•     Departamenti i Shëndetësisë së  Kalifornisë publikoi këshilla për të minimizuar ekspozimin ndaj rrezatimit tëelularit.

  •     Rrezatimi nga pajisjet është i lidhur me kancerin dhe infertilitetin.

  •    Truri i fëmijëve në zhvillim mund të jetë veçanërisht i prekshëm.

  •   Rreziku i ekspozimit është më i lartë kur telefonat celularë kanë më pak sinjal shërbimi, po shkarkojnë ose gjate       transmetimit  të medias.

 

 

Departamenti i Shëndetësisë së Kalifornisë paralajmëroi se njerëzit duhet të mbajnë telefonat e tyre celularë disa metra larg tyre për të zvogëluar ekspozimin ndaj rrezatimit dhe rreziqet shëndetësore. Kalifornia publikoj udhëzime për zvogëlimin e ekspozimit ndaj rrezatimit të celularit, në bazë  të dëshmive thuhet se përdorimi i telefonit celular mund të lidhet me kancerin, vëmendjen, shëndetin mendor dhe çështjet e shëndetit riprodhues.  Telefonat celularë transmetojnë informacion duke përdorur sinjale radiofonike me frekuencë të ulët, të cilat mund të na ekspozojnë ndaj një  rrezatimi jo të shëndetshëm, sidomos kur transmetojmë ose shkarkojmë skedarë të mëdhenj. Kërkimi nuk ka qenë në gjendje të provojë përfundimisht se rrezatimi i telefonit celular është i rrezikshëm, por ne duhet te bëjmë kujdes veçanerisht për fëmijët.

Një njoftim ndërkombëtar paralajmëron qytetarët se duhet të bëjnë një distancë midis telefonave dhe trupave të tyre.Hulumtimet sugjerojnë se ekspozimi i shpeshtë dhe  i afërt me telefonat celularë mund të jetë e mjaftueshme për të na rrezikuar.                                                                                                                                                             "Mbajtja e një telefoni drejtpërdrejt në trup nuk ka qenë kurrë një ide e mirë", thotë Dr Devra Davis pjesë e stafit të  Shëndetit Mjedisor. Në fakt, vetë krijuesit e telefonave celularë duket se pajtohen. Apple, për shembull, përfshin një njoftim për 'ekspozimin ndaj RF(radiofrekuencë)' në cilësimet e iPhone.  Njoftimi shpjegon se  RF-at e  iPhone janë testuar  dhe janë  brenda standardeve amerikane të sigurisë. Në të. përfshihen,gjithashtu këshilla për reduktimin e ekspozimit :duke përdorur altoparlantin ose pajisje të tjera alternative.                                                                                                                                                        

"Shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm se ka një paralajmërim të qartë për ta mbajtur telefonin larg  trupit, dhe nuk po i menaxhojnë ekspozimet e fëmijëve të tyre në telefon, – thotë Dr. Davis .

Udhëzimi i Kalifornisë tregon se RF mund të depërtojë më lehtë në çështjen e trurit të fëmijëve sesa në atë të të rriturve. Ekspozimi mund të jetë gjithashtu më i dëmshëm dhe ka efekte më të qëndrueshme në zhvillimin e trurit. Studimet kanë treguar prova se ekspozimi i telefonit celular mund të shkaktojë tumore në tru ose në vesh, ku trupi është shpesh në kontakt me pajisjen. Megjithëse, kërkimet mbi efektet e RF te fëmijët, në mënyrë specifike, janë mjaft të pakta, shumë psikologë kanë paralajmëruar tashmë se përdorimi i telefonit celular mund të lidhet me vëmendjen më të ulët,në  shëndetin mendor dhe  gjumin tek  adoleshentët.                                                                                                                                            

Pak kohë më parë,  Franca ka ndaluar  telefonat celularë në  shkollat fillore dhe të mesme. Edhe pse qëllimi i ndalimit ishte kryesisht i lidhur me shëndetin mendor, ky vendim është mbështetur nga ekspertët e shqetësuar për ekspozimin ndaj rrezatimit. Gjithashtu kanë bërë një hulumtimi mbi efektet fizike të shëndetit ndaj  ekspozimit të celularit. 'Francezët i kanë testuar telefonat dhe  mënyrën si përdoren' – duke prekur trupin – dhe ekspozimi i RF i tejkalon standardet franceze nga katër herë më shumë:- thotë Dr. Davis.

Hulumtime të tjera kanë treguar lidhje të forta midis RF  dhe sasisë e cilësisë së spermës mashkullore.  Studimet në vende të shumta kanë treguar se meshkujt që mbajnë telefonin në xhepat e tyre për një kohë të gjatë kanë numër më të ulët të spermës , me shumicën e dëmeve",- thotë Dr. Davis. "Shumë njerëz mbajnë telefonat celular në xhepat e tyre për orë të tëra gjatë  ditës, sidomos në verë ku  ekspozimet  janë shumë më të mëdha".

Udhëzimet e Kalifornisë shpjegojnë  se ekspozimet më të rrezikshme ndodhin kur ka shumë energji  të RF, dhe këshillojnë se duhet të përdoren  kufje, të flemë me     telefonat  larg (jo nën jastëkë ose në tavolina të natës).  "Këshilla është e mirëseardhur edhe pse e  vonuar",- thotë Dr. Davis.

COPYCIGHT:  KY artikull është pronë e We Speak Science, institut  jo fitimprurës themeluar nga dy shkencëtaret shqipëtare  Dr. Detina Zalli ( Harvart University)  dhe Dr. Argita Zalli (Imperial College London).Artikulli është përkthyer dhe përshtatur nga Dalina Perzefi.

 

REFERENCAT: http://www.dailymail.co.uk/health/article-5184029/Stop-sleeping-cell-phone-California-warns.html