A keni dëgjuar ndonjëherë që  një dentist të  rekomandojë  çokollatën?

• E njihni  "super" çokollatën?

• Arsyet kryesore përse kjo  çokollatë ndryshon nga çokollatat e tjera është për shkak të  përbërjes së saj.

 

A keni dëgjuar ndonjëherë që  një dentist të  rekomandojë  çokollatën? Po, e di që kjo tingëllon e pabesueshme, por pas leximit të këtij artikulli nuk do të tingëllojë aq e çuditshme. Në  fëmijëri, të gjithëve na është thënë se ushqimet tona të preferuara si, karamele dhe çokollata janë të këqija për dhëmbët tanë dhe konsumi i tepërt i tyre shoqërohet me shëndetin e keq oral, dhe një vizitë të dhimbshme  tek dentisti. Nese mund të jetë e vërtetë për karamelet nuk është më e vërtetë për çokollatën.                                                       

 Por prit! Para se të shkoni të blini Snickers, lexoni të gjithë artikullin dhe pastaj mendoni dy herë për çokollatën që dëshironi të konsumoni! Ne konsumojmë lloje të ndryshme të çokollatës: çokollatë me qumësht, çokollatë e zezë, çokollatë e bardhë. Çokollata që sot konsiderohet si e padëmshme është çokollata e zezë.

Arsyet kryesore pse kjo  çokollatë ndryshon nga llojet e tjera të çokollatave është për shkak të përbërësve të saj. Çokollata e errët përmban polifenolë, që zvogëlojnë bakteret orale, flavonoidet, të cilat kanë treguar se ngadalësojnë prishjen e dhëmbëve, lloje të ndryshme të antioksidantëve, taninave, që ndalojnë bakteret nga fërkimi i dhëmbëve,  dhe gjëja më e rëndësishme është ajo  më e afërta me CBH (lëvore e kakaos), i cili ndihmon në ngurtësimin e dhëmbëve. Meqë çokollata e errët përban së paku 70% kakao, shkencëtarët thonë se theobromine e  gjetur në kakao është edhe më mirë se vetë fluoride në mbrojtjen e dhëmbëve kundër baktereve dhe eleminimin e acideve. Hulumtuesit parashikojnë që CBH e  gjetur në çokollatë në vitet e ardhshme do të përdoret si gargarë dhe pastë dhëmbësh.

Pra, herën tjetër kur të zgjidhni çokollatën le të jetë çokollatë e zezë e përbërë nga 70% ose më shumë kakao dhe  përpiqu  të heqësh  dorë nga llojet e tjera të çokollatave.

Ju bëftë mirë, juve te dashuruarit pas çokollates!

 

COPYRIGHT: Ky artikull është pronë e We Speak Science, institutit jo fitimprurës themeluar nga dy shkencëtaret shqipëtare Dr. Detina Zalli (Harvard University) dhe Dr. Argita Zalli (Imperial College London). Artikulli është shkruar nga Dardana Xhemaili ( Fakulteti i Stomatologjisë Universiteti i Mjekësisë, Tiranë)

REFERENCAT:

·      http://swords-dental.ie/is-chocolate-bad-for-your-teeth/

·      https://1stfamilydental.com/is-chocolate-bad-for-your-teeth/

·      https://askthedentist.com/chocolate-good-for-teeth/

·      http://www.netdoctor.co.uk/beauty/dental/a28025/is-chocolate-bad-for-your-teeth/

·      http://www.redmonddentalgroup.com/blog/2015/07/is-dark-chocolate-good-for-your-teeth