Gjate gjithë kohës ka pasur mite në lidhje me humbjen në peshë dhe dietat e ndryshme, por tek e fundit gjërat që ne i dimë që janë të vërtetuara janë të thjeshta dhe të pakta.

Këto janë pak a shume të gjitha çka shkenca di për humbjen në peshë, formën sesi trupi e fiton peshën, e humb, dhe arrin ta mbaje atë.

  1. Dieta fiton mbi ushtrimet

Të ulesh marrjen e ushqimeve është më efektive sesa thjesht të rrisësh aktivitetin tuaj fizik. Pra nëse do të arrish një humbje prej 300 kCal, ti mund të vraposh për pesë km ose të mos hash 57 gram patatina. Është kaq e thjeshtë!

  1. Do të duhet të ushtrohesh më shume se gjithë të tjerët

Ushtrimet janë një nga pjesët me kritike gjatë fazës së mbajtjes së peshës së rënë. Kjo është madje edhe më e vështirë se vetë faza e rënies nga pesha. Njerëzit që nuk janë fizikisht aktive janë më të predisponuar të fitojnë peshë sërish. Kjo është arsyeja që duhet të tregohesh tepër i/e kujdesshëm/me nëse dikur ke qenë mbi peshë. Të duhet të ushtrohesh më shume sesa të tjerët nëse doni ta mbani peshën që e humbisni.

  1. Nuk ka ndonjë kombinim magjik të ushqimeve

Ne shpesh mendojmë se nëse ne gjejmë kombinimin e duhur të ushqimeve atëherë ne si me magji do të humbasim peshë. Në të vërtetë nuk është se ka ndonjë dietë të saktë, dhe nuk ka asnjë fakt që një dietë punon më mirë duke u bazuar te metabolizmi specifik i një individi. Pak a shume çdo dietë do ju ndihmoj të bini në peshë nëse ju e ndiqni atë. Nuk ka ndonjë dietë magjike. Të gjitha do të punojnë vetëm nëse ju i ndiqni ato me rigorozitet.

  1. Kaloritë mbeten kalori!

Kaloritë janë kalori  pavarësisht nga vijnë ato. Ti mund të fitosh peshë nëse ha shumë ushqime të shëndetshme po aq sa mund të fitoje nëse do të haje shume ushqime të pashëndetshme. Ideja është që ne priremi të mbikalojmë kaloritë që marrim nga këto ushqime të pashëndetshme. Pra nëse do të duash të zvogëlosh peshën duhet të këmbesh ushqimet me shumë kalori, me ato që janë më të varfëra në energji, dhe kanë me shumë proteina apo fibra.

  1. E gjitha ka lidhje me trurin.

Nuk është trupi apo metabolizmi juaj që ju bënë të shtoni në peshë, por është truri. Vendimet e gabuara janë ato që ju rrisin në peshë dhe ato të duhurat janë që ju ndihmojnë të bini në peshë. Problem është që me kalimin e kohës vendimet e gabuara bëjnë ndryshime shprehëse në tru, kryesisht në lidhje me proceset e urisë dhe të ngopjes. Lajmi i mirë është që truri mund të vetërregullohet. Kjo kërkon kohë dhe shumë praktike.

Pra ulni kaloritë, hani më mirë, bëni aktivitete fizike, dhe mos harroni se këto duhet të jenë praktika që duhen përsëritur gjatë gjithë kohës, me muaj ose vite. Fakti që ju duhet të ushtroheni me shume sesa shoku juaj që nuk ka qenë asnjëherë i trashë mund të jetë i mërzitshëm, por do ja vlejë në fund. Dhe më e rëndësishmja për tu mbajtur mend është që truri juaj është plastik, dhe do i përgjigjet të gjithave ndryshimeve që ju bëni, edhe më mirë se pritshmëritë tuaja. Kështu do të bëjë edhe trupi juaj!

COPYRIGHT: Ky artikull është pronë e We Speak Science, institutit jo fitimprurës themeluar nga dy shkencëtaret shqipëtare Dr. Detina Zalli (Harvard University) dhe Dr. Argita Zalli (Imperial College London). 

REFERENCA

http://www.forbes.com/sites/alicegwalton/2013/09/04/the-6-weight-loss-tips-that-science-actually-knows-work/

Leave a Reply