dopamina nuk shkakton neutropeni apo numër të vogël neutrofilesh.

3. Dopamina si terapi shtesë ndikon në zvogëlimin apo inhibimin e tumorit në kimioterapi, në krahasim me terapinë e vetmuar kemoterapeutike pa dopaminë dhe kështu zgjatë jetën e pacientit.

Veprimin anti-angiogjenetik i dopaminës realizohet përmes inhibimit të proliferimit dhe migrimit të qelizave endoteliale, respektivisht bllokimit të receptorëve VEGF-2, proteinë kinazës mitogjene dhe fosforilimit të kinazës fokal at’hezive.

Anën tjetër adrenalina(apo epinefrina)e njohur për efektet e saja në sistem kardiovaskular dhe sistem imunitar ka veprim tumorogjenik. Informacionet në lidhje me këtë janë të kufizuara apo të pakta. Të dhënat e fundit tregojnë se adrenalina e zvogëlon ndjeshmërinë e qelizave kanceroze ndaj apoptozës (apo vetëvrasja e programuar)dhe kimioterapisë, përmes bllokimit të beta receptorëve të tipit 2. Efektin antiapoptik e realizon përmes fosforilimit dhe inaktivizimit të proteinave proapoptike BAD, nëpërmjet proteinë kinazës së varur nga AMP-c.

Fosforilimi i BAD është gjetur edhe tek stresi akut dhe kronik gjatë administrimit të adrenalinës që shkakton stres, ndoshta një gjë e tille ekziston edhe te stresi natyral?.

Ky sinjalizim antiapoptik i adrenalinës mund të jetë një ndër mekanizmat që stresi promovon apo shkakton tumorogjenezën dhe zvogëlon efikasitetin kimioterapeutik. Nga kjo mund të kuptojmë se anksiolitikët dhe beta bllokuesit mund të kenë veprim anti-kanceroz dhe beta 2 agonistët mund të jenë kancerogjen.

Acidi 4 amino butirik ( apo GABA),që është neurotransmetuesi kryesor inhibues në sistemin nervor qendror, merr pjesë edhe në role tjera jashtë SNQ si koagulimi trombocitar dhe reaksionet akrozomale në spermatazoa. Studimet e reja tregojnë se GABA inhibon migrimin e karcinomës së zorrës së trashë, prostatës dhe llojeve tjera kanceroze, duke ndikuar edhe në inhibimin e rritjes se tumorit. Kjo hap rrugë për dizajn të agjenteve anti-kanceroz, sidomos ne kimioterapitë duke pamundësuar metastazimin e kancerit primar në atë sekondar dhe krijimit të strukturale neo-vaskulare.

 Glutamati është një neurotransmetues i cili poashtu ka ndikim në kancer. Çdo defekt apo çrregullim në transmisionin glutamatergjik mund të shpie drejt kancerit.

Nga lirimi i tepruar i glutamatit nga qelizat kanceroze tek qelizat fqinje, bënë që këto të fundit të vdesin apo të transformohen (apo adaptohen ) në qeliza tjera me dendësi të lartë receptorësh glutamatergjik, duke marrë pjesë kështu në mënyrë aktive në invadimin kanceroze të qelizave nervore apo tjera qeliza përmes ndryshimit të sinjalizimit normal të tyre, pra këto ua imponojnë qelizave tjera transmisionin e vet.

Poashtu glutamati ndikon në inflamacion, sidomos nivelet e larta të glutamati nxisin inflamacionin e qelizave nervore gliale. Pastaj këto qeliza gliale marrin pjesë në stresin glutamatergjik të qelizave nervore, kryesisht në tru, duke shpirë drejt inflamacionit, i cili inflamacion pastaj rrit rrezikun e kancerit.

Referencat:

  • http://cancer.osu.edu/news-and-media/news/study-suggests-that-dopamine-is-a-safe-anti-angiogenic-drug-in-cancer-treatment,
  • http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/18413843,
  • http://www.dovepress.com/roles-of-dopamine-receptors-and-their-antagonist-thioridazine-in-hepat-peer-reviewed-article-OTT,
  • http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/17353197,
  • http://www.psa-rising.com/med/mindbody/cancer-stress-epinephrine0407.htm,
  • http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/12706998,
  • http://www.translational-medicine.com/content/11/1/102,
  • http://jhc.sagepub.com/content/60/4/269.full,
  • http://unblindmymind.org/2015/01/cancer-and-glutamate/,
  • http://www.cancernetwork.com/prostate-cancer/glutamate-prostate-cancer-new-therapeutic-target-biomarker.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.