Hyrja

Kur organizmi ka mungese te vitamines B12 nuk do te kete mjaftueshem qeliza te kuqe te gjakut dhe nje lloj anemie e quajtur ndryshe anemia megaloblastike shfaqet. Qelizat e kuqe te gjakut kane per funksion te shperndajne oksigjen ne te gjithe trupin me ane te nje substance te quajtur hemoglobine. Vitamina te caktuare perfshire vitaminen B12 dhe acidi folik nevojiten per krijimin e ketyre qelizave dhe jo vetem por edhe per mbajtjen e shendetshme te trurit pasi kjo vitamine perben nje pjese te rendesishme te neuroneve te cilat transmetojne sinjale ne tru.Vitamina B12 nevojitet per rritjen e muskujve dhe krijimin e ADN-se e cila pa te cilen nuk ndodh ndarja e qelizave te gjakut dhe ato shfaqen jane teper te medha per te bene funksionale. E njejta gje ndodh gjate kemioterapise ku numri i qelizave te kuqe te gjakut bie duke na lene pa energji dhe me nje sistem imunitar te dobet. Kjo semundje prek me teper njerezit e moshuar ku 1 ne 10 jane te moshes 75 dhe 1 ne 20 te moshes 65-74 vjecare pasi efikasiteti i absorbimi ulet per shkak te pakesimit te lengjerave te stomakut si acidi hidroklorik i cili ndan molekulen e vitamines B12 nga ushqimet e tjera. Kur nuk ke mjaftueshem qeliza te kuqe gjaku atehere trupi nuk funksionin sic duhet dhe shfaqen shenja te anemise. Tipet e anemive jane nga me te ndryshmet me me te degjuaren ate te mungeses se hekurit por cdo anemi ka nje shkak te ndryshem .

Cfare e shkakton ?

Dy jane shkaktaret kryesore. Se pari nese nuk merrni mjaftueshem vitamine B12 nga dieta juaj e cila duhet te jete e pasur me ushqime si mishi,peshku,karkalecat,melcia,pule,vezet dhe produktet e qumeshtit.Se dyti trupi juaj nuk eshte ne gjendje ta abosrboje ate per shkak te mungeses se proteines faktori i brendshem (intrisik) qe prodhohet ne stomak. Kjo proteine ka per funsion te perthithi vitaminen B12. Mungesa e faktorit te brendshem (intrinsik) mund te jete per shkak te nje reaksioni autoimun ne te cilin sistemi juaj imunitar sulmon gabimisht qelizat e stomakut te cilat e prodhojne kete proteine. Probleme me absorbimin mund te shkaktohen gjithashtu nga nje krimb is shtypur qe thith ushqime nga stomaku juajose semundje si Crohn,ose semundja Celiake. Nje njeri mesatar rekombandohet te konsumoje 2.4 mikrogram vitamine B12 te ne dite. Acidi folik dhe vitamina B12 jane shume te rendesisheme gjate shtatezanise dhe suplemente rekomandohen nga mjeket duhet te merren sepse ato nevojiten ne rritjen dhe zhvillimin e foshnjes. Komplikacione si lindja e parakohshme,defekte ne shtyllen kurrizore dhe formimin e cipes se trurit mund te ndodhin dhe foshnja mos te zhvillohet sic duhet ne mungese te ketyre vitaminave. Nje studim i 11,216 shtatezanive ne 11 shtete te ndryshme bere nga “Universiteti Norvegjian i Shkences dhe Teknologjise “ nen drejtimin e Dr Tormod Rogne ne vitin 2016 ka treguar resultate befasuese per domozdoshmerine e kesaj vitamine gjate shtatezanise. Nivele te uleta te vitamines B12 lidhen me 21% risk te lindjeve te parakohshme ne nenat shtatezane. Bashkepunimi dhe ndergjegjesimi midis pacienteve dhe mjekut eshte i nevojshem per diagnositikimin e ketyre mungesave para se te lindin pasoja fatale.Sigurisht qe nje diete e shendetshme nuk mund te zevendesohet me vitamina shtese por ato e suportojne kete diete.
Simptomat qe vihen re jane nga me te ndryshmet,ato mund te shfaqen ngadale dhe te behen intensive me kalimin e kohes ose mund te shfaqen menjehere. Simpromat perfshijne :Lekure te verdhe ose te zbehte e cila shkaktohet nga mungesa e qelizave te kuqe te gjakut dhe prezences se bilirubines qe prodhohet nga shpretka.Lodhje ekstreme dhe mungesa e energjise vijne si pasoje nga mungesa e mjaftueshme e oksigjenit ne tru,mungese energjie,probleme psikologjike si depresioni ose konfuzioni ose humbje memorje,dhimbje shpuese ne lekure ose mpirje,anemi.

Diagnoza

Nga nje interviste e mire per simptomat dhe analizave te gjakut mund te konfirmoni nese keni kete kondite. Nese jeni vegjetarian ose keni patur nje kirurgji per humbje peshe eshte mire te pyesni doktorrin per nje kontroll te nivelit te B12tes.

Trajtimi

Zakonisht trajtohet me suplemente dhe nje diete te rregullt me permbajte te larte te vitamines B12. Ne disa raste duhet te kurohesh per konditen qe e shkakton kete anemi .Si fillim do kesh injeksione cdo dite per dy jave dhe doza varet nga shkaku i problemit. Nese nuk shkaktohet nga dieta atehere do te merrni injeksione per tre muaj gjate gjithe jetes. Nese kjo vjen nga dieta juaj atehere do tju duhet te perdorni tabletat B12 derisa mjeku juaj te vertetoje qe niveli i B12 eshte normal ne gjakun tuaj.

COPYRIGHT:  KY artikull është pronë e We Speak Science, institut  jo fitimprurës themeluar nga dy shkencëtaret shqipëtare  Dr. Detina Zalli  dhe Dr. Argita Zalli (Imperial College London). Artikulli është shkruar nga Kasandra Malasi, University of Leicester, UK.