Nëse janë të drejtë, kaçurrelë ose me onde, forma e flokut ndryshon nga individi në individ. Por çfarë është biologjia e flokut?                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                        Duke qenë një material biologjikisht i vdekur, forma e tij ndryshon nga faktorë të ndryshëm, kryesisht gjenetikë. Flokët kanë disa funksione biologjike. Një fije floku është e përbërë nga dy komponentë kryesore: boshti dhe gjëndra e flokëve ose folikuli.   Folikuli i flokëve është një strukturë komplekse, e vendosur thellë brenda lëkurës suaj. Me fjalë të thjeshta, ju mund të thoni se një gjëndër është organi përgjegjës për prodhimin e flokëve.  Folikuli i flokut ndikon drejtpërdrejt në formën dhe cilësinë e flokut që prodhon. Forma e çdo gjëndje të flokëve mendohet të përcaktohet gjatë zhvillimit të embrionit (Yella Hewings-Martin, Ph.D., 2017). Mënyra si qelizat ndahen dhe prodhojnë proteina të caktuara në flokë të dredhur është asimetrike dhe lidhet me perkulje në folikulin e lakuar. Kjo rezulton në një fije floku që ka një formë eliptike, e cila lejon që ajo të rrokulliset. Faktorët gjenetikë duket se luajnë një rol të madh në përcaktimin e strukturës dhe trashësisë së flokëve tek njerëzit me prejardhje të ndryshme etnike. Deri më tani drejtuesi kryesor që është identifikuar është një gjen që prodhon një proteinë të quajtur trichohyalin (TCHH), e cila forcon flokët në rritje. Gjeni TCHH përmban variante të ndryshme të quajtura polimorfizmat e vogla bërthamore, të cilat lidhen me forma të ndryshme të flokëve tek njerëzit anembanë globit (Yella Hewings-Martin, Ph.D., 2017). Për shembull, në individë të Azisë Lindore, variacionet në gjenin për receptorin EDAR janë të lidhura me flokë të drejtë, të trashë. Natyra e folikulit ndikon drejtpërdrejt në lakimin e fijeve të flokëve.. Nëse folikulat janë simetrike, flokët rriten të drejtë, ndërsa në qoftë se folikulat janë asimetrike, ato prodhojnë flokë ovale që tentojnë të rriten (Science Abc, 2017).

Hormonet, medikamente të caktuara dhe kimikate të tilla si zbutësit e flokëve mund të ndryshojnë karakteristikat e flokëve të një personi (Biblioteka Kombëtare e Mjekësisë e SHBA). Cilësia dhe trashësia e flokëve mund të ndryshojë edhe me moshën. 

 

COPYRIGHT: Ky artikull është pronë e We Speak Science, institutit jo fitimprurës themeluar nga dy shkencëtaret shqipëtare Dr. Detina Zalli (Harvard University) dhe Dr. Argita Zalli (Imperial College London). Artikulli është shkruar nga Elona Xhemaili ( Universiteti i Tetovës, Master i Shkencave Farmaceutike, Maqedoni)

 

REFERENCES: