Të kontrollosh ëndërrat e dikujt dhe të jetosh atje atë që është e pamundur në jetën e vërtetë – një ide më të vërtetë tunduese. Disa njerëz- të ashtuquajturit ëndërrimtarët e kthjellur – mund t’a bëjnë këtë gjë. Hulmtuesit nga Instituti Max Planck për Zhvillimin Njerëzorë në Berlin dhe nga Instituti i Psikiatrisë Max Planck në Minhen kanë zbuluar që fusha në tru që mndëson vetë-reflektimin është më e madhe në ëndërrimtarët e kthjellur. Kështu që, ëndërrimtarët e kthjellur ndoshta edhe janë më shumë vetë-reflektues në gjendje të zgjuar.
Në ëndërrimtarët e kthjellur krahasuar me njerëzit tjerë, korteksi prefrontal që mundëson vetë-reflektimin është me i madh.
© MPI for Human Development
Ëndërrimtarët e kthjelltë janë të vetëdijshëm për ëndërrimin gjatë ëndërrimit. Ndonjëherë, ato edhe mund të marin pjesë aktive në ëndërrat e tyre. Shumica nga ata, sidoqoftë, e kanë këtë eksperiencë vetëm disa herë në vit dhe shumë pak nga ata çdo natë. Forumet në internet dhe blogjet janë përplotë me instruksione dhe këshilla për ëndërrimin e kthjelltë. Ndoshta, ëndërrimi i kthjellur është ngushtë i lidhur me aftësinë e njeriut për vetë-reflektim – ose e ashtuquajtura metakognicion.
Neuroshkenctarët nga Instituti Max Planck për Zhvillim Njerëzorë dhe Instituti i Psikiatrisë Max Planck kanë krahasuar strukturat e trurit të ëndërrimtarëve me ëndërra të kthjellta të shpeshta me trurin e pjesëmarrësëve që asnjeherë ose rralle herë kanë ëndërra të kthjellëta. Kështu, korteksi prefrontal i përparëm, fusha e trurit që kontrollon proceset e vetëdijshme kognitive dhe që luan rol të rëndësishëm në aftësitë vetë-reflektuese, është më e madhe në ëndërrimtarët e kthjelltë.
Ndryshimet në vëllimet e korteksit prefrontal të përparëm të ëndërrimtarëve të kthjelltë dhe ato jo-të kthjelltë sugjerojnë që ëndërrimi i kthjellur dhe metakognicioni janë padyshim ngushtë të lidhura. Kjo teori mbështetet nga imazhe të trurit që janë bërë gjatë kohës kur personat e studiuar zgjidhnin teste metakognituese duke qenë të zgjuar. Këto imazhe tregojnë që aktiviteti i trurit në korteksin prefrontal të përparëm ishte më i lartë në ëndërrimtarët e kthjelltë.

“Rezultatet tona indikojnë që vetë-reflektimi në jetën e përditshme është më shumë i shprehur në persont që pa problem mund t’i kontrollojnë ëndërrat e tyre,” thotë Elisa Filevich, post-doc në Qendrën për Psikologjinë e Jetëgjatësisë në Institutin Max Planck për Zhvillim Njerëzorë.
Hulumtuesit më tutje duan të dijnë nëse aftësitë metakognitive mund të trajnohen. Në një studim përcjellës, ato kanë ndër mend të trajnojnë vullnetarët në ëndërrimin e kthjlltë për të ekzaminuar nëse kjo gjë do të përmirësojë aftësinë e vetë-reflektimit.
KS/AN/HR

1. Ëndërrimtarët e kthjelltë janë të vetëdijshëm për ëndërrimin gjatë ëndërrimit.
2. Ëndërrimi i kthjellur është ngushtë i lidhur me vetë-reflektimin ose metakognicionin.
3. Shkenctarët kanë zbuluar që korteksi prefrontal i përparëm është më i madh në ëndërrimtarët e kthjelltë në krahasim më ato që nuk përjetojnë ëndërra të kthjellura.
4. Studimet në të ardhmen parashohin trajnimin e aftësive metakognitive.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.