Kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë, pas kancerëve të lëkurës, tek femrat. Llojet më të shpeshta të tumoreve të gjirit janë carcinoma duktale, por kanceri i gjirit mund të lindë është në inde të tjerë të butë të gjëndrës mame.

Kanceri i gjirit ndodh rrallë tek femrat nën 25 vjeç, por inçidencë e tij rritet në mënyrë të konsiderueshme pas moshës 30 vjeç.

 

Blood test that can predict relapse of breast cancer

 

Faktorët e riskut madhore për kancerin e gjirit përfshijnë:

Mutacionet gjenetike, familjare të rendit të parë me kancer gjiri, përkatësia racial, mosha, ekspozimi ndaj estrogjenit etj.

Çdo vit janë rreth 230 raste të reja me kancer gjiri te meshkujt dhe 230’000 raste te reja tek femrat në SHBA.

Në 2012 numëroheshin 2’975’314 gra që jetonin me kancer gjiri në SHBA.

Përgjithësisht referohet se, nëse kanceri gjendet dhe është i limituar vetëm ne atë pjese të trupit ku ka lindur quhet i lokalizuar (stadi 1). Nëse ka migruar edhe ne pjese te tjera te trupit është distant ose regjional.

Sa me shpejt në kohë kanceri i gjirit diagnostikohet dhe fillon trajtimin aq më të larta janë mundësitë e mbijetesës 5 vjeçare. Mbijetesa 5 vjeçare e kancerit te gjirit i diagnostikuar në faza të hershme është 98.6%.

Një nga problemet me madhore me kancerin e gjirit është fakti që mund të bëjë rikthim, duke e rivendosur në të njëjtin rrezik për jetën e pacientit.

Studimet e fundit sugjerojnë që një analize e thjeshtë gjaku mund të përcaktojë mundësitë që te një pacient të rikthehet përsëri kanceri i gjirit, pra të bëjë relaps.

Në këtë studim shkencëtarët morën mostra të tumorit dhe gjaku nga 55 paciente që ishin diagnostikuar me kancer gjiri në faza te hershme (early stages). Të gjitha këto paciente i ishin nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale dhe kimioterapisë.

Teknika që u përdor në këtë eksperiment u quajt “përndjekje e mutacionit”. Kjo teknike dallon AND tumorale e cila është shpërndarë në gjakun periferik nga masa tumorale.

Analizat e gjakut janë përsëritur çdo 6 muaj për 2 vite me radhë. Në rrjedhën e 2 viteve, 15 gra pësuan relaps, 12 nga te cilat ishin parashikuar që do u përsëritej kanceri nëpërmjet këtyre analizave. Ky lloj test sinjalizoi për rikthimin e tumorit muaj përpara se masa tumorale të ishte e dukshme në radiologjinë konvencionale.

Karakteristika më e favorshme e kësaj analize është fakti që parashikon kohë përpara rikthimin e tumorit, gjë që i fal kohë pacientëve dhe mjekëve për të hartuar skeme me efikase trajtimi.

Këto studime japin një tablo më të qartë të mënyrës sesi tumori funksionon, duke dhënë shpresë që një ditë do kemi një trajtim efikas për pacientët.

REFERENCAT :

  • http://www.cancer.gov/types/breast
  • http://seer.cancer.gov/statfacts/html/breast.html
  • http://www.iflscience.com/health-and-medicine/blood-test-may-predict-risk-breast-cancer-relapse-months-ahead
  • http://articles.chicagotribune.com/2011-11-21/a-z/sc-health-1123-bloodwork-20111121_1_labs-range-glucose
  • http://www.wisegeek.org/what-do-breast-cancer-lumps-feel-like.htm

Leave a Reply