Reaksioni alergjik fillon në sistemin imunitar. Sistemi imunitar na mbron kundër organizmave të huaja që mund të shkaktojnë semundje. Në rastin kur sistemi imunitar gabimisht e shikon një substancë jo të dëmshme si pushtuese, ndodh një reaksion alergjik, dhe kjo substancë njihet si alergjen. Sistemi imunitar reagon ndaj alergjenit duke prodhuar antitrupat Immunoglobulin E (IgE). Këto antitrupa shkojnë te qelizat, të cilat lirojnë histamine dhe kimikatet e tjera, duke shkaktuar kështu reaksionin alergjik.  Ashpërsia e alergjisë varet nga personi në person dhe varion nga një irritim i lehtë në anafilaksi(që mund të rrezikoje jetën).

Përafërsisht 10-30% e individëve ne të gjithe boten janë të prekur nga alergjitë, dhe ky numër është në rritje.

Ka disa forma të alergjise si:

Alergji nga ushqimi, alergjia e lëkurës, alergji nga pluhurat,alergji nga pickimi i insektëve, alergji nga kafshët, alergji e syve, alergji nga barnat, rhinitis alergjik, alergji nga lateksi, alergji nga myku, sinuset, alergji nga kacabujt.

Ke më shumë mundësi të jesh alergjik nëse:

  • Keni histori familjare me astma ose alergji;
  • Jeni femijë. Fëmijët janë më shumë të prirur për alergji se sa të rriturit;
  • Keni astma ose alergji. Nëse jeni me astma keni më shumë mundësi për të pasur alergji.

Simptomat e alergjise varen nga alergjeni dhe mënyra e kontaktit me të, që përshin rrugët ajrore, sinuset dhe rrugët e hundës, lëkurën dhe sistemin tretës.

 

nnn

Disa simptoma janë:

Skuqje, lotim apo fryrje të syve(konjutivit); bllokim, rrjedhje apo kruarje të hundës; tështimë; fryrje të buzëve, gjuhës, fytyrës apo fytit; kollë; ngushtim të kraharorit; fërshëllim apo frymëmarrje të shpeshta e të shkurtëra; rash; anafilaksi.

Trajtimi i alergjise:

  • Shmangie e alergjenit. Mjeku juaj do t’ju ndihmojë sesi mund të identifikoni dhe shmangni substancat që ju jepin alergji. Ky eshte nje hap i rëndësishëm në parandalimin dhe zvogëlimin e simptomave të alergjisë.
  • Përdorimi i barnave për qetësimin e simptomave. Në varësi të llojit të alergjisë që keni, barnat mund t’ju ndihmojnë në qetësimin e simptomave dhe reaksionit të sistemit imunitar.
  • Imunoterapia. Në disa lloje alergjie që nuk mund të trajtohen me metodat e mësipërme, mjeku mund t’ju rekomandojë imunoterapinë. Metoda ka në bazë injektimin e ekstraktëve të alergjenit të purifikuar, në një periudhë kohore të caktuar. Një formë tjetër imunoterapie qëndron në marrjen e një tablete nën gjuhe(sublinguale) deri sa të shkrihet, kjo është përdorur për trajtimin e alergjive nga poleni.
  • Epinefrina. Nëse vuani nga disa lloje alergjie, mjeku mund t’ju japë një dozë epinephrine për raste urgjence, që ta mbani me vete për qetësimin e simptomave deri sa të merrni trajtimin e emergjences.

Masat paraprake në parandalimin e një reaksioni alergjik(në varësi të llojit të alergjise që keni:

  • Shmangia e alergjeneve të njohura. Përfshirë edhe rastet kur po merrni trajtimin, mundoheni t’i shmangni alergjenet.
  • Mbani një ditar. Mbani shënim ushqimet, substancat që ju japin alergji kur jeni në kontakt me to.
  • Mbani një byrzylyk mjekësor alarmi. Nëse jeni alergjik, me anë të byrzylykut (ose varëse), të tjerët e kuptojnë gjendjën tuaj dhe mund t’ju vijnë në ndihmë në rastet kur ju keni një reaksion alergjie dhe nuk mund të komunikoni.

“Gjetja për herë të parë e një lidhjeje mekanike ndërmjet datëlindjes dhe alergjisë, është një kënaqësi e madhe”, tha për Bioscience Technology, Dr. Gabrielle Lockett e Universitetit të Southampton.

Nga skanimi i gjenomeve të një grupi njerëzish nga ishulli i Wight në Angli, ekipi zbuloi markerin e metilimit te ADN- së, që në moshën 18 është akoma i lidhur me stinen e vitit ne te cilin keni lindur, shpjegoi Lockett. Ekipi i studiuesve arriti të bëje lidhjen mes sëmundjeve alergjike dhe markerit epigjenetik të datëlindjes, p.sh njerëzit e lindur në vjeshtë kanë një mundësi të madhe për shfaqjen e ekzemës krahasuar me të lindurit në pranverë.

“Kjo sugjeron që markerat epigjenetike (ku metilimi I And-se është një tip) mund të zgjasin mjaftueshëm sa të ndikojnë në rritjen e mundësisë për sëmundje alergjike”, tha Lockett.

Kufizimi i këtij studimi qëndron në faktin që është zhvilluar vetëm në një grup njerëzish në ishullin e Wight, edhe pse ky grup përgjithësisht përfaqëson popullsinë e Britanisë, duhen të zhvillohen studime të tjera në vazhdim për të treguar nëse e njëjta lidhje është edhe për popullsinë e vendëve të tjera.

 

 

Referencat:

http://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/allergies/basics/definition/con-20034030

http://www.medicinenet.com/allergy/article.htm

https://www.nlm.nih.gov/medlineplus/allergy.html

https://www.sciencedaily.com/news/health_medicine/allergy/

https://www.pollen.com/