Shkencëtaret mund të kenë gjetur zgjidhjen që do t’i mbaj syzet larg një të tretës se popullsisë botërore.

Miopia është duke marrë përmasa epidemike. Personat miopë kanë probleme për të pare objektet në distance, por mund të shohin shumë mire ato afër.

Personat që janë miope kanë atë që quhet gabim në refraktim. Te këta persona kokërdhoku i syrit është shume i gjatë, ose kornea është shume e kurvatuar, dhe prandaj drita që hynë nuk fokusohet në mënyrë të saktë. imazhi fokusohet përpara retinës në vend që të fokusohej direkt në retinë, duke shkaktuar shikim të turbullt.

Në SHBA, më shumë se 40 përqind e popullsisë ka nevoje për syze dhe besohet se në fund të kësaj dekade një e treta e popullsisë botërore do të ketë probleme me shikimin. Kjo rritje e këtyre shifrave i ka bërë shkencëtaret të duan të dinë më shumë për shkaqet që e sjellin atë. Sipas një raporti të publikuar nga revista Nature , një shpjegim i mirë për ketë situate është që të rinjtë janë duke kaluar shumë kohë brenda dyerve.

Një studim me binjaket tregoj që ADN kishte influence në miopi, por gjenet nuk përbëjnë të gjithë historinë. Miopia është lidhur gjithmonë me kohën e gjatë që kalohet duke studiuar dhe kërkimet e reja janë duke e pohuar gjithnjë e më shume këtë fakt. Për shembull, në Kinë 90 përqind e adoleshentëve janë miope dhe nuk ka asnjë çudi që mesatarisht një 15 vjeçar në Shangai harxhon 14 ore në jave duke studiuar. Vitin e shkuar disa studiues gjerman gjetën që studentët të cilët kishin nivel arsimor më të lartë kishin edhe një shpeshti më të madhe të miopisë.

Akoma nuk dihet ndonjë rruge e saktë për të ulur nivelet e miopisë, por një kërkues australian gjeti që fëmijët mund të mbanin një shikim të mirë duke kaluar tre orë në ditë në dritë 10, 000 lumens ose më shumë. Kërkuesit bien dakord që fëmijët që kalojnë më shumë kohë jashtë do të mbajnë një shikim të mirë për një kohë më të gjatë.

 

Referenca: http://www.popsci.com/why-are-so-many-people-nearsighted

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.