HIV- virusi I imunodeficiences njerezore eshte nje Lentivirus qe shkakton semundjen e imunodeficiences se fituar (SIDA), gjendje ne te cilen si pasoje e demtimit serioz te sistemit imun predominojne infeksionet oportune dhe kanceret.
SIDA u observua per here te pare klinikisht ne 1981 ne SHBA.
HIV-1 dhe HIV-2 (te dy nentipet e HIV) besohet se origjinen e kane nga primatet jo human ne Afrike dhe gjithashtu besohet se ky virus eshte transmetuar nga keta primate tek njerezit, proces i cili njihet me emrin zoonoze.
Infeksioni I HIV mund te transmetohet nepermjet gjakut, spermes, lengut vaginal dhe ushqyerjes me gji. Ne keto lengje trupore HIV ndodhet edhe si pjeseza te lira te virusit edhe ne brendesi te qelizave imune te infektuara.
HIV infekton qelizat e sistemit tone imun si qelizat T helper ( sidomos ato CD4+), makrofaget dhe qelizat dendritike.
Shumica e njerezve qe infektohen nga HIV shfaqin shenjat e nje gripi te lehte nje ose dy muaj pasi virusi ka invaduar ne trupin e njeriut, situate e cila njihet si infeksion nga HIV primare ose akute. Shenjat dhe simptomat e mundshme perfshijne:
Temperature subfebrile, dhimbje koke, dhimbje muskulare, dhimbje fyti, dhimbje artikulare dhe diarre.
Nese individi I infektuar nuk merr asnje mjekim per HIV, semundja ne menyre tipike progreson drejt SIDA ne nje shtrirje kohor prej afro 10 vitesh. Ne momentin qe infeksioni ka shkaktuar tashme SIDA, sistemi imun I pacientit eshte shume I demtuar duke e bere ate vulnerable kundrejt infeksioneve oportune. Shenjat dhe simptomat e disa nga keto infeksione perfshijne:
Frisone dhe temperature me e larte se 38 C per disa jave me rradhe, kolle, diarre kronike, humbje ne peshe, lodhje e vazhdueshme.
Afersisht 35.3 milion njerez jane te infektuar nga HIV sot ne bote.
Deri me tani nuk ka kure apo vaksine efektike kunder HIV. Trajtimi kryesisht konsiston ne terapi me antiretrovirale te cilet kane si qellim te ngadalesojne progresionin e semundjes. Ne protokollet e trajtimit perfshihen edhe parandalimi dhe trajtimi i infeksioneve oportune qe invadojne organizmin.
Kerkuesit ne Universitetin Temple ne Filadelfia kane arritur ta shkaterrojne virusin ne brendesi te qelizave humane.
“ Eshte nje arritje e madhe sepse per here te pare ne praktiken laboratorike eshte arritur qe HIV te crrenjoset nga qelizat humane, thote Dr.Khamel Khalili, drejtues i grupit te kerkuesve ne Temple’s Center for Neurovirology.
Teknika qe zhvilloi dr. Halili vepron mbi ADN dhe shkaterron viruset qe kane invaduar qelizen. Tanime ka ngelur vetem te gjendet metoda per ta zhvilluar kete praktike fillimisht tek kafshet dhe me pas tek njerezit.
“ Ne kemi nje kure per eleminimin e HIV. Ne kemi nje praktike qe eleminon virusin nga qelizat ne praktikat laboratorike” thote dr.Khalili.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.