Të vërtetat mbi Gripin dhe vaksinat kundër tij.

Një nga valët e sëmundjëve si dhe më e shpeshta është gripi. Një sëmundje e cila qdo vit kaplon me mijëra qytetar. E shkaktuar nga virusi i Gripit. Koha e dimrit është koha e ftohjëve. Dhe me ndërrimin e motmotëve fillon edhe koha e sëmundjës me grip dhe zakonisht është edhe periudha në të cilën shenohën rastët me te shumta me infektimin e këtij virusi. Në këtë artikull do të përshkruajmë disa nga faktët rreth virusit të gripit dhe sëmundjës në përgjithësi.

Qfarë e dallon Gripin nga një ftohje e zakonshme ?

„Më ka lënë gripi tërë javën në shtrat“ – Këto lloje të fjalive janë të zakonshme në vjeshtë dhe dimër nga njerëz të shumtë. Por në rastët e rralla është vertet ashtu siq e interpretojnë ata – mund të themi për fatin e tyre. Sepse në krahasim më një ftohje të parrezikshme , Gripi nuk bënë tolerime dhe është i rrëzikshëm. Fajtor në këto keqkuptime janë termët që përdorën si „Gripi“ , „Ftohje“ , „infkesion gripal“ dhe të cilat përdorën si sinonime. Por shikuar në aspektin mjekësor ka dallime te dukshme në këto kuptime. Të saqrojmë së pari „Gripin“. Me Grip ,apo i emërtuar si Influenza ,shkaktohët nga Influenzavirusët. Këto në përgjithësi ndahën në tri grupe: A,B dhe C. Për sëmundjët tek njerëzit janë përgjegjës kryesisht vetëm virusët e tipit A dhe B. Virusi ka forme sferike dhe përbëhët nga tetë segment të ARN-s ,të cilat përbëjnë gjenomin virusal dhe të cilat mbështillen nga membrane virusale. Shumë të rëndësishme për përgjigjen imunitare të amvisit janë parasegjithash Glikoprotediet Hemaglutinin(HA) dhe Neuraminidaza(NA) ,të cilat formojnë të ashtuquajturat Spikes mbi membrane virusale. Deri më tani shkencëtarët kanë zbuluar 16 HA-proteina dhe 9-NA proteina ,të cilat edhe janë vendimtare për emërtimin e Influenza-A virusëve. Kështu vijnë emërtimet e viruëve të ndryshëm si “H1N1” apo “H5N1” në shprehje. Tek Influenza-B nuk dallohën nëntipët ,por vetëm linjat e ndryshme gjenetike ,ajo Yamagata dhe Victoria. Ftohja – apo e njojur si “infkesion gripal” shkaktohët nga një numër I ndryshëm të virusëve të rrugëve të frymëmarrjës ,siq mund të jenë Rhino- ,Adeno- dhe Coronavirusët. Edhe sipmtomët dallojnë nga ajo e një Gripi: Një ftohje në të shumtën e rastëve vjen ngadal ,rritja e temperatuës trupore nuk e kalon nje kufijë ,dhe në të shumtën e rastëve shoqërohët me sekretim të jargëve nga hundët. Në anën tjetër tek Influenza fillon papritmas dhe në mënyrë të shpejtë dhe shkakton ethe të fuqishme ,e cila përcillet nga kollitja e thatë ,dhimbje të fytit ,kokës dhe të ekstremitetëve. Gjithashtu mund të shoqërohet nga sëmundje të tjera si: djersitje ,turbullim dhe vjellje.

Si infektohemi ?

Sikur Influenza virusët ashtu edhe virusët e tjerë të rrugëve të frymëmarrjës bartën nga njeriu në njeri me anë të infeksionit me pika ,pra para se gjithash me kollitje dhe teshtitje. Por ekziston mundëisa që disa pika të vogla të formohën edhe nga frymëmarrja apo të folurit dhe pastaj të bartën në ajrin inspirator dhe kjo mund të mjaftojë pë nje infektim të suksesshëm. Një Influenza është mesatarisht deri në ditën e katërt apo të pestën pas paraqitjës së siptomeve ende infekcioze dhe mund te merret nga i sëmuri.Për të evituar që virusi të i ngjitët njerëzve përreth duhët që mos të bejmë kollitje apo teshtitje të pakontrolluara. Duhët patur kujdes që hundët dhe gojën të mbulojmë gjatë kryerjës të këtyre aktëve me anë të bërrylit sepse vendosja e dorës para gojës apo hundës shpreh rrezik në ras të zgjatjës së dorës ndokuj infkesioni të bartët me anë të dorës që më parë është sperkatur me pika të jargeve nga këto dy rrugë. Si dhe mbajtja e higjienës së rregullt si larja e duarve dhe ajrosja e ambientit mund të evitojnë përhapjën e virusit. Por mënyra më e mirë dhe më efikase është vaksinimi kunder Gripit.

Si funksionon vaksnimi kunder Gripit ?

Vaksinat kundër Influenzas ,janë vaksina të cilat kanë virusë të vdekur. Në brendi të tyre nuk gjindën më virusë te kompletuar ,por vetëm pjesët më të rëndësishme të tyre. Në rastët më të shpeshta proteinët e tyre –HA dhe –NA të cilat dalin nga membrana virusale. Këto njihën nga sistemi imunitar si antigjene dhe startojnë një reaksion mbrojtës nga organizmi. Si rrjedhojë krijohën antitrupat adekuate dhe të ashtuquajtura qeliza memoruese (që mbajne mend) ,të cilat në rast të infektimi të vërtet me ngacmuesin e njejtë shkaktojnë një përgjigje imunitare më të shpejtë dhe më specifike. Pra mund të thuët se sistemi ynë imunitar testohët me anë të vaksinës se si duhët reaguar në rast se infeksioni ndodh në të vërtetë. Por në anën tjetër edhe virusi nuk rri duarkryq dhe me anë të mutacionëve punktuese në materialin e tij gjenetik ,virusët ndryshojnë proteinat e tyre sipërfaqësore dhe vjen deri të ajo e cila njihët si „Drift antigjenik“. Këto dallime të vogla zakonisht mjaftojnë ,të tejkalojnë parapërgaditjën e organizmit me vaksinë dhe të shkaktojnë infeksionin apo në rastët e rënda shkaktojnë edhe epidemi. Për këtë arsye rikrijohën vaksinat qdo vit ,në mënyrë që njerëzit të jenë të përgaditur qdo here nga ndryshimët të cilat krijojnë virusët të mbrohën dhe të vazhdojnë mbijetësën e tyre.

A është e arsyeshme vaksinimi ?

Një mbrojtje prej 100% nuk siguron as vaksinimi. Por mund të ndodh që infeksioni të merrët edhe para vaksinimit apo edhe gjatë përgaditjës së përgjigjës imunitare nga ana e trupit. Apo mund të pasojë edhe infeksioni nga një tjetër virus ,antigjenët e të cilit nuk gjendën në substancën e vaksinës. Sipas institutit Robert-Koch vaksinimi I njeriut të shëndoshë kundër Influenza mund të jep mbrojtje prej 90% nga infektimi me këtë virus. Per sezonin 2014/15 është treguar jopërshtatshmëri e vaksinës me virusët e gripit. Për pjesën kryesore të sëmundjeve në Evropë dhe SHBA përgjegjës është subtipi A(H3N2). Ky edhe pse është pjesë e serumit të vaksinës nuk mjaftojnë për bllokimin e ndërrimeve aktuale të virusëve. Por edhe pse vaksinimi nuk e parandalon krejtësisht infektimin me virusin e gripit ,këshillohët vaksinimi sidomos I njerëzve të moshave të shtyra mbi 60 vite ,të shtatzënat pas qerekut të tretë të shtatëzenesisë si dhe femijët ,të rinjët dhe të rriturit ,të cilët kanë patur sëmundje paraprake ,të zemrës ,melqisë apo veshkëve apo edhe njerezit me dobësi në imunitet.

A mund të sëmuremi nga vaksnimi kundër gripit ?

Pas vaksinimit nga Influenza vendi i shpimit me shiring mund të skuqët dhe të enjtët lehte. Edhe dhimbjët në krah ,të cilat kujtojnë djegie të muskujve mund të paraqitën. Këto efekte anësore paraqitën në 1-10 raste tek 100 të vaksinuar ,sipas prodhuesve të vaksinës. Por këto nuk janë efekte të cilat paraqiten posaqërisht tek vaksnimi kundër Influenza ,por edhe tek llojët e tjera të vaksinave.Por shpesh flitët edhe nga të vaksinuarit se kaplohën nga simptome të ngjashme më një ftohje pas vaksinimit. Por se nga vaksnimi me vaksinë kundër gripit të fitohët sëmundja e gripit mbetët nje mitë. Pasi që në vaksinë gjendët vetëm pjesë të vequara të virusit ,nuk mund të flitët për një infëksion të mundshëm ,tregon Instituti Paul-Ehrlich(PEI). Nëse ndjehët I viaksinuari pas vaksinimit I plogësht apo me ethe ,atëhër sepse organizmi fillon punën e tij dhe jep përgjigje imunitare siq është përshkruar edhe më lartë ,por nuk mund të flitet për ndonjë rrëzik. Rasët e shpeshta janë edhe si rezulat I vaksnimit të njerëzve që tashmë janë infektuar nga Ingluenza virusi në ditët e mëhershmë apo edhe në dhomat e pritjës në qëndrat e vaksinimit. Kjo sepse valët e njerzve gjat sezonave të vaksnimit janë të mëdha dhe shansët për infektim janë gjithashtu majft të larta

Nese keni pyetje na ndiqni ne forumin tone ne WSS.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.