• Ne nuk jemi të vetëdijshëm për pasojat e një higjiene të keqe orale
  • Shumë sëmundje shkaktohen nga higjiena e dobët e gojës
  • Si të shmangim shëndetin e dobët të dhëmbëve që çon në shumë sëmundje.

Në një moment të jetës sonë, ne të gjithë bëhemi pak dembel dhe kjo çon në pasoja. Pas një dite të gjatë dhe të lodhshme, ne thjeshtë nuk ndihemi në gjëndje  të lajmë  dhëmbët para  shtratit. Edhe pse shumica prej nesh janë të vetëdijshëm se higjiena e dobët e dhëmbëve mund të çojë në prishjen e dhëmbëve, sëmundjeve të gingilave dhe frymëmarrjes së keqe, gjëja më e rëndësishme që nuk jemi të vetëdijshëm është se higjiena e dhëmbëve të dobët fillon me sëmundje shumë më të rrezikshme, siç është sëmundja e Alzheimerit, diabetit, sëmundjet kardiovaskulare, problemet e shtatzënisë dhe shumë më tepër.

Goja është një nga pjesët me më shumë mikroorganizma bakterial të trupit tonë. Thuhet se në gojë ka më shumë baktere sesa njerëz në tokë. Megjithatë, jo të gjitha bakteret janë të këqija. Në fakt, shumë janë të nevojshme për një  shëndet të mirë. Mos larja e dhëmbëve për një kohë të gjatë, çon në shumëfishim të mikroorganizmave bakterial duke shkaktuar disa sëmundje serioze siç është përmendur më lartë.

Disa studiues nga Universiteti i New York-ut kanë arritur në përfundimin se ekziston një lidhje midis inflamacionit të gingilave dhe sëmundjes së Alzheimer-it (2010). Më vonë në vitin 2014, hulumtuesit  në Mbretërinë e Bashkuar nga Universiteti i Central Lancashire, krahasuan mostrat e trurit nga pacientët që vuanin nga Alzheimer-i me mostrat e trurit nga njerëz normal (pa sëmundjen e Alzhamer-it). Rezultati tregoi se bakteri Porphyromonas gingivalis ishtei pranishëm vetëm në njerëzit me Alzheimer. Pra, ky bakter është i lidhur me  sëmundjen e gingilave të shkaktuar nga higjiena e keqe orale.

Dr.Singharo për Medical News Today  shpjegon: "Këto baktere mund të lënë gojën dhe të hyjnë në tru nëpërmjet dy rrugëve kryesore. Ata mund të përdorin aftësinë e tyre të lëvizjes për të hyrë direkt në tru. Një nga shtigjet e marra është që ndjek nervat që lidhin trurin dhe rrënjët e dhëmbëve. Rruga tjetër është hyrja indirekte në tru përmes sistemit të qarkullimit të gjakut. Kimikatet e lëshuara nga sistemi imunologjik i trurit në përgjigje të P. gingivalis, i cili  arrin në tru 'pa dashje' dëmton neuronet funksionale në zonën e trurit në lidhje me kujtesën ".

Shëndeti i keq oral mund të shkaktojë sëmundje kardiovaskulare. Kur bakteret hyjnë në gjak nga gjakderdhjet e mishrave, ata mund të udhëtojnë në zemër dhe të shkaktojnë një sulm në zemër.

Sipas hulumtimit të Pamela McClain (President i Akademisë Amerikane të Parodontologjisë); periodontiti* dobëson aftësinë e trupit për të kontrolluar nivelin e sheqerit në gjak dhe si rezultat, trupi ynë nuk mund të përdorë insulinën, e cila barazohet me diabetin.

Parodontiti ka qenë gjithashtu i lidhur me shtatzëninë dhe lindjen. Ajo shkakton lindje të parakohshme dhe peshë të ulët lindjeje.

Kushtet e sipërpërmendura shëndetësore janë vetëm disa nga sëmundjet e shkaktuara nga higjiena e dobët e gojës dhe shëndetit.

Këshilla më e mirë është që të lahen dhëmbët të paktën dy herë në ditë, pastroj dhëmbët me pe çdo ditë, zëvendësoni furçën tuaj të dhëmbëve çdo tre deri në katër muaj ose më shpejt nëse fijet e furçës janë të lodhur dhe planifikoni kontrolle të rregullta dentare dhe pastrime.  

* Periodontiti – një infeksion i rëndë i mishrave të dhëmbëve.

 

COPYRIGHT: Ky artikull është pronë e We Speak Science, një institucion jofitimprurës i themeluar nga Dr. Detina Zalli (Universiteti i Harvard) dhe Dr. Argita Zalli (Imperial College London). Artikulli është shkruar nga Dardana Xhemaili, Fakulteti i Stomatologjise, Tirane.

REFERENCAT: