Sëmundja e është shkaku kryesor i demencës tek moshat e vjetra.  Alzheimer është një sëmundje neurodegjenerative e cila zakonisht ne fillim shpërfaqet me simptoma te humbjes se funksionit normal intelektual dhe me alterime te gjendjes emocionale dhe humorit. Me kalimin e kohës dhe me avancimin e sëmundjes shfaqet humbja e kujtesës dhe afazia dhe pas kalimit të afërsisht një 10 vjeçari tjetër pacienti mund te imobilizohet tërësisht. 

 

Studimet e formave familjare të Alzheimerit mbështesin modelin, në të cilin një peptid i quajtur beta amiloid grumbullohet në tru me kalimin e kohës. Beta amiloidi krijohet kur amiloid precursor protein  (APP),   është një proteinë transmembranore “pritet” nga enzima konvertuese e beta amiloidit (BACE)

 

pic 1

Mutacione në amiloid precursor protein (APP) ose në komponentë të ndryshëm të Y-sekretazës çojnë në formën familjare të Alzheimerit. 

Gjatë zhvillimit të sëmundjes kemi infiltrimin të makrofagëve, të cilët kanë si qëllimin që proteinat e amiloidit t'eliminojnë nëpërmjet procesit te fagocitozës. Qelizat e mikroglisë gjithashtu synojnë të eliminojnë këto proteina toksike. 

Makrofagët dhe qelizat e Mikroglisë kanë një receptor sipërfaqësor që quhet TREM2 dhe pavarësisht se mutacionet këtij receptori janë të lidhura me zhvillimin e sëmundjes se Alzheimerit funkisonet e tij nuk janë tërësisht të qarta. 

 

Për zbulimin e lidhjes midis funksionit të TREM2 dhe zhvillimit të sëmundjes së Alzheimerit shkencëtaret nga Cleveland Clinic "fshinë" (bënë të mundur mos shfaqjen membranore) të këtij receptori tek minjtë që shfaqin patologji te ngjashme me Alzheimerin. Eliminimi i këtij receptori uli formimin e pllakave të proteinave të amiloidit, reduktoi inflamacionin dhe kishte me pak makrofagë që infiltruan. Makrofaget të cilët nuk shfaqnin receptorin TREM2 kishin aftësi më të mira fagocituese kundrejt strukturave proteinike të beta amiloidit. 

Pavarësisht se studime të tjera mbi këtë receptor janë të nevojshme për të krijuar ide mbi funksionin  e tij, të dhënat e fundit tregojnë ulja e shprehjes se tij apo funksionit të tij mund ta ndaloj progresin e mëtejshëm të Alzheimerit. 

 

 

REFERENCAT:

http://www.eurekalert.org/pub_releases/2015-03/rup-osc022615.php

http://www.eurekalert.org/multimedia/pub/87468.php

 

Leave a Reply