silencer

Shkenctarët në Imperial College London kanë zbuluar se një molekulë kyçe në qelizat e kancerit të gjirit dhe të mushkrive mund të ndihmojë në ndërprerjen e aftësisë së kancerit për tu përhapur në trup.

Kanceri ndodh pasi një qelizë e vetme në një ind dëmtohet gjenetikisht dhe në mënyrë progresive prodhon qeliza si pasojë e një proliferimi të pakontrolluar. Disa qeliza kanceroze fitojnë aftësinë për të depërtuar përmes enëve të gjakut apo sistemit limfatik pas së cilave ato qarkullojnë përmes rrymës së gjakut dhe pushtojnë vende të tjera në trup. Ky proces që pason rritjen tumorale quhet metastazë.

Gjetjet nga kërkuesit në Imperial College London, të cilat janë tashmë të publikuara në revistën Embo Reports mund të ndihmojnë shkenctarët që të zhvillojnë trajtime të reja për të parandaluar kancerin të udhëtojë përgjatë trupit-ose për të prodhuar lloje të caktuara testesh diagnostikuese që u lejon mjekëve të masin se sa mundësi ka kanceri për tu përhapur.

Profesori Justin Stebbing, autori parësor i studimit nga Departamenti i Kirurgjisë dhe Kancerit në Imperial shpjegon se kancerët qëkanë tendencën për tu përhapur kanë një prognozë më të keqe. “Aftësia e kancerit për tu përhapur në trup ka një impakt të madh në mbijetesën e një pacienti. Gjithsesi ne akoma nuk e dimë pse disa tipe kancerësh përhapen në të gjithë trupin, ndërkohë që disa të tjerë qëndrojnë në një vend. Ky studim ka hedhur dritë mbi këtë proces.

Kërkuesit po shikonin në qelizat e kancerit të gjirit dhe të mushkrive dhe ata gjetën se një proteinë e quajtur MARK4 lejon qelizat të shkëputen dhe të lëvizin në pjesëtëtjeratëtrupit si psh në tru dhe mëlçi. Megjithëse shkenctarët janë të pasigurtë se si e bën këtë, një teori është që ajo ndikon në citoskeletin e qelizës duke e lejuar atë të lëvizë më me lehtësi në trup.

Skuadra  gjeti që një molekulë të quajtur‘’miR-515-5p’’qëndihmonqë ta bëjë të heshtur apo inaktiv gjenin që kodon për MARK4.

Në studim, skuadra përdori qelizat e kancerit të gjirit dhe të mushkrive për të treguar që molekulat‘’miR-515-5p’’ e bëjnë të heshtur gjenin MARK4.Më pas ato e konfirmuan këtë përfundim në modelet me minj, që tregoi se duke rritur sasinë e ‘’miR-515-5p’’parandalohet përhapja e qelizave kanceroze. Studimi gjithashtu zbuloi se molekula që bën gjenin inaktiv është gjetur në nivele të ulëta në tumoret që përhapen në trup.

Më pas, skuadra gjithashtu vërtetoi se pacientët me kancer të mushkrive apo kancer të gjirit, të cilët kishin nivele të ulëta të këtyre molekulave silenciatore‒ose sasi të larta të MARK4‒ kishin shkallë më të ulët të mbijetesës.

Shkencëtarët po kërkojnë nëse gjeni MARK4 ose molekula silenciatore mund të vihen në shenjestër nga barnat. Ata gjithashtu po shqyrtojnë nëse këto molekula mund të përdoren për të zhvilluar një test për të treguar nëse kanceri I një pacienti ka gjasa të përhapet.

Profesor Stebbing u shpreh:” Në punën tonë ne kemi treguar që kjo molekulë silenciatore është përgjejgjëse për përhapjen e kancerit. Ky është një kërkim në fazat fillestare, kështu që na nevojiten më shumë studime për të kuptuar më shumë rreth kësaj molekule dhe nëse ajo është prezente në tipe të tjera kancerësh’’.

Dr.Olivier Pardo, autori udhëheqës i këtij artikulli, gjithashtu nga Departamenti i Kirurgjisë dhe Kancerit në Imperial College London, shtoi:”Punajonëgjithashtuidentifikoi që MARK4 lejon që qelizat e kancerit të gjirit dhe mushkrive të ndahen dhe të pushtojnë pjesët e tjera të trupit.Këto përfundime mund të kenë implikime në kancerin e gjirit dhe të mushkrive, dy kancerët më vrastarë në të gjithë botën.

Referencat:

http://www3.imperial.ac.uk/newsandeventspggrp/imperialcollege/newssummary/news_21-3-2016-14-56-5

http://www.sciencenewsline.com/news/2016032116310017.html

http://www.technologynetworks.com/RNAi/news.aspx?id=189704