111111

Zorra qorre, organi i lokalizuar në fund të zorrëve të holla ka qenë një mister për gjenerata të tëra. Megjithatë shkencëtarët pretendojnë që e kanë zbuluar funksionin e vërtetë të zorrës qorre. Ata thonë që zorra qorra vepron si një depo e baktereve të mira. 

Shkencëtarët nga Qendra Mjekësore e Duke University thonë që pas një sulmi diarreje të rëndë, kur zorrët i humbin banorët e tyre të mirë, zorra qorre ua siguron atyre bakteret e nevojshme ato "të mirat". Në këtë mënyrë zorrët e rifitojnë aftësinë e tyre duke vazhduar të kryejnë funksionin e tyre. 

Shkencëtarët erdhën deri te ky zbulim duke studiuar zorrën qorre të koalave. Koalat karakterizohen nga një zorrë qorre me përmasa shumë të mëdha. Është e ditur që kjo gjë i ndihmon ata në përpunimin e ushqimit, që përbëhet  kryesisht nga gjethe eukalipti. Ndryshe nga koalat, zorra qorre e njerëzve është shumë e vogël në madhësi. Profesor Vardaxis nga departamenti i Shkencave Mjekësore në Universitetin RMIT, thotë që tkurrja e zorrës qorre njerëzore është si rezultat i ndryshimit të dietës që ka ndodhur gjatë evolucionit. 

Për vite me radhë mjekët na kanë këshilluar për t’a hequr zorrën qorre, pasi ata besonin që ajo qëndron aty vetëm si një hije e një organi të përdorur më parë. 

Pavarësisht nga ky zbulim, profesori Bill Parker në një deklaratë ka thënë që ky zbulim nuk sugjeron që ne të kapemi pas zorrës qorre me çdo kusht. Ai shpjegon që nëse zorra qorre pezmatohet dhe ka ndezje, ne nuk duket ta shmangim heqjen e saj vetëm pse ajo ka një funksion. Ai më tej thotë që ky zbulim është një kënaqësi e veçantë dhe nuk dëshiron që të shkaktojë ndonjë të keqe.

Referencat:

  1.  http://politicalblindspot.com/scientists-finally-discover-the-function-of-the-human-appendix/
  2. http://humansarefree.com/2014/02/scientists-have-finally-discover.html

 

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.