“Në shëndet dhe në sëmundje!”

Ju mund ta keni kaluar lehtësisht dhe pa e menduar gjatë frazën “në shëndet dhe në sëmundje” të betimeve të martesës tuaj, por ja tek del në pah një zbulim i ri që e bën këtë betim shumë kuptimplotë.

Mendimi i kalimit të jetës me njeriun që doni është i mjaftueshëm për ta bërë martesën tërheqëse, por kërkimet e publikuara tek Cancer zbuluan se të lidhësh jetën me dikë që do mundet gjithashtu të shërbejë si një mburojë kundër kancerit.

Shumë studime të mëparshme kanë gjetur lidhje mes marteses së suksesshme dhe jetëgjatësisë, shëndetit të mirë të zemrës dhe atij mendor, por studiuesit të udhëhequr nga Dr. Scarlett Lin Gomez dhe Maria Elena Martinez kishin qëllim të kuptonin më shumë rreth efekteve që të qenit i martuar ka në ecurinë e kancerit dhe si ndikohet kjo lidhje nga statusi social-ekonomik, raca/etniteti dhe vendi i lindjes.

Për të realizuar këtë studim, janë mbledhur dhe analizuar të dhënat e afërsisht 800,000 të rriturve në Kaliforni, të cilët ishin diagnostikuar me kancer invaziv nga viti 2000 në 2009 dhe janë ndjekur gjatë vitit 2012. Ato gjithashtu vlerësuan rolin që burimet ekonomike luajtën në këtë lidhje të bërë. Të dhënat treguan se pacientët e pamartuar kishin një shkallë më të lartë vdekshmërie se pacientët e martuar. Shkalla e vdekshmërisë tek pacientët meshkuj të pamartuar ishte 27% më e lartë se tek ato që ishin të martuar. Për pacientet femra të pamartuara, shkalla e vdekshmërisë ishte 19% më e lartë.

Autorja e studimit Gomez, shkencëtare pranë Cancer Prevention Institute (Instituti i Parandalimit të Kancerit) në Kaliforni tha për CBS News: “Përfundimet që u nxorrën ishin faktikishit tërësisht të dallueshme.Ato janë të krahasueshme me disa nga faktorët më shumë klinikë, të cilët shpesh i shohim që shoqërohen me prognozën e kancerit, si faza e sëmundjes dhe lloji i caktuar i trajtimit.”

Studiuesit kanë zbuluar gjithashtu se efektet pozitive të martesës në ecurinë e kancerit ndryshojnë në varësi të grupeve racore/etnike. Për shembull, mes meshkujve dhe femrave, të bardhët përfitonin më shumë nga martesa, ndërsa latinët dhe banorët e ishujve të oqeanit Paqësor në pjesën aziatike përfitonin më pak. Të dhënat njëkohësisht treguan se pacientët e prekur nga kanceri, që ishin latinë dhe banorë të ishujve të Oqeanit Paqësor në pjesën aziatike, të lindur në U.S kishin një përfitim shumë më të madh se ato që kishin lindur jashtë vendit.

Megjithëse studiuesit nuk janë të sigurt çfarë arsyesh qëndrojnë pas kësaj lidhjeje, ato mund të thonë se këto motive kanë pak të bëjnë me faktin se pacientët e martuar, që kanë kancer posedojnë më shumë burime ekonomike se ato të pamartuarit, si për shembull sigurimet shëndetësore private ose adresat më të qëndrueshme. Në vend të kësaj, studiuesit citojnë sigurinë e madhe emocionale si arsyen më të mundshme që pacientët e sëmure me kancer, që janë të martuar e përballojnë më mirë sëmundjen. Gomez shpjegoi për Reuters: “Duket se faktori më i madh kontribues është mbështetja e madhe sociale dhe izolimi i pakët social mes pacientëve të martuar.”

Studiuesit në Harvard dhe UCLA kanë identifikuar nivele të ngjashme mbijetese në pacientët e martuar, që kanë kancer të fshikëzës së urinës, një sëmundje që prek kryesisht meshkujt. Ndonëse shumë studime të mëparshme kanë vlerësuar përfitimet shëndetësore që vijnë nga të qënit i martuar, studiuesit shprehen se ky studim është unik në mënyrën se si shqyrton nëse siguria financiare më e lartë, që lidhet me martesën mund të konsiderohet si arsye e niveleve më të larta të mbijetesës, që gëzojnë pacientët e martuar, të cilët janë të sëmurë me kancer.

Ndonëse studimi nuk del në përfundimin se të qënit i sëmurë më kancer sjell vdekjen tek pacientët që janë të pamartuar, ai tregon se ato mund të përfitojnë në mënyrë të konsiderueshme nëse kanë shoqeri, që u mundëson mbështetje fizike dhe emocionale. Megjithatë, më shumë studime janë të nevojshme për të kuptuar arsyet që qëndrojnë pas lidhjes pozitive mes martesës dhe ecurisë së kancerit, në mënyrë që pacientëve të pamartuar tu ofrohen ndërhyrje të ngjashme, të cilat rrisin mundësinë për mbijetesë.

Pa dyshim mund të themi se lidhja martesore mund të jetë një medikament i fuqishëm kundër kancerit!

Referencat :
1. https://www.sciencedaily.com/releases/2016/04/160411101111.htm
2. https://health.ucsd.edu/news/releases/Pages/2016-04-10-marriage-race-birthplace-and-cancer-survivorship.aspx
3. http://www.medicaldaily.com/getting-married-cancer-patients-place-birth-381560
4. http://www.health.harvard.edu/newsletter_article/marriage-and-mens-health
5. http://articles.latimes.com/2013/sep/24/science/la-sci-sn-cancer-survival-marriage-single-20130924
6. http://www.cbsnews.com/news/marriage-may-help-fight-cancer/