laura2-300x190 A jeni të stresuar përpara një aplikimi për një vend pune? Apo ndoshta jeni në stresin e tmerrshëm para një provimi? Ju ka ndodhur të shkruani për një kohë të gjatë dhe ju doni të relaksoni gishtat tuaj të lodhur? – Kercitja e gishtave është veprimi më i zakonshëm gjatë situatave të tilla. Gjithkush e ka bërë këtë proces të paktën një herë në jetën e tij. Shkenca e "kërcitjes së gishtave" ka tërhequr gjithnjë vëmendjen e shumë shkencëtarëve, dhe tani është e njohur se çfarë e shkakton zhurmen kërcitëse .

Shkencëtarët në Universitetin e Alberta përdorën video të rezonancës magnetike për të përcaktuar se çfarë ndodh brenda artikulacioneve të gishtit; më saktë, se çfarë e shkakton zhurmen karakteristike të tingujve që dëgjohen kur përplasim gishtat.

Studimi, i quajtur "Tërhiq gishtin tim" është bazuar në vendosjen e gishtit të dikujt në një tub të lidhur me një kabull, i cili ngadalë tërhiqte dorën e bëre grusht të tij derisa artikulacioni kërciste. Video-ja e rezonnces magnetike regjistronte rezultatet në kohë reale.

Çdo herë që përsërisnin eksperimentin, ata gjetën se tingulli ishte i lidhur me krijimin e shpejtë të një gazi që mbushte zgavrën, brenda ku lëngjet e lubrifikimit rrethonin artikulacionin. Me fjalë të tjera, zhurma e kërcitjes së gishtave vjen nga flluska të gazit që janë formuar kur kockat shtriqen nga njëra-tjetra.

“Është njësoj si formimi i një vakumi,” shpjegon drejtuesi i studimit Kawchuk. “Siç sipërfaqet e artikulaconeve papritmas ndahen, nuk ka më fluide në dispozicion për të plotësuar vëllimin në rritje të artikulacioneve, kështu që krijohet një zgavër dhe kjo ngjarje lidhet me krijimin e tingujve.” Pra, e vërteta është kur ju jeni kërcitur gishat tuaja, në të vërtetë ju nuk jeni duke kërcitur asgjë. Sipas Kawchuk, aftësia për të kërcitur gishtat tuaja mund të jetë e lidhur me shëndetin e artikulacioneve.

Ky studim është shumë i rëndësishëm, jo vetëm për shkak se mund të ketë implikime për artikulacione të tjera në trup, por ai gjithashtu mund të përdoret për të zbuluar problemet e artikulacioneve, përpara se simptomat të fillojnë.

Edhe pse kërcitja e gishtave duket se nuk është e dëmshme, ajo vazhdon të mbetet një zakon i bezdisshëm për shumë njerëz. Epo mirë, le të jetë e besdisshme. Të paktën s’është e dëmshme!

 

Referencat:

http://www.sciencedaily.com/releases/2015/04/150415155320.htm

http://www.iflscience.com/health-and-medicine/scientists-finally-figure-out-what-happens-when-you-crack-your-knuckles

http://health.howstuffworks.com/human-body/systems/musculoskeletal/question437.htm

Leave a Reply