Kanceri i gjirit është patologjia malinje më e shpeshtë, përveç tumoreve te lëkurës, tek femrat. Forma me shpeshtë e kancerit të gjirit është carcinoma duktale, por kanceri i gjirit mund ta ketë zanafillën edhe nga lloje te tjerë indesh të gjirit.

Kanceri i gjirit është i rralle tek gratë që janë nen 25 vjeç, por incidenca e kësaj sëmundje rritet shpejt pas moshës 30 vjeç.

Faktorët me madhore të riskut për të zhvilluar këtë neoplasi përfshijnë:

Mutacionet gjenetike, të afërm të gjeneratës së parë që kanë zhvilluar kancer gjiri, mosha, raca, ekspozimi ndaj estrogjenit, ekspozimi ndaj rrezatimit.

Shumica e patologjive malinjë të gjirit janë adenokarcinoma që fillimisht zhvillohet si carcinoma in situ në sistemin duktal/lobular. Me carcinoma in situ nënkuptohet proliferim neoplazik i qelizave epiteliale pa dëmtim të membranës bazale, ndërsa carcinoma invazive penetron membrane bazale duke infiltruar në indin lidhor nën të (stroma).

Duke u bazuar në shfaqjen e receptorit të estrogjenit dhe HER2 patologjitë malinjë të gjirit mund të ndahen në 3 nëngrupe madhore:

  1. Pozitive për receptorin e estrogjenit dhe HER2 negative
  2. HER2 pozitive (shprehja e receptorit për estrogjenin mund të jetë pozitive ose negative)
  3. Negative për receptorin e estrogjenit dhe HER2 negative.

Në fazat e para kanceri i gjirit nuk shfaq simptoma, por me zhvillimin e mëtejshëm të tumorit pacientet mund të ankojnë për:

  1. Mase në gji, e cila mund të jetë e dhimbshme ose jo dhe zakonisht nuk ka kufij të mirë përcaktuar me indet përreth.
  2. Ndryshim të përmasës dhe formës së thithkës
  3. Rrjedhje nga gjiri.

Vendet më të zakonshme ku kanceri i gjirit metazon përfshijnë:

  1. Kockë
  2. Tru
  3. Mëlçi si dhe
  4. Mushkëri

Cancer

Një grup shkencëtaresh ka zbuluar një mekanizëm, i cili mund ta ndalojë që kanceri i gjirit të shpërndajë metastaza në kockë. Zbuluesit evidentuan faktin që tumori para se të lëshonte metastaza në kockë sekretonte një enzime e cila dëmtonte indin kockor duke formuar vrima, e ne këtë 

mënyre krijonte një terren te përshtatshëm për invadimin metastatik.

 

The bone and tumor

 

Emri i kësaj enzime është LysYi Oxidase ose LOX  e cila është një enzimë jashtë qelizore. Funksioni kryesor i kësaj enzime është ta katalizojë formimin e aldehideve duke u nisur nga mbetjet e aminoacidit Lysine tek prekursoret e kolagjenit dhe elastinës.

Hulumtuesit shpresojnë që duke bllokuar veprimin e kësaj enzime do të mund të jenë në gjendje të ndalojnë progresionin e tumorit në një grup të caktuar pacientesh. Ky zbulim i ri mund të aplikohet vetëm tek ato paciente që kane kancer gjiri me receptor për estrogjenin negative (ER-negative).

Hapi tjetër që del para shkencëtareve është të zbulojnë sesi tumori që sekreton enzimën LOX ndërvepron me qelizat kockore e në këtë mënyrë më pas të jene në gjendje të prodhojnë  një medikamenti specifik që parandalon krijimin e këtyre lezioneve kockore.

Zbulimi i këtij mekanizmi është një hap shumë i rëndësishëm në luftën kundër kancerit të gjirit duke rritur në këtë mënyrë shanset e mbijetesës tek pacientet që preken nga kjo sëmundje e rëndë.

Ky grup shkencëtaresh, gjithashtu vërtetoi që tek minjtë, një klasë barnash e quajtur bifosfonate ishte në gjendje gjithashtu ta parandalonte formimin e lezioneve kockore. Bifosfonatet janë barna të cilat përdoren për trajtimin e uljes së masës kockore në osteoporoze.

Këto dy studime të fundit përpiqen të godasin një nga karakteristikat më të rrezikshme të kësaj patologjie malinje, metastazimin e hershëm të kancerit të gjirit.

REFERENCAT:

  • http://www.sciencealert.com/scientists-may-have-found-a-way-to-stop-breast-cancer-spreading-to-the-bones
  • http://cancermedicines.in/cancer-type-details.php?category=breast-cancer
  • http://www.medscape.org/viewarticle/520178_3
  • http://www.icr.ac.uk/our-research/research-divisions/division-of-cancer-therapeutics/gene-oncogene-targeting/research-projects/lysyl-oxidase-(lox)-inhibitors
  • http://www.nlm.nih.gov/medlineplus/breastcancer.html

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.