Dëmtimet e palcës së kurrizit në çdo nivel të saj, japin dëmtim të përkohshëm ose të përhershëm të aktivitetit të saj normal motor, sensor apo autonomik.

Që nga 2005 shkaqet kryesore të këtyre dëmtimeve janë:

  1. Aksidentet automobilistike
  2. Rëniet
  3. Dhuna (kryesojnë plagët e shkaktuara nga armët e zjarrit)

Shkaqe të tjera të dëmtimit të palcës së kurrizit përfshijnë: çrregullimet vaskulare, tumoret, infeksionet, dëmtimet Iatrogjenike.

Niveli i lëndimit të boshtit kurrizor

Palca e kurrizit është tufë cilindrike e gjatë e përberë nga ind nervor dhe qeliza mbështetëse që shtrihet nga medulla oblongata deri në pjesën lumbare të kolonës vertebrale.

Muskujt e skeletit inervohen nga fije nervore të mielinizuara të cilat origjinojnë nga motoneuronet në bririn e përparmë të palcës kurrizore. Një motoneuron është një qelize nervore trupi i së cilës është i pozicionuar në palcën e kurrizit ndërsa aksioni i saj projektohet jashtë palcës në mënyrë që të kontrollojë muskujt.

Dëmtimet e palcës se kurrizit janë shumë të shpeshta dhe pasojat për pacientet janë dramatike, kjo ka qenë arsyeja kryesore që e ka bërë pjesë gjithnjë të studimeve nga qarqet shkencore.

Në një studim të ri të publikuar në PNAS (Proceedings of the National Academy of Sciences), kërkuesit provuan që trajtimi i dëmtimeve të palcës së kurrizit të minjtë e laboratorit me një proteine e cila prodhohet nga vetë organizmi nxiste neuronet sensore që të rigjeneroheshin dhe të rifitonin funksionet e tyre normal.

Stimulimi i palcës kurrizore të dëmtuar me proteinën Artemin tregoi që fibrat nervore mund të zgjateshin deri ne 4 cm dhe akoma me surprizues ishte fakti që këto fibra të rigjeneruara transmetonin normalisht impulset nervore gjate gjithë gjatësisë së tyre.

Artemina e cila njihet ndryshe me emrin enovin ose neublastin është një neurotrofin e cila bën pjesë në familjen e madhe të molekulave sinjalizuese të quajtura TGF-beta. Funksioni kryesor i kesaj proteine është të sigurojë mbijetesën në disa popullata neuronale.

Stimulimi i neuroneve që të rriten dhe të rigjenerohen është shume i vështirë dhe me kalimin e moshës aftësia rigjeneruese bie edhe për faktin që trupi prodhon substanca  që frenojnë aftësinë rigjeneruese.

Pavarësisht faktit që mundësohej një rritje e konsiderueshme në gjatësinë e fibrës nervore, eksperimenti tregoi që fibrat nervore ripozicionoheshin pikërisht në vendet e tyre anatomike duke krijuar lidhjet e duhura. Studimet e mëparshme sugjeronin që kur neuronet sensore rigjeneroheshin rivendoseshin në mënyrë kaotike, por kur shkencëtarët përdoren arteminën fibrat nervore u pozicionuan në vendet e sakta anatomike.

Një fakt i tille sugjeron që duhet të këtë një lloj guide kimike që nxit fibrat nervore të pozicionohen në mënyrë të saktë dhe nëse kjo është e vërtetë për neuronet sensore me shumë mundësi duhet të jetë e vërtetë dhe për llojet e tjerë të neuroneve. Bazuar në këto rezultate eksperimentale, nëse shkencëtarët mund që të rigjenerojnë në të njëjtën mënyrë edhe neuronet motorë do të ishte një hap shume i madh drejt trajtimit përfundimtar të paralizës.

 

REFERENCAT:

  • http://thaimedicalvacation.com/wp-content/uploads/2011/12/Stem-cell-treatment-of-Spinal-Cord-Injury.jpg
  • http://www.socalpain.com/wp-content/uploads/2014/01/Spinal-Cord-Stimulation.jpg
  • http://www.sciencealert.com/scientists-have-regenerated-nerves-after-spinal-cord-injury
  • http://www.iflscience.com/health-and-medicine/scientists-regenerate-sensory-neurons

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.