Gjëndrat e djersës së trupit tonë janë burim i qeliza amë, të cilat janë të përshtatshme për shërim plagësh në lëkurë. Ato nuk refuzohen nga trupi ynë dhe mund të nxirren pa pasur nevojë për klinike.

Çdo gjë filloi me pankreas ku profesori Charli Krust udhëheqës i institutit EBM në Lubeck e vërejti këtë dukuri. Hulumtuesit izoluan disa qeliza në enën për kultivim qelizash gjatë hulumtimit të tyre, ku qëllimi ishte për të hulumtuar rolin e proteinës Vitiline e cila prodhohet në qelizat gjëndërore.

Shkencëtaret papritmas e kuptuan se këto qeliza riprodhohen në mënyre te pazakonshme, ngase përmes mikroskopit ata vërejtën jo vetëm qeliza gjëndërore, por edhe qeliza nervore dhe ato muskulore.

Qelizat amë apo bazike ishin ndarë, diferencuar apo pjekur edhe jashtë indit gjëndëror duke krijuar edhe qeliza te llojit tjetër. U bë e qarte shume shpejtë se qelizat gjëndërore tjera kishin të njëjtin kapacitet te tillë. Ata ngadalshëm punuan edhe jashtë organeve te brendshme deri në lëkurë dhe gjëndrat djersore, ku prapë arritën të njëjtin rezultat.

Gjer më sot gjëndrat djersore nuk kanë pasur vëmendje të duhur, ngase kafshët laboratorike si minjtë apo kaviet nuk i kanë gjëndrat djersore, përveç se në shputë, derisa qenia njerëzore i ka rreth 3 milionë gjëndrash djersore si në këmbë, duar, sqetulla etj.

Shumë pjesë trupore nuk rriten prapë, kur lëndohen apo dëmtohen me përjashtim te thonjve konfirmojnë studimet e fundit “The proceedings of the National Academy Science”.

Anën tjetër hulumtuesit kanë identifikuar një burim të ri të qelizave amë përmes metodës së përsosur të proteinave fluoreshente dhe markerit për të përcjellë se çfarë ndodhë me qelizat.

Shumica e këtyre qelizave në mënyrë të përsëritur ndaheshin duke holluar proteinën fluoreshente dhe po ashtu e ndryshuan markerin pas diferencimit apo pjekjes së tyre.

Megjithatë disa qeliza në indet e buta të kapura në bazë të thonjve nuk e holluan proteinën fluoreshente dhe nuk e ndryshuan markerin, ngase ato nuk u ndan dhe diferencuan një karakteristike tipike e qelizave amë.

Hulumtuesit pastaj zbuluan se këto qeliza janë fleksibil dhe me rol të dyfishtë.

Stem Cells

Në kushte normale qelizat amë kontribuojnë në rritjen edhe te thonjve dhe lëkurës afër thonjve, por në rast dëmtimi apo humbjeje të thonjve proteinë e quajtur “Bone Morphogen“ i sinjalizon qelizat amë të fokusohen më shumë në riparimin e thonjve sesa lëkurës afër.

Tanimë shkencëtarët janë duke u përpjekur të dine se nëse sinjalet e drejta apo ato të ambientit mund të nxisin këto qeliza amë të gjenerojnë edhe lloje tjera të indeve, duke ndikuar kështu në riparimin e çdo gjëje filluar nga thonjtë, defektet ne gishtërinjtë, lëndimet apo dëmtimet lëkurore dhe amputimet.

Pra si të përftojmë nga këto rrugë sinjalizuese të thonjve në mjekësi?.

Së fundmi shkencëtarët kane izoluar qeliza amë edhe nga dhëmbët, mukusi i traktit respirator, gjëndrat dhe qumështi i nenës, gjëndrat e lotit, gjëndrat dhjamore, gjëndrat yndyrore, gjëndrat e pështymës, kondrocitet, urina, mukoza e organeve te brendshme , mukoza e hundës, fekalet, etj., me përdorim potencial sidomos për transplantim.

Referencat:

  • http://www.webmd.com/beauty/hair-nails/20141124/researchers-find-stem-cells-that-help-nails-regenerate
  • http://www.cell.com/developmental-cell/abstract/S1534-5807%2814%2900688-1
  • http://stemcellres.com/content/5/1/2
  • http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/23335219
  • http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/23934838
  • Imazhi adaptuar: http://nuccimedicalclinic.com/wp-content/uploads/2012/09/48021-hi-stem_cell_all.jpg

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.