Hulumtuesit e shkollës inxhinierike pranë Universitetit Tuft, demonstruan për herë të parë një implant elektronik i tretshëm në trupin tonë (zhduket pas kryerjes së rolit të saj) dhe i përbërë nga mëndafshi e magnezi. Ky implant u përdor për luftimin e infeksioneve bakteriale në minj, përmes lirimit të nxehtësisë në indet e infektuara, pas nxitjes nga sinjalet e rrjetit urbano-rural të internetit. Më pas pajisja tretet-zhduket pa bërë ndonjë dëm. Stafilokokët dhe Esheria Koli janë luftuar në mënyre efikase dhe rezultate të mira ishin arritur.

Ky është një hap përpara për zhvillim apo dizajn të pajisjeve mjekësore të cilat mund të barten në vise të largëta urbano-rurale për të kryer efekte terapeutike sikurse në rastin e operacioneve kirurgjikale dhe më pas ajo degradohet nga trupi ynë.

Secila pajisje, e përbërë nga mëndafshi dhe magnezi zhduket pas përdorimit në teste me kafshë.

Kjo pajisje përbëhet nga rezistori dhe teli nxehës i përbërë nga magnezi, i cili tel pranon rrymë dhe magnezi është i mbështjellë në pakon apo xhepin e mëndafshit duke e mbajtur atë të sigurt dhe kontrollon kohën e shkrirjes së saj. Mëndafshi është fibër natyrale e cila shkrihet lehtë në trup të gjallë.

Vetia e pajisjes për tu shkrirë apo degradua në trup është me rëndësi, ngase ajo nuk ka nevojë të largohet.

Pajisjet e implantit zakonisht përdorin material jo–degradues, të cilat kanë kohë të kufizuar për operim dhe duhen larguar ose zëvendësuar.

Por, këto pajisje të reja mund të përballojnë operimin kirurgjik dhe të shkrihen pas disa minutash apo javësh, varësisht nga koha e nevojitur.

“Kjo është një demonstrim i rëndësishëm dhe një hap përpara për dizajnimin apo shpikjen e pajisjeve mjekësore të cilat mund të përdoren edhe në vise të largëta si terapi tek pacientet dhe më pas të zhduken pas përdorimit të tyre, pa nevoja të ndërhyrjes për largim të saj”, thotë profesori i inxhinierisë mjekësore  Fiorenzo Omenetto, pranë Universitetit Tuft.

Këto pajisje elektronike e mjekësore mund të përdoren për kurim infeksionesh gjatë operacioneve kirurgjikale dhe poashtu mund të shërbejnë në të ardhmen si mjet për dorëzim apo transport të barërave në vendin e duhur në organizmin tonë.

wifi-picture 2Referencat:

  • http://www.dailymail.co.uk/sciencetech/article-2850155/Could-Wi-Fi-used-treat-INFECTIONS-Electronic-implant-kills-bug-using-wireless-signal.html.,
  • http://www.eteknix.com/wifi-devices-used-to-treat-infections/,
  • http://www.medicaldaily.com/wi-fi-drug-delivery-uses-electronic-implants-fight-infection-312228,
  • http://www.dailytimes.com.pk/entertainment/01-Dec-2014/could-wi-fi-be-used-to-treat-infections,
  • http://www.dailymail.co.uk/sciencetech/article-2850155/Could-Wi-Fi-used-treat-INFECTIONS-Electronic-implant-kills-bug-using-wireless-signal.html,
  • http://www.dailymail.co.uk/sciencetech/article-2850155/Could-Wi-Fi-used-treat-INFECTIONS-Electronic-implant-kills-bug-using-wireless-signal.html.