Mjekët pediatër duhet te masin indeksin e masës trupore duke filluar në moshën 6 mujore, sugjerojnë  kërkuesit.

12966057_1196166103728450_2118922103_n

Obeziteti është një gjëndje mjekësore, në të cilën indi dhjamor i tepërt është akumuluar në një masë e cila ka efekte negative në shëndet. Njerëzit përgjithësisht konsiderohen obezë kur indeksi i masës së tyre trupore (BMI), një matje që përftohet duke pjestuar peshën trupore të një personi me katrorin e gjatësisë së tyre, është më e madhe se 30 kg/m2, ndërsa me  intervalin 25-30 kg/m2 përcaktohet si mbipeshë.

Obeziteti tek fëmijët është një çështje shqetësuese dhe një epidemi që po përfshin të gjithë globin. Aktualisht, në të gjithë botën numërohen 41 milion fëmijë nën moshën 5 vjeç, të cilët janë obezë ose me mbipeshë dhe ky numër është rritur me 10 milion që nga viti 1990.

Nuk ka një shkak të vetëm përgjegjës për obezitetin te fëmijët dhe faktorët kontribues përfshijnë gjithcka, nga gjenetika dhe zakonet gjatë shtatëzanisë, te të ardhurat e familjes dhe numrin e orëve që një fëmijë shpenzon përpara televizorit. Efektet e kësaj sëmundjeje në shëndet dhe mirëqënie kanë pasoja afatgjatë dhe afatshkurtëra.

Pasojat  e menjëhershme:

  • Të rijntë obezë janë më të predispozuar për të pasur faktorë risku për sëmundjet kardiovaskulare, si psh nivel i lartë i kolesterolit dhe nivel i lartë i presionit të gjakut. Në një kampion populate, me pjesmarrës të moshës 5-17 vjeç, 70% e të rijnve obezë kishin të paktën një faktor risku për sëmundjet kardiovaskulare.
  • Adoleshentët obezë janë më të predispozuar për të pasur prediabet, një gjëndje në të cilën niveli i lartë i sheqerit në  gjak tregon për një rrezik të lartë për zhvillimin e diabetit.

Efektet afatgjata:

  • Fëmijët dhe adoleshentët të cilët janë obezë janë të predispozuar të jenë obezë në moshën e rritur dhe kanë një risk më të lartë për problemet e moshës së rritur si sëmundjet e zemrës, diabeti i tipit të dytë, sulmet, tipe të ndryshme kanceri dhe osteoartrit.

Mjaft interesant është fakti që, në një studim të kryer nga Shkolla Londineze për Higjenën dhe Mjekësinë Tropikale, kërkuesit zbuluan se 31% e prindërve janë të paaftë për të përcaktuar në mënyrë të saktë peshën e fëmijëve të tyre. Kështu nëse prindërit janë të paaftë për të treguar  kur fëmijët etyre janë mbipeshë, një zgjidhje e mundshme për të reduktuar shkallën e obezitetit ne fëmijë është përmirësimi i testimit në klinikat dhe zyrat e doktorit.

Sipas një studimi të ri, të prezantuar me 1 prill në takimin vjetor të Shoqërisë së Endokrinologëve në Boston, matja e indeksit të masës trupore (BMI) në fëmijët e moshës 6 muajsh mund të identifikojë fëmijët që kanë gjasa për të qënë obez në periudhën e hershme të jetës.

Kërkuesja e studimit Dr.Allison Smego, nga qëndra spitalore mjekësore Cincinnati Children dhe kolegët e saj, kërkuan në të dhënat e 783 fëmijëve me obezitet të formës së lehtë dhe 480 fëmijë me obezitet të formës së rëndë që ishin midis moshës 2 dhe 6 vjeçare.

Bazuar në të dhënat e rritjes dhe shëndetit të fëmijëve, kërkuesit gjetën se trajektoret e BMI diferencoheshin midis atyre që ishin me një obezitet të rëndë në moshën 6 vjeçare dhe atyre që kishin një peshë normale herët, në moshën 4 muajshe.

Fëmijët, BMI e të cilëve ishte më sipër se 85%, u gjetën që të kishin 3 herë më shumë risk për të zhvilluar obezitet të rëndë në moshën 6 vjeçare. Kërkuesit thanë që një BMI 85% ose më e madhe se 85% kur fëmija është 6,12 ose 18 muajsh, parashikon në mënyrë të bindshme gjasat për të zhvilluar obezitet te ashpër në fëmijëri.

Ata thanë që edhepse nuk është e rekomanduar matja e BMI ne fëmijët nën moshën 2 vjeç, ata besojnë që duhet të matet sepse mund të ndihmojë fëmijët që janë në risk për obezitet me vonë.

Mjekët pediatër mund të identifikojnë foshnjat në rrezik të lartë me BMI sipër 85% dhe të fokusohen në edukim dhe këshillim të mëtejshëm drejt një stili jete të shëndetshme në familjet e këtyre fëmijëve.

Referencat:

 

Linku i imazhit:

http://www.i4u.com/2016/04/108100/baby-s-bmi-may-predict-early-childhood-obesity