kioInhibuesit e pompës protonike (IPP) bllokojnë enzimën në murin e stomakut që prodhon acid duke reduktuar në këtë mënyrë aciditetin. Acidi shkakton formimin e ulcerave në ezofag, stomak dhe duoden, prandaj duke reduktuar aciditetin me anë të IPP parandalohen dhe mund të shërohen ulcerat ekzistuese në ezofag, stomak dhe duoden.

 

                                         

 

Inhibitorët e pompës protonike që përdoren janë:

Omeprazole

Lansoprazole

Dexlansoprazol

Rabeprazol

Pantoprazole

Esomeprazole[2]

Demenca është një term i përgjithshëm për humbjen e memories dhe aftësive të tjera mentale, mjaft të rënda që ndikojnë në jetën e përditshme dhe shkaktohet nga ndryshime fizike të trurit.

opiSimptomat e demencës janë të shumta, por të paktën dy nga funksionet mentale të mëposhtme duhet te jenë së bashku që të konsiderohet demencë:

  • Kujtesa
  • Komunikimi dhe gjuha
  • Aftësia e vëmendjës dhe përqëndrimi
  • Arsyetimi dhe gjykimi
  • Përceptimi pamor

Llojet e demences janë:

  • Sëmundja e Alzhaimërit
  • Demenca vaskulare
  • Demenca e trupit të Levit
  • Demenca  mikse
  • Sëmundja e Parkinsonit
  • Demenca frontotemporale
  • Sëmundja Creutzfeldt-Jakob
  • Presioni normal hydrocephalus
  • Sëmundja Huntington
  • Sindroma Ëernicke-Korsakoff.[1]

Lidhja mes përdorimit të IPP dhe demencës u analizua duke përdorur varësinë e kohës ne rikthimin e enzimes Cox. Modeli është përshtatur për të gjithë faktorët ndikues, përfshirë moshën, gjininë dhe polifarmacinë.

Rezultati. U analizuan 73679 pjesëmarrës 75 vjeç e lart të cilët nuk vuanin nga demenca.Pacientët që merrnin mjekimin me IPP në mënyrë të rregullt(n= 2950; mesatarja [SD] e moshës, 83.8 vjec; 77.9% femra) shfaqën një rritje të konsiderueshme të demencës krahasuar me pacientët që nuk merrnin mjekimin me IPP(n= 70729; mesatarja e moshës [SD] 83.0 vjec; 73.6% femra).

Konkluzioni dhe zbulimi. Shmangia e mjekimit me IPP mund të parandaloje zhvillimin e demencës. Ky zbulim mbështetët në analizën më të fundit farmakoepidemiologjike në të dhënat e para dhe është në një linje me modelët e minjve në të cilët përdorimi i IPP rrit nivelin e β-amiloid në trurin e tyre. Prova klinike rastësore janë të nevojshme për te ekzaminur këtë lidhje me më shumë detaje.[3]

Pickett tha që janë të nevojshme studime të mëtejshme për të përcaktuar shkakun e efektit të IPP në demencë:

“Ndërkohë që disa mjekime mund të kenë një rol të vogël në zhvillimin e demencës, një person mund të bëje shumë për të reduktuar riskun e shfaqjes së kësaj sëmundjeje, si p.sh mbajtja e një diete të balancuar, ushtrime në mënyrë të rregullt dhe menaxhimi i faktorëve vaskulare si tensioni dhe diabeti.”[4]

 

Referencat:

1. http://www.alz.org/what-is-dementia.asp

2. http://www.medicinenet.com/proton-pump_inhibitors/article.htm

3. http://archneur.jamanetwork.com/article.aspx?articleid=2487379

4.http://www.pharmaceutical-journal.com/news-and-analysis/study-finds-link-between-proton-pump-inhibitors-and-dementia/20200725.article

5. http://www.medscape.com/viewarticle/859438

6. http://www.alzdiscovery.org/cognitive-vitality/article/proton-pump-inhibitors