Shkencëtaret në Toronto kanë identifikuar molekula të reja të cilat i shkatërrojnë vetëm qelizat kanceroze, duke i kursyer kështu qelizat e shëndosha nga terapia.

Hulumtuesit poashtu arritën te sqarojnë se çfarë ndodhë në momentin kur qelizat bëhen kanceroze .

Terapitë e deritanishme kundër kancerit për fat të keq i shkatërrojnë edhe qelizat kancebaroze edhe ato të shëndosha .

Qing Bin Lu profesor në Universitetin Water Loo ka nisur te përdor një metodë të re për terapi përmes përdorimit të molekulës së Halogjenëve me bazë jo platinike(pra si bazë kanë metalet përveç platinit) që i shkatërrojnë vetëm qelizat kanceroze pa i prekur ato të shëndosha, që dallojnë nga ato platinike .

Spektroskopia laserike përdoret për të studiuar reaksionet kimike në nivelin molekular .

Kjo metodë laserike regjistron ca imazhe të veprimit të barit gjatë se cilës pëson ndryshime në strukture kohë pas kohe.

Profesori Lu arriti të integroj laserin ultra të shpejt në biologjinë molekulare dhe atë qelizore .

Ai përdori metoda dhe pajisje për të kuptuar mekanizmin molekular te kancerit prej momentit kur dëmtohet ADN-ja e qelizës.

Profesor Lu përdori këtë metodë për të kuptuar kimioterapinë dhe radioterapinë e cila aplikohet gjatë terapive kundër kancerit.

“Ne e dimë se dëmtimi i ADN është i pare. Me një qasje te re ne mund te shikojmë prapa se çfarë ndodhë radhazi me ADN kur dëmtohet, mutacioni dhe me pas kanceri”, thotë profesori Lu.

Janë raste të rralla kur zbulohen molekula kundër kancerit që shkatërrojnë vetëm qelizat tumorike, pa i prekur ato të shëndosha

Profesori Lu tanimë ka aplikuar për patentim dhe pret fillimin e provave klinike edhe në njerëz.

Femtomedicine

Referencat:

  • http://kickerdaily.com/scientists-discover-new-molecules-that-kill-cancer-cells-while-protecting-healthy-ones/
  • http://www.elsevier.com/about/press-releases/research-and-journals/scientists-discover-new-molecules-that-kill-cancer-cells-and-protect-healthy-cells
  • http://www.sciencenewsline.com/articles/2015051321150092.html
  • http://www.upi.com/Health_News/2015/05/13/New-class-of-molecules-kills-cancer-cells-saves-healthy-ones/4971431526610/
  • http://www.therecord.com/news-story/5616807-waterloo-researcher-discovers-promising-cancer-treatment/

Leave a Reply