Hyrja

HIV-i ështe një virus që dëmton qelizat e sistemit imunitar dhe dobëson aftësinë e trupit për të luftuar infeksionet dhe sëmudjen (1).  HIV1 dhe HIV2 janë dy forma të HIV-it, të izoluara nga pacientët. HIV-1 është tipi më i shpeshtë që shoqërohet me AIDS në SHBA, Evropë dhe Afrikë Qëndrore, ndërsa HIV2 shkakton një sëmundje të ngjajshme, kryesisht në Afrikën Perëndimore (2).AIDS (Sindroma e imunodeficiencës së fituar) u njoh për herë të parë si e veҫantë në vitin 1980 (2). Ajo është një sëmundje e shkaktuar nga HIV-i, dhe karakterizohet me imunosupresion që ҫon në infeksione oportuniste, neoplazma sekondare dhe manifestime neurologjike(2).

Fig.1 tregon një HIV virus duke sulmuar një qelizë T. Imazhi i marrë nga (2)

Statistikat

36.9 milion njerëz vlerësohet që janë të prekur në të gjithë botën (3). Nga kjo 2.1 milionë janë fëmijë (<15 vjet) (4). Prej tyre 70% jetojnë në Afrikë, 1-% në Azi, 9% në Amerikë, 6% në Evropë, dhe 4% në Pacifikun Perëndimor. Më shumë se 25 milionë vdekje i atribuohen HIV/AIDS-it, me 1-2 milonë vdekje për ҫdo vit (2,3). Studimet paraqesin që infeksionet e reja (në të gjitha moshat) kanë rënë nga 3.Four milionë (2.6-4.Four milion), që ishte në vitin 1996, në 1.Eight milion (1.4-2.Four milion) në vitin 2017 (5). Numri vjetor i vdekjeve globale nga sëmundja e lidhur për AIDS  në mes të njerëzve që jetojnë me HIV ka rënë nga 1.9 milion që ishte në vitin 2004, në 940 000 në vitin 2017 (5). Të dhënat e fundit tregojnë, që reduktimet e vdekjeve të shkaktuara nga sëmundja e lidhur për AIDS, është ndikuar në një masë të madhe nga përdorimi i terapisë antiretrovirale(5).

Fig.2 tregon statistikat e njerëzve që jetojnë me HIV bazuar në regjionin WHO, në vitin    2017 (në million). Imazhi i marrë nga (4)

Diagnoza dhe terapia

Identifikimi i HIV-it bëhet përmes detektimit të antitrupave specifik në serum ose plazmë, ose nga demonstrimi i pranisë se virusit përmes detektimit të ac.nukleik duke përdorur reaksionin zgjiror të polimerazës (PCR), testimi me p24 antigjen, ose më rrallë këto ditë, duke e rritur virusin në një kulturë. Sot përdoret edhe EIA(enzymatic immunoassay), Western blot si take a look at plotësues(6). Kura për HIV/AIDS ende nuk ekziston, mirëpo gjenden shumë barna të cilat mund ta kontrollojnë virusin. Trajtimi customary momental për infeksionin me HIV është pëerdorimi afatgjatë i terapisë antiretrovirale(ART), një regjim ditor i barnave, të cilat bllokojnë hapat e nevojitur për replikimin viral. N.q.s. trajtimi antiretroviral ndërprehet, ҫon në një fenomen të quajtur tërheqje virale (virusi bëhet i detektueshëm në sistemin e qarkullimit tw gjakut brenda ditësh), i cili mund të ҫojë në zhvillim të mëtutjeshëm drejt AIDS. Fatkeqësisht trajtimi antiretroviral nuk është përgjigjja për kurë, sepse nuk i shkatërron qelizat në rezervuarin viral, I cili formohet kur virusi fut gjenomin e tij në gjenomin e qelizës imunitare bartëse (7). Ekzistojnë barna të reja që targetojnë transkriptazën virale reverze, proteazën, integrazën, të cilat kanë ndryshuar “fytyrën” klinike të AIDS-it. Terapia antiretrovirale bashkë me këto barna të lartpërmendura kanë reduktuar vdekjet e shkaktuara në një masë shumë të madhe.

Klasat e barnave kundër HIV-it përfshijnë (8):

  • Inhibitorët e transkriptazës reverse jo-nukleozide(NNRTIs)
  • Inhibitorët e transkriptazës reverse nukleozide ose nucleotide(NRTIs)
  • Inhibitorët e proteazës (PIs)
  • Inhibitorët e fuzionit apo hyrjes
  • Inhibitorët e integrazës

Fig.Three Targetimi i HIV-it. A, Kur një individual është i infektuar me HIV, proteina Env në sipërfaqen virale mund të lidhet për receptorët në qelizat immune të quajtura qelizat T CD4+. Ky interaksion mundëson që virusi të hyjë në qelizë, te jetë pjesë e ADN sintezës duke përdorur ARN-në, dhe të insertohet në gjenomin e qelizës bartëse. Qelizat që në mënyrë aktive formojnë virus duke përdorur kopjet e insertuara të AND-së virale, quhen rezervuare virale aktive, dhe pjesët virale lirohen nga këto qeliza pas replikimit viral. Sidoqoftë, disa qeliza që kanë insertime virale të AND-së mund të jenë në një gjendje “dormante-gjumi”, pra rezervuar viral joaktiv-latent, që në të ardhmen mund të aktivizohet. b.Bar-On et al. raportojnë rezultatet e një studimi klinik, ku është testuar nëse përdorimi i dy antitrupave 3BNC117 and 10-1074, tipe të bNAbs, mund të ulin nivelet e HIV-it te njerëzit që nuk kanë përdorur terapi më herët. Dy antitrupat lidhen për pjesë të ndryshme të Env, dhe nuk e lënë virusin të lidhet dhe të infektojë ndonjë qelizë imunitare.c. Trajtimi customary momental për infektimin me HIV, njihet si terapi antiretrovirale(ART), dhe përmban regjim ditor të barnave që bllokojnë hapat në replikimin viral. d. Mendoza et al. raportojnë një studim klinik, ku testohet nëse 3BNC117 dhe 10-1074 mund të ulin nivelet e virusit në sistemin e qarkullimit të gjakut të njerëzve të cilët kanë ndërprerë përkohësisht terapinë antiretrovirale.Rezulatet e të dyjave studimet janë shumë inkurajuese, që përdorimi i dy bNAbs mund të ul nivelet e virusit për një kohë të caktuar. Imazhi i marrë nga (8).

Studimet e fundit

Antitrupat janë glikoproteina të mëdha në formë Y-je, të prodhuara kryesisht nga qelizat plazmatike në përgjigjje të antigjeneve, si p.sh.: mikroorganzimat dhe virusët. Duke u bazuar në zingjirët e rëndë të tyre, ekzistojnë 5 klasa të antitrupave (ose imunoglobulinave): IgA, IgG, IgM, IgE dhe IgD, të cilat i japin secilit izotip karakteristika dhe position të veҫanta (9).

Zbulimi i disa antitrupave shumë potent, të quajtur antitrupat me pwrdorim tw gjerw neutralizues(bNAb), ndihmuan idejën e lidhjes së antitrupave targetues të HIV-it për një proteinë në sipërfaqen virale, të quajtur Env (nevojitet për futjen e HIV-it në një qelizë imunitare bartëse) dhe për ta bllokuar atë. Përdorimi particular person i bNABs(antitrupave gjerësisht neutralizues) si trajtime klinike është testuar. Ato kanë treguar siguri dhe tolerancë. Administrimi me këtë terapi nevojitet vetëm ҫdo disa javë, në mënyrë që të mbaj nivelet konstante të bNAb në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe në inde. Testet e kaluara të efekteve individuale të dy bNAbs- ose 3BNC117 ose VRC01- treguan një supresion të nivelit të HIV-it në gjak për 6-10 javë, por pastaj ka ndodhur tërheqja virale dhe studimet kanë raportuar praninë e varianteve të antitrupave rezistent viral (7).

Mendoza et al. dhe Bar-On et al. kanë kryer fazën Ib të testeve klinike(studime për të testuar sigurinë e një trajtimi) në mënyrë që të vërtetojnë nëse kombinimi i dy bNAbs (3BNC117 and 10-1074) që targetojnë vende të veҫanta në Env ulin probabilitetin e formimit të rezistencës virale, dhe  kontrollojnë nivelet virale te njerëzit e infektuar me HIV, të cilët nuk kanë marrë terapi antiretrovirale gjatë kohës së studimit (testit, eksperimentit). Pas eksperimenteve të bëra nga Mendoza et al. dhe Bar-On et al. te njerëzit që kanë ndërprerë përkohësisht trajtimin me ART (terapi antiretrovirale) apo tek ata që nuk kanë marrë më herët ART, rezultate impresive dolën nga analizimi i efekteve të bNAbs në të dyja studimet. Nivelet e HIV-it në qarkullimin e gjakut u zvogëluan në krahasim me ato në fillim të studimit. Tërheqjes virale iu deshën javë për të ndodhur, edhe kur ndodhi pat shumë pak evidencë për rezistencë virale në të dy bNAbs.Studimi i Bar-On dhe kolegëve në  përdorimin e dy bNAbs tregoi supresion të niveleve virale në sistemin e qarkullim të gjakut për 86 ditë, përafërsisht 60 ditë më shumë sesa pas trajtimit me vetëm një bNAb targetues. Mendoza dhe kolegët përdorën një take a look at të prodhimit viral kuantitativ in vitro për të vlerësuar madhësinë e rezervuarit viral. Madhësia e rezervuarit viral mbeti e njëjta para dhe pas trajtimit me bNAb. Sidoqoftë, studimet të tjera do të nevojiteshin për të vërtetuar saktësisht nëse bNAbs ndikojnë në rezervuarin viral (7). Është me të vërtetë motivuese të dish që antitrupat me pwrdorim tw gjerw neutralizues (bNAbs) do të mund të përdoreshin si armë shumë e dobishme për të luftuar HIV-in.

COPYRIGHT:  KY artikull është pronë e We Converse Science, institut  jo fitimprurës themeluar nga dy shkencëtaret shqipëtare  Dr. Detina Zalli  dhe Dr. Argita Zalli (Imperial Faculty London). Artikulli është shkruar nga Veton Guraziu (Universiteti i Prishtinës) në kujdestari te Dr. Detina Zalli.

REFERENCAT:

1.NHS, HIV and AIDS (3.4.2018) Retrieved, October 1, 2018 from: https://www.nhs.uk/circumstances/hiv-and-aids/

2.WebMD,(2017) A visible information to HIV/AIDS, slideshow nr.3

3.Vinay Kumar, MBBS, MD, FRCPath, Abul Okay. Abbas, MBBS, Jon C.Aster, MD, PhD, Robbins primary pathology,Illnesses of the immune system, Acquired Immunodeficiency Syndrome pg.173, 174, 175, 176, 177, 10 th version, Elsevier.

4.World Well being Organisation(2017) HIV/AIDS information and statistics, Retrieved October 1, 2018 from: http://www.who.int/hiv/information/en/

  1. HIV gov (2016) The worldwide HIV/AIDS epidemic, Retrieved October 1, 2018 from: https://www.hiv.gov/hiv-basics/overview/data-and-trends/global-statistics

6.UNAIDS DATA (2018) State of epidemic, Retrieved October 1, 2018 from: http://www.aidsdatahub.org/websites/default/recordsdata/publication/UNAIDS_Data_2018.pdf

7.PMC- US Nationwide library of medication, Nationwide Institute of Well being (2005) The laboratory analysis of HIV infections, Margaret Fearon, MD FRCPC, Retrieve October 1, 2018 from: https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC2095005/

  1. Nature,26 September 2018 Antibodies pose a double menace to HIV, Retrieve October 1, 2018 from: https://www.nature.com/articles/d41586-018-06773-8#ref-CR2

9.Mayo Clinic, HIV/AIDS, Analysis and remedy, Retrieved October 1, 2018 from: https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/hiv-aids/diagnosis-treatment/drc-20373531

  1. Pacific immunology, Antibody introduction, Retrieved October 1, 2018 from: https://www.pacificimmunology.com/sources/antibody-introduction/what-is-an-antibody/