Kimikati  i përdorur gjerësisht për pjekjen artificiale   të  frutave  është  CaC2 (karbidi i kalciumit,  i cili përmban ndotës të tillë si arsenik dhe fosfor, të cilët mund të jenë fatale për jetën e  njerëzve. Në vetvete, CaCo2 është kancerogjen i njohur – një agjent që ka aftësinë për të ndryshuar qelizat normale në qeliza kanceroze. Përveç kësaj, karbidi  kalciumit  është një përbërje kimike e rrezikshme dhe korrozive, që shkakton efekte të ndryshme anësore në shëndetin e njeriut. Edhe pse ne  përqëndrime të ulëta, ky lloj kimikati është gjithashtu i dëmshëm për jetën ujore.

Karbidi i kalciumit (CaC 2) është një përbërje kimike e pastër, pa ngjyrë, por shumica e mostrave kanë një ngjyrë që varion nga e zeza në të bardhë- gri.

Frutat dhe perimet janë tepër ushqyese dhe janë një grup kyç ushqimor për konsum të përditshëm.  Për të mbrojtur nga kalbja ose prishja, ato raportohen të jenë të kontaminuara me kimikate toksike, që sjellin rreziqe shëndetësore. Kimikatet si karbidi i kalciumit, etephon dhe oksitocina thuhet se janë duke u përdorur në fermat e frutave dhe perimeve për pjekjen artificiale, duke rritur respektivisht madhësinë e frutave dhe perimeve. Përdorimi i karbidit të kalciumit po shmanget në të gjithë botën, për shkak të rreziqeve të lidhura me shëndetin. Trajtimi me  karbid kalciumi është jashtëzakonisht i rrezikshëm, sepse përmban sasi të konsiderueshme të ndotësve si arseniku dhe fosfori, dhe në  tretësire ujore, prodhon gaz acetilen. Ekspozimi i njeriut ndaj kimikateve në nivele toksike është i njohur ose dyshohet të përfshihet në shfaqjen e kancerit, sëmundjeve kardiovaskulare, mosfunksionim të veshkave dhe mëlçisë, çekuilibër hormonal, dhe shumë sëmundje dhe çrregullime të tjera. Përveç kësaj, pabarazitë ushqimore në vitamina dhe minerale kyçe gjithashtu kontribuojnë në shumë prej këtyre sëmundjeve dhe çrregullimeve ( Dr. Nilesh S Amritkar, MD, Envirocare Labs).

Trajtimi me karbid kalciumi, që përdoret  për rritjen artificiale të frutave të tilla si mango, është një praktikë jo e shëndetshme dhe është e ndaluar me ligj. Kur përdoret në mango, ky lloj kimikati zvogëlon sasinë e lagështirës  në frut. Gazrat arsenik dhe fosfor që çlirohen nga pluhuri i karbidit të kalciumit e kthejnë lëkurën e jashtme të mangos në të  verdhë dhe pjekin frutin  vetëm në   një masë të caktuar. Frutat artificialisht të pjekura, përmes këtij procesi, duken të shëndetshme, por pulpa nuk është pjekur plotësisht. Tregtarët e frutave po e përdorin këtë praktikë  për të fituar para më shpejt, për të shmangur 8-15 ditët e nevojshme për pjekjen natyrore e frutave. Ky lloj kimikati  përdoret  edhe në aplikime të tjera, të tilla si: në  përpunimin e metaleve dhe saldim, thuhet se janë kancerogjene—Shashikant Kekare, Joint Commissioner, Food & Drug Administration (Pune).

 

COPYCIGHT:  KY artikull është pronë e We Speak Science, institut  jo fitimprurës themeluar nga dy shkencëtaret shqipëtare  Dr. Detina Zalli ( Harvart University)  dhe Dr. Argita Zalli (Imperial College London).Artikulli është përkthyer dhe përshtatur nga Dalina Perzefi.

REFERENCES:

http://www.dnaindia.com/pune/speak-up-pune-speak-up-how-hazardous-is-chemical-ripening-of-fruits-1988192

https://www.telegraph.co.uk/news/2017/11/27/number-toxic-chemicals-applied-vegetables-has-risen-17-fold/

https://www.indiatoday.in/mail-today/story/mangoes-ripening-fruits-calcium-carbide-chemical-cancer-260018-2015-06-28

https://www.linkedin.com/pulse/chemicals-used-ripening-fruits-vegetables-nilesh-amritkar