Ushqimi i shëndetshëm është jo vetëm i mirë për trupin tuaj por edhe për mendjen. Truri ka nevojë për lëndë ushqyese njëlloj si zemra, mushkritë apo edhe muskujt. Pra besojeni ose jo, ka një numër te madh shqimesh që e mbrojnë trurin tuaj.

klea

Këto janë gjashtë ushqimet që do ta mbajnë trurin tuaj të shëndetshëm.

1- Për të ndërtuar trurin duhen “Acidet Yndyrore, Omega-3”. 

Pjesa më e madhe e qelizave të trurit është e ndërtuar nga acide yndyrore të shëndetshme, duke përfshirë edhe acidet yndyrore të quajtura Omega-3. Ndërkohë që truri vazhdon të rregullojë vetveten dhe të shtojë neurone të reja, ka nevojë  për një sasi të madhe Omega-3. 

Keto janë burimet më të mira nga mund të merren acidet yndyrore Omega-3: Salmoni, Peshku Albacore, Tuna, Vaj i Linit (Flaxseed), Vaj i lules Canola, Arrat dhe Vezët.

2- Për të mbrojtur trurin duhen “Antioksidantët”.

Me rritjen në moshë, radikalet e lira në tru do të fillojnë të shkatërrojnë qelizat e trurit. Kjo është një nga arsyet pse njerëzit e moshur kanë humbje te memories. Zgjidhja për këtë qëndron te antioksidantët. Ata i kthejnë radikalet e lira në të padëmshme. Ja kush janë burime të mira antioksidantësh: Boronicat, Karrotat,, Hudhrat, Rrushi i Kuq, Spinaqi, Sojë, Caj, Domatja dhe Gruri.

3- Për ti dhënë  Trurit “Shkëlqim” duhen “Proteina me Përmbajtje të Lartë Tirozine”.

Truri juaj ka neurone dhe neurotransmetues. Triptofani, pjesë përbërëse e neurotransmetuesve, nuk mund të sintetizohet nga vetë trupi. Për këtë arsye ai duhet të merret me anë të ushqimeve. Disa nga ushqimet më të mira për të  shtuar gjendjen e alarmit, përqëndrimit dhe energjisë janë: Produktet e Bulmetit, Vezët, Produktet e Detit dhe Soja.

4- Për të Hidratuar Trurin duhet “ Uji”.

5- Blloqet Ndërtuese të Trurit janë: “Vitaminat dhe Mineralet”.

Disa nga ato përfshijnë: Vit B6, Vit B12, Vit C, Hekur, dhe Kalcium.

6- Për të rregulluar Burimin e Energjisë duhen “Fibrat”.

Fibrat i marrim kryesisht nëpërmjet ushqimeve. Konsumimi i një diete të pasur në fibra do të ngadalësojë tretjen dhe gradualisht do të çlirojë sheqerin në gjak. Ky sheqer më pas do të përdoret nga truri. Ushqimet të cilat përmbajnë shumë fibra janë: Perimet si brokoli, bizelet dhe spinaqi, Frutat e thata, kryesisht bajamet, Drithërat si orizi kaftë dhe elbi.

Kjo ishte. Pra nëse ti je duke kërkuar ta përmirësosh memorien, konsumimi i produkteve të mësipërme do t’ju ndihmojë. Dhe mos harroni qëndrojini sa më shumë larg të mundeni ushqimeve me shumë sheqer dhe yndyrna, në mënyrë që të keni një tru sa më të shëndetshëm.

Referenca:

  1. http://www.pickthebrain.com/blog/6-foods-to-help-improve-your-brain-memory-power/
  2. http://health.usnews.com/health-news/health-wellness/slideshows/6-foods-that-can-keep-your-brain-sharp/1

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.