Sipas studimeve të fundit, 7 përbërës ushqimor kanë fuqinë të rrisin efikasitetin e trajtimeve ndaj kancerit dhe kur konsumohen rregullisht, mund të parandalojnë përhapjen e mëtejshme të qelizave kanceroze.

Me siguri po mendoni se cilat janë këto ushqime dhe nëse ju po i konsumoni ato apo jo. Do ju surprizojë fakti që ato janë shumë të shijshmе dhe njërëzve u pëlqen t`i hanë. Kjo pasi janë shumë të rrallë njerëzit që nuk pëlqejnë çokollatën e zezë, boronicat, domatet, shafranin, kerrin, çajin jeshil apo verën e kuqe.

Përveçse janë të shijshme, këto ushqime mund të parandalojnë kancerin duke frenuar angiogjenezën, duke ndërprerë kështu furnizimin me gjak të qelizave kanceroze që rezulton në reduktimin e rritjes së tyre. Kur qelizat privohen nga enët e reja të gjakut, atyre u mungojnë lëndët ushqyese dhe oksigjeni për zhvillimin e mëtejshëm.

Angiogjeneza është procesi fiziologjiki formimit të enëve të gjakut në fazat e hershme të zhvillimit fetal. Ky proces vazhdon gjatë gjithë jetës tonë,çdo herë kur dëmtohen qelizat e gjakut përmes djegies, të prerave dhe plagëve të tjera. Kjo është mënyra si formohen enët e reja të gjakut dhe ka të bëjë shume me zhvillimin e kancerit, siç e përmendëm dhe më sipër. 

Ky proces udhëhiqet nga nxitës (aktivatorë) dhe frenues (inhibitorë) të shumtë. Megjithëse shumica e kërkimeve mbi kancerin bazohen tek frenuesit, janë nxitësit ato që sjellin formimin e qelizave të reja të gjakut. Shumica e medikamenteve kundër kancerit janë frenues, funksioni i të cilëve është të neutralizojnë aktivitetin e nxitësve dhe t`i japing fund angiogjenezës.

Ushqimet e përmendura më parë janë të rëndësishëm, sepse kanë të njetin efekt në anti-angiogjenezë.

Le t`i hedhim në sy secilit prej këtyre ushqimeve:

  • Vera e kuqe– Resveratroli, i ndodhur në lëkurën e rrushit ka fuqinë të parandalojë plakjen e parakohshme dhe sëmundjet e zemrës.Për më tepër kjo është një substancë e fuqishme që mund të përmirësojë tolerancën ndaj glukozës, të rrisë energjinë dhe vigjilencën, të largojë radikalet e lira, bakteret, viruset dhe të riparojëADN-në. Në fakt 225 ml verë e kuqe ju furnizon ju me 640 mg resveratrol, ndërkohë që lloje të veçanta verërash e përmbajnë atë dhe në sasi më të larta.

Çokollata e zezë– Çokollata me 70% kakao është shumë e mirë për shëndetin e sistemit kardiovaskular, por është njëkohësisht e mirë në rritjen e efikasitetit të trajtimit ndaj kancerit.

 

  • Kafeja dhe çaji jeshil– Këto pije përmirësojnë nivelin e energjisë dhe reduktojnë zhvillimin e kancerit.

 

 

      

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

  • Domatet– Një studim i ri në Universitetin e Harvardit tregoi se konsumimi i rregullt i domateve zvogëlon mundësitë për të zhvilluar kancer të prostatës me 50%. Gjithashtu studimi vuri në pah se aftësia e domateve për të penguar angiogjenezënështë e lartë për shkak të sasive të larta të lykopenit, një agjent i fuqishëm antikancerogjen. Lykopeni metabolizohet lehtë dhe përqëndrimi I tij rritet edhe më shumë, kur ekspozohet në temperatura të larta, prandaj dhe domatet e gatuara janë më efikase në parandalimin e rritjes së kancerit.

       

  • Shafrani– Përveçse i shkëlqyer në procesin e humbjes në peshës, kjo erëz e mrekullueshme mund të parandalojë fillimin e kancerit dhe zhvillimin e tij.

  • Mjedrat dhe boronicat– Të pasura në fitokimikate, këto fruta pylli kanë karakteristika antikancerogjene, veçanërisht kur bëhet fjalë për kancerin e vezoreve. Ato gjithashtu zvogëlojnë stresin oksidativ dhe angiogjenezën. 

 

Copyright: Ky artikull është pronë e We Speak Science, institutit jo fitimprurës themeluar nga dy shkencëtaret shqipëtare Dr. Detina Zalli (Harvard University) dhe Dr. Argita Zalli (Imperial College London). Artikulli është shkruar nga Detina Zalli dhe Harmela Sinanaj (Universiteti i Mjekësisë, Tiranë).

REFERENCAT:

1. http://www.webmd.com/cancer/features/seven-easy-to-find-foods-that-may-help-fight-cancer
2. https://www.cancer.gov/about-cancer/treatment/types/immunotherapy/angiogenesis-inhibitors-fact-sheet
3. http://www.healthtipsportal.com/dies-eat-7-foods-start-eating-immediately/
4. http://www.naturalhealth365.com/7-great-foods-to-help-stop-cancer-naturally.html/