• Është e mundur të përhapësh gripin thjesht duke marrë frymë, pa qenë nevoja të kollitesh apo teshtish.
  • Ajri është parë të jetë i mbushur me virus, veçanërisht në fazën e hershme të infeksionit.
  • Nëse jeni të sëmurë dhe keni simptoma të gripit, edhe nëse nuk kolliteni, përpiquni të qëndroni larg të tjerëve.

Për vite me rradhë ju është thënë të mbuloni gojën kur kolliteni ose teshtini, veçanërisht kur jeni të sëmurë. Një studim i ri zbuloi se mund të përhapni gripin edhe thjesht duke marrë frymë, pa qenë nevoja të kolliteni apo teshtini.

Studiuesit në Universitetin e Maryland zbuluan virusin infektues në ajrin qe pacientët nxirrnin. Analiza e 142 pacientëve zbuloi se pacientët është më e mundshme ta depozitojnë virusin në ajrin rreth tyre në fazën e hershme të infeksionit, specifikisht në ditët e para kur ato shfaqin simptomat e gripit (temperaturë, kollë, dhimbje fyti, dhimbje trupi, lodhje).

Rreth botës po qarkullojnë tipe të ndryshme virusesh, por H3N2 është lloji më agresiv, edhe pse nuk dihet qartësisht pse. Ekspertët besojnë se kjo ka të bëjë me faktin se vaksinat janë më pak efikase ndaj tij si dhe duket se ky virus sulmon organizmin më fuqishëm, duke shkaktuar më shumë vdekje.

H3N2 është lloji më i përhapur i virusit këtë dimër, deri tani dhe i njëjti që e shndërroi vitin 2014, në vitin me sezonin më agresiv të gripit në kohët e fundit.

Sipas profesionistëve të shëndetësisë në të gjithë botën, këshilla më e rëndësishme që duhet të keni parasysh në këtë peridhë gripi është të qëndroni larg njerëzve kur ndiheni sëmurë me simptoma gripi, edhe nëse nuk kolliteni. Qëndrimi në shtëpi mund të bëjë vërtetë diferencën. Specialistët në botë i nxisin të gjithë të vaksinohen dhe bëjnë me dije se nuk është vonë për të mbrojtur veten nga virusi.

 

COPYRIGHT: Ky artikull është pronë e We Speak Science, institutit jo fitimprurës themeluar nga dy shkencëtaret shqipëtare Dr. Detina Zalli (Harvard University) dhe Dr. Argita Zalli (Imperial College London). Artikulli është shkruar nga Harmela Sinanaj (Universiteti i Mjekësisë, Tiranë).

REFERENCAT:

 

  1. http://www.telegraph.co.uk/science/2018/01/19/flu-outbreak-role-simple-breathing-far-greater-spreading-virus/
  2. http://time.com/5109729/flu-spread-breathing/
  3. http://www.dailymail.co.uk/health/article-5286061/Flu-spread-just-BREATHING.html
  4. https://www.nbcnews.com/health/health-news/influenza-might-spread-air-study-finds-n839166