• Melanoma është një tumor mjaft i zakonshëm dhe shumë agresiv
  • Metodat aktuale të trajtimit në mënyrën më të mirë të tyre sigurojnë një normë mbijetese 5-vjeçare në 98% të rasteve
  • Një vaksinë e zbuluar rishtazi mund të jetë trajtimi përfundimtar për një normë 100% mbijetese

Melanoma paraqet kancerin e lëkurës që shkaktohet nga proliferimi irregular i qelizave pigmentuese të njohura si melanocite (1). Për dallim nga karcinoma e qelizave bazale dhe karcinoma e qelizave skuamoze, melanoma paraqet formë më serioze për shkak se, nëse nuk trajtohet me kohë, karakterizohet me metastaza në organe tjera (1).  Në paraqitjen e melanomës rol krucial luan ekspozimi ndaj rrezeve të diellit (rrezeve UV) por edhe faktorët trashëgues (1). Në 40% të personave të prekur nga melanoma janë gjetur mutacione në gjenin CDKN2A, ndërsa procesi i karcinogjenezës sikur edhe tek neoplazmat tjera përfshinë aktivizimin e proto-onkogjeneve dhe humbjen e funksionit te gjeneve tumor-supresore (2). Vendet më të shpeshta të lokalizimit të melanomës janë: fytyra, këmbët, duart dhe shpina (3).

Fig.1. Melanoma e lëkurës. Fotografia e përshtatur nga (2).

Karakteristikë e melanomës është rritja horizontale dhe vertikale, ku rol të rëndësishëm në procesin e metastazimit luan rritja vertikale (2). Në SHBA gjatë këtij viti, deri më tani janë diagnostifikuar 192,310 raste me melanomë. Sëmundja është 20 herë më e shpeshtë te personat e racës së bardhë se ata të racës së zezë dhe përfshinë kancerin më të shpeshtë te të rinjët 25 – 29 vjeç (4). Për të dalluar lezionet joneoplazike të lëkurës nga melanoma, ndihmes të madhe luan metoda ABCDE që përfshinë: A (Asimetrinë – Asymmetry), B (Kufirin – Border), C (Ngjyra – Colour), D (Diametri – Diameter) dhe E (Zhvillimi – Evolution) (5).

Fig.2. Metoda ABCDE tek melanoma. Fotografia e përshtatur nga (1).

Prognoza e sëmundjes tek rastet që diagnostifikohen herët, pa kaluar në metastaza, në 98% të rasteve është 5 vjet (5). Metodat për trajtimin e melanomës përfshijnë ekcizionin kirurgjik, radioterapinë, kemioterapinë, imunoterapinë dhe terapinë goal (5).

Hulumtimet e fundit – Shkencëtarët në Universitetin e Tel Aviv-it bënë hulumtime në krijimin e një vaksine e cila do të ishte efektive ndaj melanomës (6). Ata arritën që të zbulonin një Nano-vaksinë që si fokus kryesor kishte eleminimin e qelizave melanotike nga vendlokalizimi i tumorit (6). Vaksina përmbanë grimca të vogla, me diametër 170 nm, të cilat kanë veti biodegraduese. Këto grima kanë natyrë peptidike, të cilat ekspresohen në melanocite. Stimulimi i sistemit imunitar tek minjtë e imunizuar do të rezultojë në atakimin e qelizave melanotike kancerogjene në momentin e shfaqjes së tyre (6).
Shkencëtarët Prof. Ronit Satchi-Fainaro, kryetar i Departamentit të Fiziologjisë dhe Farmakologjisë si dhe drejtues i Laboratorit për Kërkime të Kancerit dhe Nanomjekësisë në Fakultetin e Mjekësisë TAU’s Sackler dhe Prof. Helena Florindo nga Universiteti i Lisbonës testuan efektshmërinë e vaksinës në tri aspekte: parandalimin e melanomës tek minjtë, trajtimin e tumorit primar si dhe trajtimin e metastazave në tru të dhëna nga melanoma (7). Hulumtuesit nga Akademia Kombëtare e Shkencave (Nationwide Academy of Science) bën edhe disa hulumtime të tjera në minjë me stade të avancuara të melanomës. Në këto hulumtime ata përdorën një vaksinë të cilës i shtuan një molekulë të quajtur Diprovocim. Kjo molekulë është e aftë që të nxitë përgjigje imunitare, por në të njëjtën kohë i aktivizon qelizat luftuese të kancerit (most cancers combating cells) në vendet ku është i lokalizuar tumori (9) (10).
Paraprakishtë të gjithë minjëve që u përdorën në eksperiment i’u ishte dhënë terapi
anti-kanceroze anti-PD-L1 dhe pas një periudhe prej 54 ditësh shkalla e mbijetesës ishte 100%. Hulumtimet e mëtejme vërtetuan se rruga përmes së cilës vepron kjo vaksinë ishte duke i aktivizuar disa qeliza të sistemit imunitar që njihen si leukocitet tumor-infiltruese (tumor-infiltrating leukocytes) (8).

Konkluzioni – Në ditët e sotme kur propagandat kundër vaksinave janë përhapur gjithandej, ky zbulim dëshmon edhe një herë rolin e pazëvendësueshëm të vaksinave jo vetëm kundër sëmundjeve epidemike të së kaluarës, por edhe efektivitetin e tyre për të kuruar “sëmundjen epidemike” më vdekjeprurëse të këtij shekulli – kancerin.

COPYRIGHT: Ky artikull është pronë e We Converse Science, institut  jo fitimprurës themeluar nga dy shkencëtaret shqipëtare  Dr. Detina Zalli  dhe Dr. Argita Zalli (Imperial College London). Artikulli është shkruar nga Driton Bajrami, Universiteti i Prishtinës, Kosovë.

Referencat:

  1. https://www.skincancer.org/skin-cancer-information/melanoma/
  2. Vinay Kumar, MBBS, MD, FRCPath, Abul Okay. Abbas, MBBS, Jon C.Aster, MD, PhD, Robbins Primary Pathology
  3. https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/melanoma/symptoms-causes/syc-20374884
  4. https://www.curemelanoma.org
  5. https://www.cancercenter.com/cancer-types/melanoma/signs
  6. https://www.sciencedaily.com/releases/2019/08/190805134024.htm
  7. https://medicalxpress.com/information/2018-09-scientists-cancer-vaccine-melanoma.html
  8. https://www.nature.com/articles/s41565-019-0512-0
  9. https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/17492842
  10. https://www.scripps.edu/news-and-events/press-room/2018/20180906-melanoma-cancer-vaccine.html