We Speak Science shpall zyrtarisht të hapur konkursin për posterin më të mirë shkencor. Janë të ftuar të gjithë të interesuarit të dërgojnë punimin e tyre deri më datë 15 Janar. Përmbajtja e punimit tuaj mund të fokusohet në kërkime nga të gjithë disiplinat shkencore (përfshirë biologjinë molekulare, biokiminë, imunologjinë, gjenetikën, hematologjinë) si dhe në kërkime klinike. Janë të mirëpritura aplikimet nga të gjithë studentët, mjekët dhe  shkencëtarët.

Ky konkurs është një mundësi e shkëlqyer që ofrohet vetëm nga instituti jofitimprurës, We Speak Science. Posteri që ju do të dorëzoni rreth një projekti shkencor/mjekësor do të vlerësohet nga pedagog të Universiteteve më të mira në botë si Harvard University, Cambridge University dhe Imperial College London.

Fituesit do të marrin referenca nga shkencëtarë dhe pedagogë në Harvard. Mos e humbni këtë mundësi të artë për të konkuruar me studentë nga e gjithë bota dhe për t`u vlerësuar nga pedagogët më të mirë.

Për më shumë informacione rreth formës së aplikimit mund të kontrolloni në linkun e mëposhtëm:

http://wespeakscience.com/wss-poster-competition/