1. Morrat e kokës përhapen ne kapele.

Morrat e kokës janë insekte  pa krahë që kalojnë gjithë jetën e tyre në kokën e njeriut dhe ushqehen ekskluzivisht me  gjakun e tij.  Njerëzit janë të vetmit bartës  të njohur të këtij paraziti specifik, ndërsa shimpanzetë  strehojnë një specie te quajtur , Pediculus schaeffi.  Llojet e tjera të morrave infektojnë shumicën  llojeve të gjitarëve dhe të gjitha llojet  e zogjve, si dhe pjesë të tjera të trupit të njeriut (Buxton, 1947).

Në shumë raste, kur dihet se morrat janë të pranishme, bëhet  krehja e flokëve dhe larja e tyre me   shampo  të  veçanta, lodrat me gëzof, mbulesat e krevatit dhe veshjet trajtohen kimikisht në mënyrë që të hiqen morrat e kokës dhe të mos lejohen të përhapen nga një person në tjetrin. Kjo është një praktikë e mirë, sepse morrat e kokës nuk përhapen mbi objekte, por pothuajse ekskluzivisht nëpërmjet kontaktit direkt të kokës (Feldmeier, 2012).

  1. Minjtë transmetojnë plagën   drejtpërdrejtë .

Plaga është një sëmundje infektive e shkaktuar nga bakteret Yersinia pestis, një baktere zoonotike, zakonisht e gjetur në gjitarët e vegjël dhe pleshtat e tyre. Ajo transmetohet midis kafshëve nga pleshtat e tyre.  Megjithatë, vetë minjtë  janë viktima të vdekjes së zezë. Rezervuari natyror i baktereve të murtajës janë ketri dhe minjtë e ujit nga të cilët patogjeni kërcen.

  1.  Pleshtat nuk jetojnë gjatë  pa gjak.  

Pleshtat janë insekte të vogla fluturuese, që formojnë Siphonaptera. Si parazitë të jashtëm të gjitarëve dhe zogjve, ata jetojnë duke konsumuar gjakun e tyre. Pleshtat e rritura arrijnë  deri në  3 mm (0.12 in) të gjata dhe zakonisht kanë ngjyrë  kafe. Trupat e tyre janë të rrafshuar anash, gjë që u mundëson atyre të lëvizin përmes leshit apo puplave të mikpritësit të tyre (Gullan et al. 2016).

Këto insekte janë në të vërtetë mjaft të vështira. Pas një vakti  gjaku, kafshët mund të mbijetojnë për disa muaj pa ushqim të mëtejshëm derisa të shfaqet një viktimë e re. Ndërsa, miti thotë që pleshtat kanë nevojë për një furnizim të përhershëm të gjakut.

  1. Rriqrat mund të hidhen nga pemët në prenë e tyre.

Kushdo që  kalon përmes pyjeve dhe fushave duhet të kontrollojë gjithnjë trupin e tij për rriqrat.  Edhe pse gjakderdhjet  janë të padëmshme, ato mund të transmetojnë sëmundje të rrezikshme siç janë TBE ose sëmundja Lyme.  Rriqrat janë araknide të vogla, pjesë e formës parazitare. Së bashku me merimangat, ato përbëjnë nënklasën Acari.  Rriqrat  janë ektoparazitë (parazitë të jashtëm), të cilët mbijetojnë duke u  ushqyer me  gjakun e gjitarëve, zogjve dhe nganjëherë reptilëve dhe amfibëve (Barker, 2004).

Ka një keqkuptim të madh se si mund të ngjitet një rriqër në trupin tonë. Shumë njerëz mendojnë, se rriqrat hidhen mbi trupin tonë nga pemët  ose bimë të tjera të larta. Kjo nuk është e vërtetë! Rriqrat kryesisht  janë  ngjitur në  lëkurën tonë nga toka. Ata nuk kanë aftësinë ose biomekanizma  të kërcejnë.  Mos u befasoni  nëse i gjeni  ato në zonat e sipërme të trupit tuaj, kjo nuk është për shkak se ata kërcejnë nga pemët tek ju, por për shkak se ata zvarriten nga këmbët  kudo në trupin tuaj.  

  1. Moli i dyshekut  shkaktohet  nga mungesa e higjienës.

Bartësit kryesorë të molit të dyshekut janë njerëzit dhe kjo  është  një nga "shqetësimet kryesore" në botë.  Moli i dyshekut  mund të  të infektojë  me të paktën 28 patogjene njerëzore. Asnjë studim nuk ka gjetur se insektet janë në gjendje të transmetojnë ndonjë nga këto patogjene  tek njerëzit (Kolb et al. 2009).   Kafshimet nga këto lloj insektesh  ose cimicosis mund të çojë në një gamë të gjerë të simptomave të lëkurës nga pa efekte të dukshme,  në flluska lehtësisht të dukshme, skuqjen e lëkurës, efektet psikologjike, dhe simptomat alergjike (Doggett & Russell, 2009).

  1. Të gjitha krimbat  parazitare janë të dëmshëm.

Zorret  strehojnë  qindra  krimba dhe ky mit mund të trembë shumë prej nesh. Parazitë, të tillë, shpesh jetojnë në mënyrë paqësore në traktin tonë të tretjes. Ekzistojnë dëshmi  se këta jovertebrorë mund të përfitojnë në shëndetin tonë.  Për shembull, studimet treguan se helminths ose krimbat e zorrëve parandalojnë ose përmirësojnë kolitin  nga induksioni i qelizave T rregulluese dhe citokinezën  modulatore. Mjekët biologë  besojnë, se mungesa e infektimit nga  krimbat  është një arsye për rritjen e shpejtë të sëmundjeve autoimune, të tilla si zorra e irrituar  dhe alergji në vendet e industrializuara. Mjekët, tani, përdorin krimba parazitare për të nxitur sistemin imunitar për të parandaluar sëmundjet autoimune  (Summers et al. 2005). Është e vërtetë se ka krimba parazitarë, të cilat ne nuk i  duam në trupin tonë, megjithatë nga shumë prej tyre  ne përfitojmë. Kështu, jo të gjitha krimba parazitarë janë të dëmshëm.

  1. Errësira parandalon sulmet nga mushkonjat.

Disa lloje të fluturave të natës  lundrojnë në rreth duke përdorur gjurmë të lehta ose qëndrojnë në  një kënd të vazhdueshëm në lidhje me një burim drite.  Mushkonjat gjithashtu mendohet të lëvizin në një mënyrë të ngjashme, megjithatë, nëse insektet  gjakpirëse vendosin të na kafshojnë apo jo,nuk varet nga drita. Per të gjetur viktimat e tyre ata përdorin aroma karakteristike, dhe  injektojnë  “feçkën” e tyre për të thithur gjak.  Studime të ndryshme kanë treguar,  se era  e djersës ka një efekt veçanërisht tërheqës në llojet e hymenopterëve : ata ndjekin në mënyrë specifike këtë gjurmë parfumi poshtë në lëkurë, ku më pas e shpojnë atë  (Logan et al., 2008) pa marrë parasysh nëse është ditë apo natë.

  1. Minjtë pëlqejnë të hanë djathë

Në komikët klasikë, kurthet e miut preferohen me djathë që pasqyrojnë mitin që minjtë duan djathin. Shkencëtarët e Universitetit Metropolitan të Mancesterit kanë gjetur se djathi nuk është ushqimi i tyre i preferuar. Në fakt, nuk u pëlqen fare djathi dhe në shumë raste ata u larguan nga disa lloje të djathrave  kundërmues.  Edhe pse, ata shpesh e shtrijnë hundën e tyre në drejtim të djathit, kjo është vetëm për shkak të erës së  fortë. Nëse do mund te zgjidhnin, ata do të hanë më shumë ushqime që përmbajnë nivele të larta sheqeri, që përfshijnë frutat apo drithërat, siç ndodhen në natyrë. Kurthet  moderne përmbajnë tërheqës të ndryshëm që çlirojnë një parfum çokollate , të cilët i tërheqin minjtë (BBC, 2015). Askush nuk e di se si ka filluar miti që minjtë preferojnë djathin,  por tani e dimë se atyre  në të vërtetë nuk  u pëlqen djathi, por nëse janë të uritur ata do të hanin  shumë gjëra.

  1. Helmintet (parazitët e zorrëve)  mund të na ndihmojë të humbasim peshë.

Ka vetëm disa vende,që lejojnë, që kjo dietë të promovohet dhe të përdoret në mënyrë jo të shëndetshme nga njerëzit për të humbur peshë. Zakonisht bëhet në një procedurë prej 5 hapash dhe ideja  është që,sapo  parazitët  të vendosen në zorrë, ata do të konsumojnë një pjesë të ushqimit tuaj së bashku me të gjitha vlerat ushqyese  të dhënë nga ai ushqim dhe në këtë mënyrë ju do të humbni peshë. Fakti që kjo dietë ndihmon në heqjen e peshës së padëshiruar është e dyshimtë dhe nuk është vërtetuar. Përveç kësaj, helmintet marrin  ushqyes  të rëndësishëm  dhe minerale,që ne kemi nevojë dhe ata mund të bëhen  burim i sëmundjeve  dhe infeksionit. Efektet më të zakonshme anësore janë dhimbje koke, diarre, kapsllëk, fryerje dhe  dhimbje barku.  Vdekja e shkaktuar nga helmintet është gjithashtu një mundësi. Në përfundim, kjo dietë nuk është aspak e sigurt dhe efektshmëria e saj është e dyshimtë.

 

COPYRIGHT: Ky artikull është pronë e we Speak Science, një institucion jofitimprurës i themeluar nga Dr. Detina Zalli (Universiteti i Harvard) dhe Dr. Argita Zalli (Imperial College London). Artikulli është shkruar nga Dardan Beqaj, M.Sc. Mikrobiologjia, Universiteti Eberhard-Karls i Tübingen).   

 

REFERENCAT:

-Buxton, Patrick A. (1947). "The biology of Pediculus humanus". The Louse; an account of the lice which infest man, their medical importance and control (2nd ed.). London: Edward Arnold. pp. 24–72.

-Feldmeier, H. "Pediculosis capitis: new insights into epidemiology, diagnosis and treatment." European journal of clinical microbiology & infectious diseases 31.9 (2012): 2105-2110.

-World Health Organization. October 2017. Retrieved 8 November 2017.

-Yersin, Alexandre (1894). "La peste bubonique à Hong-Kong". Annales de l'Institut Pasteur. 8: 662–67.

-The Insects: An Outline of Entomology, 5th Edition – Gullan, P.J.; Cranston, P.S." www.wiley.com. Retrieved 11 November 2016.

-Krasnov, Boris R. Functional and evolutionary ecology of fleas: a model for ecological parasitology. Cambridge University Press, 2008.

-Barker, S. C.; Murrell, A. (2004). "Systematics and evolution of ticks with a list of valid genus and species names". Parasitology. 129 (S1): S15–S36.

-Kolb, Adam; Needham, Glen R.; Neyman, Kimberly M.; High, Whitney A. (2009). "Bedbugs". Dermatologic Therapy. 22 (4): 347–52.

-Doggett SL, Russell R (November 2009). "Bed bugs – What the GP needs to know". Aust Fam Physician. 38 (11): 880–4.

-Summers, Robert W., et al. "Trichuris suis therapy for active ulcerative colitis: a randomized controlled trial." Gastroenterology128.4 (2005): 825-832.

-Logan, James G., et al. "Identification of human-derived volatile chemicals that interfere with attraction of Aedes aegypti mosquitoes." Journal of chemical ecology 34.3 (2008): 308.

-Verhulst, Niels O., et al. "Differential attraction of malaria mosquitoes to volatile blends produced by human skin bacteria." PLoS One 5.12 (2010): e15829.

-http://www.bbc.com/earth/story/20150121-cheese-hating-mice

-Tortora, Gerard J.; Funke, Berdell R; Case, Christine L. (2016) [2010]. Microbiology: An Introduction (12th ed.). Benjamin-Cummings, part of Addison Wesley Longman. p. 347. ISBN 9780321929150.

-U.-N. Riede/M. Werner/H.-E. Schaefer: Allgemeine und spezielle Pathologie, 5.Auflage, Thieme Verlag (2004)

-http://www.spektrum.de/wissen/die-10-groessten-irrtuemer-ueber-parasiten-und-co/1280897