Hyrje:  Pandemia e COVID-19 është përhapur në të gjithë botën brenda një periudhe të shkurtër kohe me mbi 24 milion raste deri më sot . Sidoqoftë, përkundër përhapjes së virusit, janë bërë shumë  përparime  si në kërkimin shkencor ashtu edhe në politikat qeveritare të vendosura për të menaxhuar situatën. Nga ana tjetër, ekzistojnë edhe shumë të ashtuquajtura ‘fakte’ për koronavirusin që qarkullojnë  nëpër media të ndryshme, sidomos në mediat sociale,  dhe sa më shumë vazhdon të përhapet ky dezinformim, aq më shumë konfuzion dhe mungesë besimi ka në burimet autentike.

 Ne duhet të bëjmë të pamundurën që të përzgjedhim  informacionet që marrim, të cilat duhet të vijnë nga burime të sigurta, në mënyrë që të jemi në gjendje të mbrojmë veten dhe të tjerët në mënyrën e duhur. Ky artikull synon t’i përgjigjet pyetjeve më të shpeshta në lidhje me koronavirusin.

Fig. 1 Modeli i saktë 3D i koronavirusit i përshtatur nga [2].

Çfarë është COVID-19?  COVID-19  është një sëmundje që shkakton probleme të rënda të frymëmarrjes (SARS-CoV-2).  Nuk është koronavirusi  i  parë që është zbuluar, pasi i përket një grupi koronavirusësh të tjerë të cilët gjithashtu shkaktojnë sëmundje të frymëmarrjes tek gjitarët dhe madje edhe zogjtë [3].

Nga erdhi virusi?  Përveç  idesë që është krijuar në popullatë, nuk ka asnjë provë që vërteton  që virusi është  “i bërë nga njeriu” me qëllim të qenit armë biologjike dhe as nuk është e vërtetë që koronavirusi është përhapur nëpërmjet rrjetit 5G. Gjithmonë ka pasur sëmundje të reja që janë shfaqur përgjatë historisë. Kjo përfshijnë edhe dy lloje të koronavirusit (SARS dhe MERS) që janë shfaqur në dy dekadat e fundit, të cilat është vërtetuar se vijnë nga lakuriqët e natës.  Kjo mendohet se është edhe prejardhja e llojit të veçantë të koronavirusit, me të cilin po përballemi.Tregu i kafshëve në Ëuhan, Kinë, besohet të jetë shkaku kryesor i përhapjes së pandemisë [4]. Sidoqoftë, provat e gjetura deri tani për origjinën e tij  të saktë janë jo përfundimtare.

Cilat janë simptomat e COVID-19?  Simptomat e mundshme përfshijnë ethe, kollë, dhimbje të fytit, dhimbje koke dhe vështirësi në frymëmarrje.  Një sërë simptomash mund të shfaqen si pasojë e virusit, nga simptoma të lehta të ngjashme me gripin deri tek pneumonia. Në shumë raste nuk ka simptoma, kështu që gjithmonë duhet pasur kujdes për të ruajtur praktikat e zakonshme të parandalimit të përhapjes së virusit [4]. Deri më tani, sëmundja vlerësohet të ketë shkaktuar rreth 820,000 vdekje në të gjithë botën, ku  nga 24 milion raste, 16 milion janë shëruar. Kjo do të thotë, nëse keni simptoma të ngjashme me gripin, rekomandohet që të izoloheni për 2 javë, veçanërisht nëse jetoni me njerëz që mund të jenë të ndjeshëm ndaj sëmundjes, siç janë të moshuarit ose ata persona që kanë imunitet  të dobët .

Sa kohë duhet për tu shëruar nga sëmundja? Në rastet e lehta, koha e shërimit mund të zgjasë rreth dy javë. Por, kushdo që jeton me ju gjithashtu duhet të izolohet për të njëjtën kohë. Në rastet më të rënda, mund të zgjasë nga 3 deri në 6 javë [5].

Fig.2 Ilustrimi i efektit pozitiv kontakti më pak i shpeshtë me të tjerët ka në përhapjen e virusit të adaptuar nga [6].

Si përhapet virusi? Transmetimi i sëmundjes besohet të ndodhë kryesisht përmes spërklave  të pështymes, të cilat lëshohen përmes kollitjes dhe teshtitjes. Kjo është arsyeja pse rregullat në lidhje me mbajtjen  e maskave të fytyrës, përveç distancës sociale, duhet të merren seriozisht. Virusi mund të përhapet gjithashtu përmes kontaktit me sipërfaqet e kontaminuara me virusin, për këtë arsye këshillohet pastrimi i shpeshtë i duarve gjatë shmangies së prekjes së fytyrës tuaj [3].

A mund të transmetohet virusi në klimat e nxehta apo të lagështa? Edhe pse infeksionet, të tilla si gripi, bien gjatë periudhave të verës, ende nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur nëse kjo është e vërtetë apo jo për koronavirusin e ri. Kjo për shkak se sëmundjet mund të ndryshojnë me stinët, në varësi të temperaturës ose sjelljes njerëzore ose shkaqe te tjera.

A ka ndonjë ilaç për sëmundjen? Deri më tani, nuk ka kurë të caktuar, megjithatë mund të trajtohet në bazë te  simptomave. Për shembull, çdo dhimbje  thjesht mund të mjekohet me qetësues kundër dhimbjes si paracetamoli dhe medikamente te tjera  si kundër mund tju këshilloj mjeku juaj.

A mund të transmetohet virusi në klimat e nxehta apo të lagështa? Edhe pse infeksionet, të tilla si gripi, bien gjatë periudhave të verës, ende nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur nëse kjo është e vërtetë apo jo për koronavirusin e ri. Kjo për shkak se sëmundjet mund të ndryshojnë me stinët, në varësi të temperaturës ose sjelljes njerëzore ose shkaqe te tjera.

A ka ndonjë ilaç për sëmundjen? Deri më tani, nuk ka kurë të caktuar, megjithatë mund të trajtohet në bazë te  simptomave. Për shembull, çdo dhimbje  thjesht mund të mjekohet me qetësues kundër dhimbjes si paracetamoli dhe medikamente te tjera  si kundër mund tju këshilloj mjeku juaj.

Ky artikull është pronë e We Speak Science, një institucion jofitimprurës i bashkëthemeluar nga Dr. Detina Zalli dhe Dr. Argita Zalli. Artikulli është shkruar nga Albin Shaqiri, Universiteti Queen Mary i Londrës, MB. Artikulli është përkthyer nga Gjergji Pasha dhe Elisa Ademi, Universiteti i Tiranës, MB.

References:

  1. Coronavirus Update (Live): 24,279,766 Cases and 827,816 Deaths from COVID-19 Virus Pandemic – Worldometer [Internet]. Worldometers.info. 2020 [cited 26 August 2020]. Available from: https://www.worldometers.info/coronavirus/
  2. Coronavirus: World’s most scientifically accurate 3D model revealed [Internet]. Wiley Analytical Science. 2020 [cited 27 August 2020]. Available from: https://analyticalscience.wiley.com/do/10.1002/was.00020069
  3. Coronavirus disease 2019 (COVID-19) – Symptoms and causes [Internet]. Mayo Clinic. 2020 [cited 26 August 2020]. Available from: https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/coronavirus/symptoms-causes/syc-20479963
  4. Gao Q, Hu Y, Dai Z, Xiao F, Wang J, Wu J. The Epidemiological Characteristics of 2019 Novel Coronavirus Diseases (COVID-19) in Jingmen, China. SSRN Electronic Journal. 2020;.  
  5. Coronavirus Disease 2019 (COVID-19) – Symptoms [Internet]. Centers for Disease Control and Prevention. 2020 [cited 26 August 2020]. Available from: https://www.cdc.gov/coronavirus/2019-ncov/symptoms-testing/symptoms.html
  6. COVID-19 [Internet]. Signer Laboratory. 2020 [cited 26 August 2020]. Available from: https://robertsigner.wordpress.com/coronavirus/