Me abuzim me drogerat nenkuptohet perdorimi i perseritur i substancave që alterojnë mendjen mbi normat terapeutike, fakt i cili mund të coje në varësi nga droga ose/dhe mbidozim.

Mbidoze quhet atehere kur administron me shumë se sasia normale ose e rekomanduar per një substance të caktuar. Nese mbidozimi ndodh si pasojë e nje gabimi kemi të bejme me një mbidozim aksidental, por nese mbidozimi ndodh qellimisht ( vetjak apo jo) kemi të bejme me një mbidozim të qellimshem.

Drogat me të shpeshta me të cilat abuzohet janë: kokaina, heroina, marijuana dhe amfetamina.

.

COCAINE:

cocaine Kokaina nxirret nga gjethet e bimes ‘Coca’ dhe zakonisht pregatitet si një puder e tretshme në uje (hidrokloridi i kokaines). Kur shitet në rruge perzihet me substanca të tjera si pudra e talkut, laktoza apo lloje te tjera te ngjashme. Kokaina mund të administrohet duke u marre nga hunda ose tretet në uje e me pas injektohet subkutan ose endoven. Kjo droge ka efekte simpatomimetike, ajo bllokon rikapjen e epinefrines dhe norepinefrines njekohesisht stimulon clirimin e norepinefrines nga mbaresa presinaptike. Efekti neto i akumulimit të ketyre neurotransmetuesve në hapesiren sinaptikore jep: takikardi, vazokonstriksion periferik e per pasoje hipertension arterial. Kokaina gjithashtu lehteson neurotransmetimin ne SNQ (Sistemi Nervor Qendror) duke bllokuar rikapjen e dopaminës, gjë që e bën përgjegjëse për euforinë, paranojën dhe hiperterminë.

EFEKTET AKUTE DHE KRONIKE JANE:

  1. Efektet kardiovaskulare: kokaina mund te provoje iskemi të miokardit si pasojë e vazokonstriksioni të arterieve koronare dhe stimulimit të agregimit trombocitar (fakt që promovon formimin e trombit). Kjo drogë gjithashtu mund të provokoje aritmi vdekjeprurëse nëpërmjet mekanizmit të hiperaktivitetit të simpatikut dhe gjithashtu si pasoje e çrregullimeve në përcjellshmërinë jonike tek qelizat e miokardit. Problemi me madhore me kokainën është se të gjitha këto efekte nuk janë në varësi të sasisë së drogës. Pacienti mund të vdesë edhe me dozën e pare, doze që normalisht tek të tjerë mund të jetë në sasinë e nevojshme vetëm për të sjelle efektet euforike.
  2. Sistemi nervor qendror: efekti më i zakonshëm i kokainës është hiperpireksia.
  3. Efekte te tjera: a). Perforacion i spetumit nasal tek ata që e marrin drogën nëpërmjet hundës; b). Ulje e kapacitetit të difuzionit tek ata që e tymosin drogën; c). Zhvillimi i kardiomiopatisë së dilatuar.

 

 

800px-Physiological_effects_of_Crack_cocaine

 

 

OPIATET

Opioidet mund të klasifikohen në katër kategori të ndryshme:

  1. Alkaloidët natyral te opiumit, ku përfshihen: opiumi, morfina dhe kodeina.
  2. Derivatet gjysme sintetike të morfinës: heroina dhe oksikodone
  3. Opioidet sintetike (që nuk janë derivate të morfinës): metadoni dhe meperidina
  4. Preparate që përmbajnë opium siç është hidrati i terpinës.

Heroina nxirret nga bima “poppy” dhe kjo lloj droge zakonisht administrohet subkutan ose endovenoze. Efektet në sistemin qendror nervore përfshijnë euforinë, halucinacione, sedacion dhe përgjumje. Vartësit mund të dallohen zakonisht nga prezenca e shenjave të injeksioneve që ata kane në krahë dhe duar. Gjysme jeta plazmatike e heroinës kur administrohet endoven është 3 minuta.

 

poppy

Mbidozimet e heroinës janë shume të rrezikshme dhe mund të shkaktojnë koma, arrest respirator, hipotension (si pasoje e çlirimit masiv te histaminave) dhe aritmi kardiake. Trajtimi me i zakonshmen në rastet me mbidozës nga heroina është administrimi endovenoz i Naloxone. Naloxone është antagonist konkurrues i heroinës. Vartësia nga heroina trajtohet farmakologjikisht nëpërmjet një agonisti të pjesshëm të heroinës-metadoni.

Tek efektet me të rëndësishme negative përfshihen:

 

4b5L

  1. VDEKJE E PAPRITUR: mekanizmi i vdekjes përfshin depresion respirator, aritmi vdekjeprurëse, arrest kardiak dhe edeme pulmonare të rendë.
  2. DEMTIME PULMONARE: tek komplikacionet pulmonare përfshihen edema pulmonare të moderuara deri tek të renda, infeksione oportune dhe granuloma të trupave të huaj të inhaluar.
  3. VESHKAT: amiloidoza dhe glomeruloskleroza segmentale.
  4. INFEKSIONET: vendet me shpesh ku hasen infeksionet tek këta të sëmurë janë lëkura dhe indi i nënlëkurës, valvulet e zemrës, mëlçia dhe mushkëritë.

AMFETAMINAT

Këto komponime ngjasojnë me aminat adrenergjike dhe për pasoje shfaqin efekte simpatomimetike, por strukturalisht ngjasojnë dhe me dopaminën dhe pritet që të shfaqe dhe efektet e nxitjes së rrugëve dopaminergjike. Efektet kryesore te kesaj klase substancash janë: takikardi, rritje e presionit arterial, palpitacione, bronkodilatacion, ankth dhe zbehje. Simptomat e një përdorimi kronik janë humbja e oreksit, luhatjet emocionale dhe somnolenca.

Për mbidozat nga amfetaminat nuk ka antidot specifik, por në raste të tilla realizohet trajtim simptomatik.

MARIJUANA:

 

 

800px-Cannabis_sativa_Koehler_drawing

Marijuana bëhet nga gjethet e bimës së quajtur Cannabis sativa, e cila përmban lenden psikopative tetrahidrocannabinol (THC).

Efektet me dominante të marijuanës janë: takikardia dhe rritje e presionit arterial; gjithashtu është përshkruar që mund të japë laringit, faringit dhe simptoma të ngjashme me astmën. Simptomat e intoksikacioneve nga Cannabis variojnë nga euforia, pasiviteti e alterime të perceptimit të kohës deri tek reagime më të egra si paranoja dhe deluzionet.

Përdorimi masiv i këtyre substancave nga një numër i madh personash në mbarë botën përbën një problem mjaft të mprehte mjekësor dhe social. Një vullnet i madh nga ana e pacientit përveç strukturave të mirëspecializuara të detoksifikimit dhe rehabilitimit, do ishte rrugë shpëtimi për shumë paciente që vendosin ti japin fund rrugës që kanë zgjedhur.

Referencat:

  • Image adapted from: http://www.sciencephoto.com/image/26607/530wm/B6400004-Fruit_and_leaves_of_cocaine_plant-SPL.jpg
  • Image adapted from: https://en.wikipedia.org/wiki/Crack_cocaine#/media/File:Physiological_effects_of_Crack_cocaine.png
  • Image adapted from: http://www.surehire.ca/assets/559aae4cc0d671556b024595/small/opiates.jpg
  • Image adapted from: http://www.deamuseum.org/ccp/img/opium/4b5L.jpg
  • Image adapted from: https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/7/79/Cannabis_sativa_Koehler_drawing.jpg/800px-Cannabis_sativa_Koehler_drawing.jpg 
  • Robbins &Cotran pathologic basis of disease 9th edition p.423.

Leave a Reply