A të bën më të zgjuar ajo çfarë ha? Po edhe jo. E ndërsa një dietë e balancuar nuk do t’ju shndërroj në një super kampion, së paku do t’ju rrisë mprehtësinë e mendimit. Sa të mprehtë ndiheni kur hani fast food apo një petull të mbushur plot me krem? A e dini se rruga drejt “Komës Ushqimore” është e shtruar me mungesë kalorish.

Truri juaj punon më mirë, vetëm nëse arrin të furnizohet me fibra, proteina, vitamina dhe antioksidantë të shëndetshëm. Nëse edhe ti do ta përforcosh fuqinë e trurit tënd, atëherë konsumo këto ushqime..

  1. Avokado

Avokadot i shtojnë fuqi trurit. Shkencëtarët kanë treguar që niveli i lartë i acideve yndyrorë të monosaturuar i mban qelizat nervore të shëndetshme. Avokadot përmbajnë gjithashtu 20 vitamina te ndryshme, kalium që ndihmon në mbajtjen në kontroll të presionit si dhe lutein, që mbron sytë..

avokado

  1. Boronicat

Boronicat janë shumë të pasura me fibra dhe nga ana e glikemisë janë të sigurta edhe për diabetikët sepse nuk e rrisin nivelin e sheqerit në gjak. Boronicat janë përfundimisht ushqimi më i mirë i mundshëm për trurin: ato mund të përmirësojnë aftësinë për të mësuar, të rrisin aftësitë motorike, kanë lidhje me uljen e rrezikut për Alzheimer, si dhe janë ushqimi më anti-stres që mund të hash.

Ndihmë: shmangini ato të thatat apo të sheqerosura.

Blueberries.

  1. Salmoni

Acidet yndyrore Omega-3 janë esenciale për trupin tuaj. Ata përmirësojnë aftësitë e njohjes si dhe gjendjen e alertit, reduktojnë rrezikun për të zhvilluar sëmundje neuro-degjenerative, përmirësojnë memorien, rrisin humorin, dhe reduktojnë depresionin, ankthin dhe hiperaktivitetin.

Salmon

  1. Frutat e thata

Frutat e thata përmbajnë një numër të lartë proteinash, fibrash si dhe yndyra të shëndetshme. Ato kanë shumë vitaminën E, për të cilën studimet kanë treguar që mbron nga disa sëmundje nervore të lidhura me moshën. Shumë fruta të thata kanë edhe acide yndyrore Omega-3.

Nga frutat e thata do të veçonim arrat, të cilat në veçanti e fuqizojnë produktivitetin tuaj. Përveç vitaminës E dhe acideve yndyrorë Omega-3, ato kanë gjithashtu vitaminën B6.

dritherat

  1. Farat

Provoni farat e lulediellit apo ato të susamit. Ato përmbajnë shumë proteina, yndyra të shëndetshme si dhe vitaminën E, një antioksidantë i fuqishëm.

  1. Kafja

Kafja juaj e mëngjesit bën diçka më shumë sesa thjesht ju zgjon – ajo edhe fuqizon trurin tuaj. Kërkimet kanë treguar se kafja përmirëson memorien si dhe përshpejton reaksionet që ndodhin në korteksin prefrontal. Një konsumim i gjatë në kohë i kafes është lidhur me rrezik të ulët për zhvillimin e sëmundjes Alzheimer, si dhe sëmundjeve të tjera që prekin memorien. Pra shijojeni filxhanin tuaj të lumturisë çdo mëngjes duke ditur se ju bën mirë edhe për trurin.

  1. Tërshëra

Tërshëra është plot me fibra, proteina e ka madje edhe Omega-3. Është një ushqim i shkëlqyer për mëngjes sepse do ju mbaj plot me energji gjatë ditës.

  1. Fasulet

Fasulet janë një përzierje perfekte e karbohidrateve dhe proteinave. Ato treten ngadalë duke lejuar stabilizimin e nivelit të glukozës dhe vonojnë shfaqjen e lodhjes.. 

Beans

  1. Çaji

Është i pasur me antioksidantë. Megjithatë mos harroni që ka kafeinë, pra jo më shumë se 2-3 gota në ditë.

  1. Çokollata

Çokollata rrit furnizimin e trurit me gjak duke i dhënë atij më shumë energji për punë. Është e ngopur me antioksidantë dhe ka pikërisht aq sa duhet kafeinë. Çokollata e rrit serotoninës shumë shpejt, duke ju bërë të lumtur menjëherë. Çokollata e zezë ka edhe fibra.

Ndihmë: shko drejt çokollatës super fondente, organike, dhe jo asaj të proceduar me qumësht.

  1. Spinaqi, brokoli e gjithçka tjetër me gjethe jeshile.

Emri tjetër i tyre është “superfuqi ushqyese”. Studimet kanë treguar që spinaqi dhe brokoli mbrojnë nga problemet nervore të lidhura me moshën. Ato janë gjithashtu të pasura me hekur, ky i nevojshëm për transportin e oksigjenit nëpër inde.spinaqi

  1. Vezët

Janë një burim i morë i klorinës, substancë që forcon memorien dhe fuqinë e trurit. Edhe seleniumi që gjendet ne vezë ndihmon në përmirësimin e humorit.

Referenats:

  1. http://www.alternet.org/story/141963/20_foods_that_make_you_smarter
  2. http://www.lifehack.org/articles/lifestyle/10-healthy-foods-that-make-you-smarter.html
  3. http://www.bodyandsoul.com.au/nutrition/nutrition+tips/galleries/10+foods+to+make+you+smarter,19431?p=9
  4. http://www.businessinsider.com/brain-foods-to-make-you-smarter-2015-6
  5. http://blog.themodelstage.com/5-diet-foods-to-include-in-your-diet-program/