social media

 

 

 

 

 

 

Imazhi tregon Facebook-un, i adoptuar nga: http://www.sciencedaily.com/releases/2015/04/15

Mediat sociale janë një ndihmesë shumë e madhe për të mbajtur kontakt me familjen dhe shoqërinë. Ato poashtu janë një mënyrë e shkëlqyerë për të qëndruar në hap me kohën si dhe tu informuar në fusha të ndryshme. Facebook llogaritet si media sociale më e madhe në botë, pasi që përdoret më së shumti anëmbanë botës.  Ka shume cilësi pozitive, por shpenzimi i shumtë i kohës në të mund të jetë shumë i dëmshëm. Në fakt, shumë studime janë bërë për të vlerësuar efektet anësore të Facebook-ut në gjendjen emocionale të njerëzëve. Një nga fushat më të studiuara është depresioni. Shumë psikologë thonë që Facebook-u shpie në ndjenja negative dhe të palumturisë në njerëz që tashmë luftojnë me depresionin.

Psikologia, Stephanie Mihalas, thotë që duke u përfshirë shumë në mediat sociale ne mund të krijojmë një rreth vicioz negativ, rol kryesor në të cilin luajmë vetë ne. Duke eksploruar nëpër faqet e Facebook-ut njerëzit harxhojnë shumë kohë kualitative të cilën ata mund t’a shpenzojnë duke bërë diçka që atyre u ofron gjendje emocionale më të shëndëtëshme, siç mund të jetë sporti, dalja me shokë e shoqe si dhe gjëra të tjera shumë më produktive.    

Një psikologe tjetër ka bërë një studim më të thuktë në lidhje me mediat sociale. Mai-Ly Steers, hulumtuese në Universitetin e Houston-it, që është poashtu edhe kandidate për doktoraturë në psikologjinë sociale, ka studiuar efektet e kohës së shpenzuar në Facebook si dhe krahasimin shoqërorë. Ajo pohon që sasia e kohës së shpenzuar në Facebook dhe krahasimi shoqërorë kanë lidhshmëri me depresionin. Steers konkludoi që Facebook-u jo me çdo kusht shkakton depression, por koha e shumtë në Facebook si dhe krahasimi i jetës personale me jetën e dikujt tjetër i përkeqëson ndjenjat depresive.

Problemi qëndron që në Facebook shumica postojnë vetëm momentet dhe gjërat e mira të jetës, duke i lënë anash ato të pakëndshmet. Ky realitet virtual  i përkeqëson ndjenjat depresive, duke n’a lënë të mendojmë që vetëm ne nuk kemi fat të mirë dhe kështu ndihemi keq me jetën tonë.  Steers thotë që njerëzit të cilët janë emocionalisht jo stabil dhe ato që kanë vështirësi mund të jenë më shumë të ndjeshëm ndaj simptomeve depressive për shkak të krahasimit shoqërorë. Në veçanti njerëzit që veç më vuajnë nga depresioni ngelen duke u ndjerë në vetmi, të paatë kunddrejtë sfidave dhe mund të kalojnë në izolim shoqërorë.

Qëllimi i Steers është që t’ua bëjë njerëzëve me dije këto pasoja. Ajo dëshiron t’iu ndihmojë njerëzëve që ato t’a kuptojnë që mediat sociale ndonjëherë mund të n’a lënë me ndjenja pesimizmi dhe paaftësie. Ajo planifikon t’a vazdojë studimin e saj në mënyrë që t’I vetëdijsojë njerëzit t’i pakësojnë orët e shpenzuara në Facebook dhe mediat tjera sociale.

Për t’a rrumbullaksuar këtë që u tha, ne dimë që përdorimi i mediave sociale stimulon emocione të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe pikëllimin dhe në rastet më të rënda edhe ato depresive. Emocionet vërshojnë në mënyre të pakontrolluar, qoftë si pasojë e krahasimit të vetëdijes apo nënvetëdijes sonë me jetën e të tjerëve. Duke qenë të vetëdijshëm që shpenzojmë shumë kohë në mediat sociale dhe për efektet e tyre negative ne duhet t’a kontrollojmë sjelljen tonë kundrejtë tyre. Duke u munduar që të jemi sa më shumë të ndërgjegjshëm dhe duke mos i reflektuar ndodhitë personalisht ne mund të mbrohemi më së miri ndaj këtyre efekteve.

Referencat:

  1. http://www.sciencedaily.com/releases/2015/04/150406144600.htm
  2. http://www.everydayhealth.com/health-report/major-depression-resource-center/depression-social-media.aspx
  3. http://health.howstuffworks.com/mental-health/depression/questions/social-media-depression.htm

 

 

Leave a Reply