Shpeshhere jemi pyetur se cili eshte qellimi i ketij projekti, apo se cfare realisht kerkohet te besh ne kete projekt e kush mund te marre pjese?! Per te gjithe ju qe na keni drejtuar pyetje te tilla por jo vetem, ju ftoj te lexoni shkrimin ne vijim.

Si cdo projekt edhe projekti yne ka objektivat e tij. Cilat jane keto?!

1. Te zgjerojme perspektivat e studenteve dhe te shoqerise, per format e ndryshme qe shkenca dhe mjekesia mund te paraqese. Ne deshirojme qe njerezit te dine, se cilet jane shkencetaret e vertete sot, cilat jane problemet e shkences dhe mjekesise dhe se si ne po i zgjidhim ato.
2. Te perqendrohemi ne nje kuptim me te mire te risise se shkences dhe mjekesise dhe dobine qe ato sjellin per te permiresuar shendetin e njerezve.
3. Te diskutojme mbi gjetjet me te fundit shkencore dhe mjekesore e teknologjite e reja te disponueshme per shkencetaret.
4. Te bashkepunojme me mjeke dhe me shkencetare profesioniste.

Si t'i arrijme keto objektiva? E thjeshte.

1. Mjeket profesional dhe shkencetaret hulumtues do te prezantojne punen e tyre online (5 min prezantim), duke ju referuar problemeve qe ata jane duke hasur dhe cfare hapash po ndermarrin per t'i zgjidhur ato. (Keto do te shpjegohen sa me thjesht qe publiku t'i kuptoje.)
2. Prezantimet e tyre do te jene te disponueshme online dhe do te shperndahen nga te gjithe profesionistet.
3. Bashkeveprimi i studenteve do te ndikohet duke bere pyetje ne fund te cdo prezantimi. Pergjigja me e mire do te vleresohet.
4 .Gjithashtu per te gjithe pjesemarresit ne kete projekt, ju them se punet me te mira do te vleresohen nga shkencetaret e Harvardit.

Dhe sigurisht nuk mund te mungoje as: 'Deklarata e Misionit' tone:

Duke kombinuar burime nga akademia, projekti i We Speak Science, do te siguroje anetare, mundesi mjaft te mira per te bashkevepruar, per te shkembyer dhe per te marre informacion kuptimplote duke sjelle dobi mjaft te rendesishme afat-gjata per shkencetaret e se ardhmes, mjeket, studentet dhe per anetaret e administrimit dhe fakultetit. E sic u permend me siper shkencetaret dhe mjeket profesioniste do te krijojne gjithashtu disa video te shkurtra, duke shpjeguar punen dhe hulumtimet e tyre, duke ju dhene keshtu nje mundesi studenteve qe te bashkepunojne ne te gjitha nivelet.

Vizioni i ketij projekti eshte qe te gjithe studentet,mjeket dhe shkencetaret nga e gjithe bota te perfshihen duke bashkepunuar me njeri-tjetrin dhe duke ndikuar keshtu pozitivisht mbi shkencen dhe mjekesine.

Por mbi te gjitha ne kemi edhe nje moto,e cila na motivon. E ne shpresojme qe t'ju motivoj edhe juve po aq sa edhe ne!

'Eshte detyra jone te zhvillojme mjekesine dhe shkencen duke ju mesuar te tjereve dhe duke ndikuar te studentet per te hyre ne kete fushe emocionuese e plot pasion.'

Per te gjithe ju qe e lexuat artikullin tone duke i kushtuar atij nje pjese nga koha juaj,ju falenderoj dhe uroj te keni marre pergjigjet e pyetjeve tuaja e pse jo, te merrni pjese ne kete projekt, i cili mund te rezultoje mjaft fitimprures per ju! Eshte nje mundesi e arte vertete!

Skuadra e weWe Speak Science

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.