Barriera gjaku-tru (barrierë hemato-encefalike) është një barrierë funksionale e cila siguron një kontroll më të rreptë të substancave apo joneve që kalojnë ne indin trunor.

Një komponentë strukturale më të rëndësishme të kesaj barriere është endoteli kapilar. Qelizat endoteliale të kapilarit janë të lidhura me njëra tjetrën me të ashtuquajturat “tight junctions”, formacione të cilat nuk lejojnë kalimin e molekulave apo joneve ndërmjet qelizave endoteliale. Gjithashtu karakteristike e këtyre qelizave është fakti qe kanë pak ose aspak të shprehur efektin e transcitozës. Një tjetër komponent i rëndësishëm i barrierës hemato-encefalike është shtresa e këmbës së podociteve astrocitare, e cila mbështjell laminën bazale të kapilareve. Barriera gjak-tru mbron indin trunor (neuronet dhe qelizat gliale) nga toksinat bakteriale, agjentet infeksiozë dhe nga agjente të tjerë ekzogjene, por gjithashtu ndikon qe të mbaje një përqendrim të caktuar dhe të qëndrueshëm të substancave dhe joneve qe janë në lëngun intersicial midis neuroneve, efekt shume i rëndësishëm për një funksionim normal të neuroneve.

Problem me funksionin normal të kësaj barriere qëndron atëherë kur ne kërkojmë të trajtojmë sëmundje të ndryshme të trurit dhe pikërisht funksioni I kesaj barriere pengon penetrimin e medikamenteve ne zonat e nevojshme. Aftësisht 95 % e medikamenteve të administruara në mënyra të ndryshme (tableta, injeksione, ngjitëse etj.) nuk japin asnjë efekt ne tru sepse nuk arrijnë të kalojnë dot barrierën.

Janë bere disa vite që shkencëtarë e studiues janë munduar që të gjejnë një mënyrë që të penetrojnë këtë barrierë, por pa shkaktuar efekte permanente në funksionin normal të saj.

Së fundmi duket se një grup studiuesish arriti që të gjejë një mënyrë ta tejkalojë këtë barrierë gjate një eksperimenti shumë interesant që ata ndërmorën. Ata injektuan në qarkullimin e gjakut të pacientit medikament kemoterapeutik dhe gjithashtu “flluska” mikroskopike, të cilat janë më të vogla se eritrocitet dhe mund të qarkullojnë lirshëm në rrymën e gjakut. Me ndihmën e rezonancën magnetike u identifikuan enët e gjakut që janë afër tumorit dhe me pas goditen në këtë zonë me vale ultratinguj duke destabilizuar mikro-flluskat që qarkullonin. Si pasojë e këtyre efekteve lidhja midis qelizave endoteliale të kapilareve zgjerohej gjë që mundësonte kalimin lirshëm të molekulave të barit kemoterapeutik. Me pas kjo mase tumorale u hoq me ane të kirurgjisë dhe do i nënshtrohet ekzaminimeve histopatologjike për të matur sasinë e medikamentit kemoterapeutik të akumuluar në ketë zone. Me pas kjo sasi do të krahasohet me sasie e barit qe është akumuluar në zonat e trurit të cilat nuk janë goditur me ultratinguj dhe do behet krahasimi sesa efektive ka qene kjo metode për të siguruar penetrimin e medikamenteve ne indin trunor.

Shumë nga medikamentet më të reja dhe më të fuqishme antitumorale nuk mund të përdoren për patologjitë malinje trunore sepse kjo barrierë nuk lejon kalimin e tyre.

Penetrimi I kesaj barrierë do të hapte një shteg të ri ne trajtimin ne mënyrë jo-invazive të patologjive të trurit.

Referencat:

  • http://www.sciencealert.com/scientists-have-breached-the-blood-brain-barrier-for-the-first-time-to-treat-a-brain-tumour?utm_source=Article&utm_medium=Website&utm_campaign=InArticleReadMore
  • http://www.popsci.com/bubbles-burst-blood-brain-barrier-beneficial-or-bad
  • Junquiera’s basic histology, Anthony L. Mescher, p.180
  • http://www.emf.ethz.ch/fileadmin/_processed_/csm_BBB_engl_47b4626ed6.gif