Të qënurit i dobët dhe i shëndetshëm është një çështje shumë e rëndësishme për njerëzit në mbarë botën, vetëm duke pasur parasysh se 45 milionë amerikanë i nënshtrohen një diete çdo vit dhe shpenzojnë miliarda për produktet e humbjes në peshë (ndonëse më shumë se një e treta mbeten të trashë).

Çështja e dietës ka qenë gjithmonë konfuze për shkak të teorive të ndryshme, por duket se pas 12 vitesh hulumtime, e vërteta shkencore është zbuluar.

Një dietë e re laboratorike u zbatua në mënyrë rigoroze e bazuar qoftë në dietën e ulët në karbohidrate, ashtu edhe në dietën e ulët në yndyrë iu nënshtrua 19 burrave dhe grave të dhjamosura gjatë gjashtë ditëve. Dieta gjashtë-ditore me karbohidrate të pakësuara çoi në më shumë humbje peshe se dieta me yndyrëra të pakësuara.

Studimi, i udhëhequr nga Kevin Hall, PhD – studiues metabolizmi në Institutin Kombëtar të Sëmundjeve të Diabetit, Aparatit Tretës dhe Veshkave – izoloi 19 të rriturve obezë (9 burra, 10 gra) në një "repart metabolik", ose dietë laboratorike, për një periudhë dy javore dhe i nënshtroi ata në dy llojet e dietave të sipërpërmendura. Gjatë kësaj kohe, në laboratorin dietik, hulumtuesit monitoruan kufizimet në dietën e tyre, marrjen e energjisë, dhe të përdorimin e një mori masash biologjike për të përcaktuar nëse ato kishin përdorur yndyrë ose karbohidratet si burim të energjisë.

Pas një periudhe dy- katër-javor, ku ata mund të hanin atë që i pëlqente, vullnetarët iu nënshtruan një diete tjetër. Më pas tek ta u përsërit dieta e ekuilibruar pesë-ditore e ndjekur nga dieta gjashtë-ditore ose e ulët në yndyrë ose e ulët në karbohidrate.

Të dy dietat çuan në humbje peshe gjatë gjashtë ditëve, por personat që ju nënshtruan dietës së ulët në karbohidrate humbën peshë në mënyrë të konsiderueshme-më shumë se të tjerët. Pas gjashtë ditësh grupi që ju nënshtrua dietës me karbohidrate të ulëta kishte humbur gati 1.85 kg mesatarisht në krahasim me rreth 1.3 kg në dietë me yndyrëra të reduktuara, rreth një ndryshim gjysmë kilogram në vetëm gjashtë ditë.

Dietë e pakësuar në karbohidrate çoi në ndryshime të rëndësishme në përzgjedhjen metabolike. Nivelet e insulinës ranë, gjë e cila uli djegien e karbohidrateve nga rreth 500 kalori në ditë dhe rritur djegien e dhjamit në rreth 400 kalori në ditë.

Hulumtuesit janë shumë optimistë për këtë studim, duke thënë: "Humbje e dhjamit është një qëllim më i rëndësishëm se humbja e peshës në trajtimin e obezitetit".

Më konkretisht, ky studimi dietës laboratorike tregoi se një dietë gjashtë-ditore e ulët në karbohidrate ndikon në metabolizmin e një personi shumë më tepër se një dietë e ulët në yndyrë. Dieta me karbohidrate të pakësuara çoi në më shumë djegie dhjami dhe shpenzimin e energjisë nëpërmjet niveleve të ulëta të insulinës, ndërsa dietë e ulët në yndyrë nuk ndryshon përmasat yndyrë ose djegien e karbohidrateve, por çon në humbjen e më shumë yndyrë.

Edhe pse këto rezultate janë shumë optimiste, ne nuk duhet të harrojmë katër fjalët të thjeshta këshilluese – hani më pak, ushtrohuni më shumë, e cila duket të jetë shumë efektive.

Referencat:

  • http://www.nhs.uk/news/2015/08August/Pages/Low-fat-diet-better-than-low-carb-diet.aspx
  • http://www.medicaldaily.com/low-fat-diet-results-more-fat-loss-low-carb-one-why-theres-been-confusion-between-two-347776
  • http://www.sciencedaily.com/releases/2015/08/150813130016.htm
  • http://www.forbes.com/sites/alicegwalton/2015/08/14/smart-new-study-finds-low-fat-diet-superior-to-low-carb-but-theres-a-bigger-message/
  • http://www.eurekalert.org/pub_releases/2015-08/cp-ldr080615.php

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.