Nëse ti ke një qen, ose ke parë një, me siguri e ke vënë re tundjen e kokës. E ke parasysh për çfarë po flasim. Atëherë kur ata zgjerojnë sytë dhe e lëvizin kokën në një anë sikur po mundohen të tregohen të këndshëm në mënyrë që t’i japësh disa biskota më shumë.

Ka shumë mundësi që ata tani e kanë mësuar që kur bëjnë ashtu marrin ëmbëlsira më shumë, por sipas një studimi të fundit ka një arsye akoma më të ëmbël.

Kur ne dëgjojmë dikë duke folur, ne analizojmë më shumë se fjalët për të kuptuar se çfarë ata thonë. Ne dëgjojmë edhe tonin e zërit të tyre dhe shikojmë tiparet e fytyrës. Edhe qentë kështu veprojnë.

Ajo çfarë ndryshon është se qentë nuk mund ta shohin të gjithë fytyrën tonë kur na kanë përballë. Kjo për shkak të turinjve të tyre më të dalë nga fytyra. Kjo nuk i lejon ata të shikojnë pjesën e poshtme të fytyrës tonë, duke përfshirë edhe buzët. Stanley Coren, Ph.D. F.R.S.C. hipotezoi se kjo mund të jetë një arsye përse ata e tundin kokën kur ne u flasim atyre; ata mundohen të na e shikojnë fytyrën më mirë në formë që të interpretojnë çfarë po flasim.

Provojeni eksperimentin e mëposhtëm; bëje grusht dorën dhe vëre te hunda si tregohet në figurë. Tani po e shikon botën njëlloj si një qen. Nëse shikon fytyrën e një personi do të vësh re se nuk e shikon të plotë atë. Tani përsëri me grushtin te hunda lëvize kokën në një anë dhe shiko fytyrën. Në këtë pozicion ti mund ta shikosh edhe pjesën e gojës.

Disa qen kanë fytyra të sheshta. Teknikisht thuhet se ata kanë kokë brachycephalike. Kjo përfshin qen si Pugs, Boston Terriers dhe Pekingese. Me një fytyrë më pak të zgjatur këta qen nuk duhet të kenë pengesë në vështrim, që do të thotë më pak tundje kokësh. Për ta vërtetuar këtë Stanley Coren kreu një pyetësor në internet.

Ai pyeti 582 online përreth qenve të tyre. 62% thanë që qentë e tyre e tundin kokën rregullisht kur u flitet.

Nga ana tjetër 52% e pronarëve me qen me fytyrë të sheshtë thanë që edhe qentë e tyre e tundin kokën. Nga ana tjetër, 71% e pronarëve me qen me fytyrë me turinj të gjerë thanë se ata e tundin kokën shumë shpesh.

52% është një numër i madh dhe kjo mund të ketë lidhje edhe më dëgjimin, ose ndoshta thjesht qentë duan të duken të këndshëm. Gjithsesi ky studim është një hap më shumë drejt gjetjes së përgjigjes, dhe së paku tani ka disa të dhëna.

Referenca:

  1. https://www.psychologytoday.com/blog/canine-corner/201312/why-do-some-dogs-tilt-their-heads-when-we-talk-them
  2. http://www.mnn.com/family/pets/stories/why-do-dogs-tilt-their-heads-when-we-speak
  3. http://www.iflscience.com/plants-and-animals/why-do-dogs-tilt-their-heads-when-we-talk-them
  4. http://iheartdogs.com/why-do-dogs-tilt-their-heads/
  5. http://www.aol.com/article/2015/11/05/heres-the-reason-dogs-tilt-their-heads-when-we-speak/21259445/
  1. /

Leave a Reply