Në ditët e sotme ekzistojnë një shumëllojshmëri pijesh alkoolike siç janë birra, vodka, verë, gini, rum etj. Nëse alkooli konsumohet në sasi të mëdha, bëhet shumë i rrezikshëm për trupin tonë. Ekspozimi afatgjatë ndaj alkoolit ka pasoja serioze. Disa nga efektet më të rrezikshme të alkoolit janë: dëmtimi i mëlçisë, sëmundjet  kardiovaskulare, ngushtimi i lobeve frontale të trurit tonë dhe parandalimi i heqjes së substancave të dëmshme nga trupi ynë.                                                                                                                  

Shumë shoqëri të hershme e konsideronin alkoolin një dhuratë nga perënditë, duke çuar në krijimin e perëndive të tilla si Dionysus. Fetë e tjera e ndalojnë, dekurajojnë ose kufizojnë konsumimin e pijeve alkoolike për arsye të ndryshme. Në disa rajone prodhimi, shitja ose konsumimi i pijeve alkoolike është i ndaluar për të gjithë, pavarësisht nga feja  Kohët e fundit, një kërkim i kryer nga studiuesit pranë Universiteti të Mastricht   mbështet konceptin se alkooli, nëse konsumohet në sasi të vogla, mund të na ndihmojë të mësojmë gjuhët e huaja.                                                                                                                                                                                                                                                   

 Për të kryer këtë eksperiment, studiuesit zgjodhen 50 persona, , gjuha amtare e të cilëve ishte gjermane dhe studionin në Universitetin e Mastricht, gjithashtu kohët e fundit kishin mësuar Dutch (gjuhën Hollandeze) për këtë qëllim. Shkencëtarët ofruan një pije për të gjithë subjektet, gjysmës së të cilëve iu dhanë alkool. Sasia e saktë e alkoolit u përshtat me peshën trupore të pjesëmarrësve. Më pas, subjektet zhvilluan një bisedë të shkurtër në gjuhën hollandeze, me një menaxher që shërbente per gjykim, i cili u regjistrua, dhe pastaj dy folës të gjuhës  amtare zhvilluan një vlerësim. Përveç kësaj, pjesëmarrësit duhej të vlerësonin vetë aftësitë e tyre të gjuhëve të huaja. Rezultatet treguan se pjesëmarrësit, pija e të cilëve përmbante një përqindje të vogël të alkoolit, ishin më të rrjedhshëm në gjuhën hollandeze sesa pjesëmarrësit që nuk konsumuan pije alkoolike. Në veçanti, shqiptimi i fjalëve ishte më i mirë se elementët e tjerë të mësimit të gjuhës.                                                                                                                                     

Megjithatë, të dy grupet nuk ndryshojnë nga njëri-tjetri në drejtim të vetëvlerësimit të aftësive të gjuhës së huaj  (Renner et. al. 2017).  Renner dhe kolegët e tij,  paralajmëruan të mos i mbiinterpretojnë rezultatet.                                                                                                                                                                                                                                     

 Ky studim ka përdorur vetëm sasi të vogla të alkoolit, por sa është  sasia më e lartë e alkoolit që ndikon në mësimin tonë të gjuhës ende nuk është studiuar.

 

COPYRIGHT: Ky artikull është pronë e We Speak Science, institutit jo fitimprurës themeluar nga dy shkencëtaret shqipëtare Dr. Detina Zalli (Harvard University) dhe Dr. Argita Zalli (Imperial College London).  Artikulli është shkruar nga Dardan Beqaj, (M.Sc. Mikrobiologji, Universiteti Eberhard-Karls i Tübingen).     

   

REFERENCAT:

1.Dutch courage? Effects of acute alcohol consumption on self-ratings and observer ratings of foreign language skills. Fritz Renner, , Inge Kersbergen, , Matt Field, , Jessica Werthmann, Journal of Psychopharmacology.October,2017

2.http://journals.sagepub.com/doi/10.1177/0269881117735687#articleCitationDownloadContainer

3.https://www.healthline.com/health/alcohol/effects-on-body

4.https://en.wikipedia.org/wiki/Drink