Muaji për Vetëdijesimin ndaj Kancerit të Gjirit është një kampanjë që ndodh anembanë botës çdo vit dhe fokusohet në rëndësinë e vetëdijesimit, edukimin dhe hulumtimit ndaj kancerit të gjirit. Është poashtu koha kur secila grua është në qendër të vëmendjes me broshura, posterë, këshilla dhe gjëra tjera në mënyrë që të rritet vetëdijesimi.

Sigurisht që secila grua e jep maksimumin për të mbrojtur veten duke u informuar, duke u kontrolluar rregullisht si dhe duke jetuar një jetë të shëndetshme.

Në frymën e Muajit për Vetëdijesimin ndaj Kancerit të Gjirit ky artikull do të n’a informojë me faktorët e rrezikut që varen nga stili jetës dhe ndikojnë në zhvillimin e kancerit të gjirit.

Ashtu siç shumica nga ju e dini faktorët e rrezikut paraqesin çdo gjë që ndikon në mundësinë e paraqitjes së një sëmundje të caktuar. Nuk është e thënë që nëse e keni një faktor rreziku dhe do të zhvilloni sëmundjen. Mirëpo është e vërtetuar që ato e rrisin rrezikun.  Dhe poashtu nëse nuk keni asnjë faktorë rreziku nuk është e thënë që nuk do të zhvilloni sëmundjen, pasi që rol kyç luan ndërtimi gjenetik.

Këto janë disa nga faktorët e rrezikut:

  1. Oral contraceptivesKontraceptivët oral Në përgjithësi studimet tregojnë rritje të rrezikut ndaj kancerit të gjirit kur merren kontraceptivët oral. Pilulat e pasura me estrogjen rrisin rrezikun për kancer të gjirit, sidomos nëse doza e estrogjenit është 50 mikrogram e më shumë. Lajmi i mirë është që pas ndërprerjes së terapisë ky rrezik bie në vlera normale pas një periudhe kohore.
  2. Mbipesha Kjo ndërlidhshmëri është shumë komplekse; është pozitive për gratë të cilat shtojnë në peshë pas menopauzës dhe nuk është pozitive për gratë të cilat kanë qenë mbipeshë që nga fëmijëria. Kjo ndërlidhshmëri ka të bëjë me nivelet e estrogjenit, që është e provuar të jetë më i lartë në rastet me nivele të rritura të yndyrës.

 

  1. Alcohol consumptionKonsumimi i alkoolit Sipas Shoqërisë Amerikane të Kancerit, konsumimi i dy deri në pesë gota alkool në ditë rrit rrezikun për kancerin e gjirit për 15%. Alkooli mund të rrisë nivelin e estrogjenit si dhe të induktojnë dëmtime të ADN-së qelizore.
  2. Shtatzënia Shtatzënia para moshës 30 vjeçare zvogëlon rrezikun për kancer të gjirit. Në anën tjetër gratë të cilat nuk kanë fëmijë dhe ato që ngelin shtatzëna pas moshës 30 vjeçare kanë rrezik më të lartë ndaj kancerit të gjirit. Ky fakt ka të bëjë me pjekjen e qelizave të gjirit, të cilat e arrijnë maturitetin e tyre gjatë një shtatzënie të plotë. Poashtu ka të bëjë edhe me reduktimin e numrit të cikleve menstruale gjatë shtatzënisë.

Pregnancy before 30ies

  1. Gjidhënia Është e vërtetuar që gjidhënia zvogëlon rrezikun për zhvillimin e kancerit të gjirit, sidomos nëse ajo vazhdohet për 1½ deri në 2 vite. Ky fakt poashtu ka të bëjë me reduktimin e numrit të cikleve menstruale, që rezulton në zvogëlim të nivelit të estrogjenit.
  2. Aktiviteti fizik Një studim i bërë nga Iniciativa e Shëndetit të Grave ka rënë në përfundim që ecja e shpejtë prej 1.25 deri në 2.5 orë çdo javë redukton rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit për 18%.

 

Referencat:

  • http://www.medicaldaily.com/breast-cancer-awareness-month-6-little-known-habits-can-increase-cancer-risk-women-355816?rel=most_read5
  • http://www.cancer.org/cancer/breastcancer/detailedguide/breast-cancer-risk-factors
  • http://www.cancerresearchuk.org/about-cancer/type/breast-cancer/about/risks/definite-breast-cancer-risks
  • http://www.breastcancer.org/risk/factors
  • Imazhi i parë i adaptuar nga:
    http://www.mannapa.org/wp-content/uploads/2013/10/iStock_000015422218Small-610×250.jpg
  • Imazhi i dytë i adaptuar nga: http://www.packworld.com/sites/default/files/styles/lightbox/public/images/issues/09_11/jb_istock_birth_control_pack.jpg?itok=xO8oNdIm
  • Imazhi i tretë i adaptuar nga:
    http://static.guim.co.uk/sys-images/Guardian/About/General/2012/1/8/1326043142130/Alcohol-consumption–007.jpg
  • Imazhi i katërt i adaptuar nga:
    http://lennoncenter.org/wp-content/uploads/2014/09/breastfeeding.jpg

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.