A ka ndonjë që i pëlqen kikirikët këtu? Ne kemi disa lajme shumë të mira për ju: Një studim i ri ka treguar se ngrënia përditë e kikirikëve ul rrezikun për të vdekur nga disa sëmundje tepër të rrezikshme.

Në studim, njerëzit që hanin çdo ditë të paktën 10 gram kikirikë ose fruta të thata të tjera kishin 23 përqind më pak shanse për të vdekur nga sëmundje si: sëmundje respiratore, neurodegjenerative, diabeti, gjithashtu kanceri dhe sëmundje kardiovaskulare.

Për studimin, kërkuesit përdorën të dhëna të mbledhura nga rreth 120,000 burra dhe gra holandeze që morën pjesë në një studim kohortë i cili nisi më 1986. Në 10 vjet, rreth 18,000 pjesëmarrës vdiqën. Kërkuesit analizuan pyetësorët që ata kishin plotësuar në fillim të studimit, gjithashtu panë edhe riskun individual të secilit prej tyre për të vdekur nga sëmundje të ndryshme.

Nuk është e qartë plotësisht si frutat e thata ndihmojnë në uljen e rrezikut për të vdekur, por besohet se kjo vjen për shkak të përmbajtjes së tyre. Kikirikët përmbajnë acide yndyrore të pangopura, vitamina të ndryshme, fibra, antioksidantë si dhe përbërës të tjerë bioaktive që me shumë mundësi ndikojnë në uljen e rrezikut.

Por kemi lajme të këqija për ata që pëlqejnë gjalpin e kikirikëve: Ndryshe nga kikirikët, për gjalpin e kikirikëve nuk u gjet asnjë ndikim në uljen e rrezikut. Kjo është sepse gjalpi përmban kripë edhe vajra vegjetal. Gjithashtu është treguar se gjalpi i kikirikëve përmban acide yndyrore trans pra përmbajtja e tij është e ndryshme nga ajo e kikirikëve. Efekti i kripës dhe i acideve yndyrore trans inhibojnë efektet protektive të kikirikëve.

Referenca:

  • http://www.sciencedaily.com/releases/2015/06/150610190920.htm
  • http://www.livescience.com/51192-nuts-peanuts-protect-against-death.html
  • http://www.nydailynews.com/life-style/health/handful-nuts-day-cut-risk-death-study-article-1.2254811
  • http://www.foodandwine.com/fwx/food/want-live-longer-eat-peanuts-not-peanut-butter