“Askush nuk planifikon të bëhet I varur nga drogat, nuk është një stil jete që dikush do ta zgjidhte për të jetuar…”

; Janice, 7 vite që nuk përdor heroinë, New Jersey,ShBA.

   “Just say no”, ose “Vetëm thuaj jo”, ishte përgjigja e zonjës së parë të Amerikës, Nancy Reagan gjatë një vizite në shkollën fillore Longfellow, Kaliforni kur një nxënëse e pyeti se çfarë duhet të thoshte ajo nëse dikush i ofronte drogë. 

Këto 3 fjalë u bënë më pas slogani i një nisme të gjerë për parandalimin e përdorimit të drogave nga adoleshentët në vitin 1980 dhe më vonë. D.A.R.E (Drug Abuse Resistance Education) ose Edukimi Për ti Rezistuar Përdorimit të Drogave I krijuar nga departamenti I policisë në Los Anxhelos ishte ndër vite programi më I përhapur I edukimit dhe parandalimit që operonte në shkolla nën filozofinë e lëvizjes “Just say no”. D.A.R.E konsistonte në një takimin një herë në javë, afërsisht për 40 deri në 60 minuta midis nxënësve të shkollave dhe oficerëve të policisë ku këta të fundit informonin të rinjtë mbi rreziqet që sillte përdorimi i drogave dhe të mirat e një jete larg tyre.

Por, një meta analizë (studim matematikor) I 20 studimeve të mëparshme I kryer nga studiuesit Wei Pan, Universiteti I Cincinnatit dhe Hayian Bay nga Universiteti I Floridës Qëndrore demonstruan se nxënësit e regjistruar në këto programe kishin të njëjtat gjasa për përdorimin e drogave ashtu si ato që nuk ishin pjesmarrës.Ky program reflektonte mentalitetin e shoqërisë e cila e identifikonte individin me vullnet apo moral të dobët si shkaktarin e vetëm të varësisë dhe abuzimit me drogat.Por mjaft studime të fundit shkencore të bazuara në imazhet skanerike të trurit na ndihmojnë t’I japim përgjigje një pyetje themelore që përcakton mënyrën se si shoqëria e trajton varësinë:

A krijohet varësia ndaj drogave thjesht si pasojë e një vullneti të dobët për ti thënë Jo përdorimit të tyre?

Varësia është një sëmundje kronike e trurit që përfshin përdorimin e pashmangshëm të substancave pavarësisht pasojave të dëmshme në shëndet dhe në marrëdhëniet shoqërore. Individi “skllavërohet” ose “lidhet ngushtësisht” me këto substanca të cilat dëmtojnë gjykimin dhe mirëqënien emocionale.

Përvoja e parë me drogat është zakonisht e vullnetshme, por përdorimi afatgjatë i tyre çon në ndryshime morfologjike dhe funksionale në tru që ndërhyjnë në aftësinë e një individi për të patur kontroll mbi dëshirat e tij duke çuar kështu në simptomat karakteristike të sëmundjes:

1. Një paaftësi kronike për të qëndruar larg përdorimit të substancave

2. Humbje e kontrollit

3. Nevojë për të ripërjetuar eksperiencën shpërblyese

4. Mohimi i problemit nga i cili vuan

5. Përgjigje emocionale jofunksionale

Çfarë i ndodh trurit të një individi të varur nga drogat?

Shumica e substancave veprojnë në nivelin e sistemit shpërblyes të trurit duke e mbingarkuar me dopaminë, një neurotransmetues që çlirohet kryesisht nga nucleus accumbens e cila formohet nga grumbuj trupash të qelizave nervore që shtrihet poshtë korteksit cerebral, e njohur ndryshe si “qendra e kënaqësisë” në tru. 

Sistemi i shpërblimit në tru,një grup strukturash që aktivizohen nga stimuj shpërblyes

Në një person normal ky sistem shoqëron sjelljet që janë thelbësore për mbijetesën me një ndjenjë kënaqësie. Për shembull: ju kërkoni ushqim sa herë që ndiheni të uritur sepse ky sistem siguron që ju ta mbani mend kënaqësinë që shoqëron këtë eksperiencë jetësore.Ekzistojnë së paku 2 mekanizma themelorë me anë të cilëve drogat mbingarkojnë me dopaminë sistemin e shpërblimit në tru: duke imituar transmetuesit kimik natyral të trurit dhe/ose duke mbistimuluar këtë sistem.

 Drogat si marijuana dhe heroina kanë një strukturë të ngjashme me mesazherët kimik, të quajtur neurotransmetues të cilet prodhohen nga vetë truri. Për shkak të kësaj ngjashmërie këto droga “mashtrojnë” receptorët e trurit dhe aktivizojnë qelizat nervore për të dërguar sinjale jonormale.

Substanca të tjera si kokaina apo metamfetamia (stimuluesit) mund të shkaktojnë çlirime jo normale të neurotransmetuesve ose të pengojnë riciklimin e këtyre lëndëve kimike, një proces ky i nevojshëm për të ndërprerë sinjalin komunikues midis neuroneve.Kjo shpie në një komunikim të shumfishuar midis tyre duke ndërprerë kështu komunikimin normal midis tyre.

Çfarë është toleranca ndaj drogave?

Truri adaptohet në një mënyrë të tillë që e bën substancën më pak të pëlqyeshme. Receptorët e dopaminës tashmë janë të mbingarkuar dhe truri përgjigjet duke prodhuar më pak dopaminë ose duke eleminuar një numër të madh të receptorëve dhe kështu neurotransmetuesi ka një ndikim më të vogël në sistemin e shpërblimit të trurit. E njëjta sasi substance ose I njëjti aktivitet prodhon tashmë një efekt të pakësuar. Ky fenomen njihet me emrin tolerancë.

Në këtë pikë ndjesia e dëshirës së papërmbajtshme bëhet mbizotëruese. Kënaqësia që shoqëronte varësinë pakësohet, por kujtesa e eksperiencave të mëparshme dhe dëshira për ta rikrijuar atë mbetet duke çuar në këtë mënyrë në një përgjigje dëshirë e papërmbajtur‐ sa herë individi ndeshet me shenja nga mjedisi rrethues.

Përse disa individë krijojnë varësi ndaj përdorimit të drogave dhe disa të tjerë jo?

Nuk ekziston një faktor I vetëm në bazë të cilit të parashikohet nëse një person do të bëhet i varur apo jo nga përdorimi i drogave.Përkundrazi, risku për zhvillimin e varësisë është një kombinim I faktorëve të ndryshëm biologjik, mjedisor duke përfshirë dhe stadin  apo moshën e zhvillimit të personit që konsumon drogë.

Për shembull:

  • Biologjia. Gjenet me të cilën njerëzit lindin-në kombinim me ndikimin mjedisor mbi to-janë përgjegjës për 50% të mundësisë për të zhvilluar varësi ndaj drogave. Për më tepër, gjinia, etniciteti dhe prania e sëmundjeve të tjera mendore mund të ndikojë në shfaqjen e varësisë.
  • Mjedisi. Nocioni I mjedisit përfshin një tërësi faktorësh që nga familja dhe miqtë deri te statusi socioekonomik. Faktorë të tillë si: presioni nga shoqëria, abuzimi fizik dhe seksual, stresi dhe përfshirja e prindërve në sjellje të tilla varësie mund të ndikojnë në mënyrë madhore në vazhdimësinë e përdorimit të drogave dhe komplikimet që ka kjo sjellje.
  • Zhvillimi.Pavarësisht se përdorimi I drogave mund të çojë në krijimin e varësisë në çdo moshë, sa më herët të fillojë përdorimi I tyre, aq më shumë gjasa ka që ky përdorim të progredojë në abuzim dhe rrjedhimisht varësi nga drogat. Kjo do të thotë që te adoleshentët, truri i të cilëve është në zhvillim e sipër, ka më shumë mundësi që drogat të ushtrojnë një ndikim të madh në zonat e trurit që janë përgjegjëse për vendimarrjen, gjykimin e vetkontrollin duke rritur riskun për shfaqjen e varësisë ndaj tyre.

Një përmbledhje e drogave ndaj të cilave krijohet më shumë varësi, efektet e tyre dhe mënyrat e trajtimit:

Kokaina

Një drogë stimuluese mjaft e fuqishme që prodhohet nga gjethet e bimës coca, e cila gjendet në Amerikën e Jugut.

Emri i zakonshëm

Emri tregtar

Format e zakonshme

Mënyrat e përdorimit

Karamele,Charlie,Coke

Crack,Flakë

Hidrokloridi I kokainës, solucion lokal (përdoret rrallë si anestetik në procedurat mjekësore)

 

 

 

 

Pudër e bardhë,Në formë kristaline të bardhë

Nëpërmjet thithjes nga hunda

Injektim në vena

Nëpërmjet tymosjes

 

Efektet e mundshme në organizëm

 

 

Efektet afatshkurtra:

 

 

 

 

 

 

Efektet afatgjata:

 

 

 

 

 

Pasoja të tjera të lidhura me shëndetin:

 

 

 

Në kombinim me alkoolin:

 

Simptomat e tërheqjes/mospërdorimit të drogës

Ngushtim I vazave të gjakut, rritje e temperaturës,rrahjeve të zemrës,presionit të gjakut;

Dhimbje koke,ndjenjë euforie, rritje e energjisë dhe vigjilencës, ankth, irritim;

Sjellje të dhunshme,paranojë,psikozë;

Ritëm I çrregullt I zemrës,infarkt, insult cerebral, koma.

 

Humbje e ndjesisë së nuhatjes, gjakderdhje nga hundët, dëmtim I mukozës së hundës, infeksion dhe nekrozë (vdekje) e indit të zorrës nga pakësimi I fluksit të gjakut; ushqyerje jo e mirë dhe humbje peshe nga oreksi I pakësuar.

 

 

Shtatzani, lindje e parakohshme, peshë e vogël në lindje;

Rreziku I transmetimit të virusit HIV, hepatiteve dhe sëmundjeve të tjera infektive nëpërmjet shkëmbimit të shiringave të injektimit.

 

Rritje e riskut për overdozë dhe vdekje të papritur.

 

 

Depresion,lodhje,oreks I rritur,ëndrra jo të këndshme, lëvizjet motorre dhe procesi i të menduarit ngadalësohen.

 

Mundësitë e trajtimit

 

 

 

Mjekimi:                                 Nuk ka medikamente të aprovuara nga FDA (Food and Drug

                                              Administration) për trajtimin e varësisë nga kokaina.

 

 

 

Terapia e sjelljes:                   Terapia kognitive e sjelljes (CBT)

                                              Metoda e afrimit me komunitetin

                                              Modeli I matriksit

                                              Metoda me 12 hapa

 

 

 

Heroina

Një drogë opioide që prodhohet nga morfina, një lëndë natyrale e ekstraktuar nga lëvozhga e farave të bimës opioide aziatike, lulëkuqja.

Emri i zakonshëm

Emri tregtar

Format e zakonshme

Mënyrat e përdorimit

Sheqeri i bardhë, i bardhi i Kinës,Kali i bardhë

Nuk ka përdorim tregtar

 

 

 

Pudër e bardhë ose kafe;

Substancë e zezë ngjitëse e njohur ndryshe si heroina ngjyrë katrani

Nëpërmjet thithjes nga hunda

Injektim në vena

Nëpërmjet tymosjes

 

Efektet e mundshme në organizëm

 

 

Efektet afatshkurtëra:

 

 

 

 

 

 

Efektet afatgjata:

 

 

 

 

 

Pasoja të tjera të lidhura me shëndetin:

 

 

 

Në kombinim me alkoolin:

 

Simptomat e tërheqjes/mospërdorimit të drogës

Eufori,ndjesi e nxehtë në lëkurë, gojë e thatë, një ndjesi rëndese në duar dhe këmbë, mendime të turbulluara, kombinim i gjendjes zgjuar me atë të fjetur, nauze, të vjella,kruarje dhe irritim i lëkurës, ulje e ritmit të zemrës dhe të frymëmarrjes.

 

 

Vena të kolapsuara, formimi i abceseve (fryrje e indit që përmban pus/qelb përbrenda), infeksion i mureve dhe valvulave të zemrës, konstipacion dhe krampe të stomakut, pneumoni, sëmundje të veshkave dhe të mëlçisë.

 

 

Shtatzani, aborte të padëshiruara, peshë e vogël e foshnjes në lindje, sindromi i abstinencës neonatale.

 

 

 

Ulje e rrezikshme e ritmit të rrahjeve të zemrës dhe të frymëmarrjes, koma,vdekje.

 

Dhimbje të muskujve dhe të kockave, pamundësi për të gjetur qetësi, pagjumësi, diarre, të vjella, gjymtyrë të ftohtë me gunga si patë, lëvizje të pavullnetshme të këmbëve.

 

Mundësitë e trajtimit

 

 

 

Mjekimi:                                  Metadon

                                               Buprenorfinë

                                               Naltrekson (format me veprim të shkurtër dhe ato me veprim te gjate                                                      

 

Terapia e sjelljes:                    Menaxhimi i pasigurisë ose nxitja e motivimit

                                               Metoda me 12 hapa

 

Marijuana

Marijuana prodhohet nga bima Cannabis Sativa. Lënda kryesore psikoaktive (alteruese e mendjes) është delta-9-tetrahidrocannabinol, e njohur ndryshe si THC.

Emri i zakonshëm

Emri tregtar

Format ezakonshme

Mënyrat e përdorimit

Bar, Jeshile,Mary Jane, Pemë,Gangster

Emra të ndryshëm tregtar në vendet ku marijuana është e legalizuar.

 

 

 

Përzierje jeshile në gri e gjetheve, rrënjës, farave dhe luleve të bimës cannabis sativa;

Lëng ngjitës i zezë.

Nëpërmjet tymosjes

Nëpërmjet ngrënies me anë të ushqimeve të gatuara me të ose e zier si çaj.

 

Efektet e mundshme në organizëm

 

 

Efektet afatshkurtra:

 

 

 

 

 

 

Efektet afatgjata:

 

 

 

 

 

Pasoja të tjera të lidhura me shëndetin:

 

 

 

Në kombinim me   alkoolin:

 

Simptomat e tërheqjes/mospërdorimit të drogës

Përceptim ndjesor i rritur dhe eufori e ndjekur nga periudha zymtësie/qetësimi, koha e reagimit e ngadalsuar, probleme me balancën dhe kordinimin, rritje e rrahjeve të zemrës dhe e oreksit, probleme me të mësuarin dhe kujtesën, haluçinacione, ankth, atake paniku, psikoza.

 

 

Probleme të shëndetit mendor, kollë kronike, infeksione të përsëritura respiratore.

 

 

 

 

Te të rijntë: Humbje e mundshme e pikëve në testet e inteligjencës kur përdorimi fillon në vitet e hershme të adoleshencës.

Shtatzani, fëmijë që lindin me dëmtime të kujtesës, përqëndrimit dhe aftësisë për zgjidhjen e problemeve.

 

Rritje e rrahjeve të zemrës, presionit të gjakut, ngadalësim I mëtejshëm I proceseve mendore dhe kohës së reagimit.

 

Irritim, pagjumësi, ankth, oreks I pakësuar.

 

 

Mundësitë e trajtimit

 

 

 

Mjekimi:                                 Nuk ka medikamente të aprovuara nga FDA (Food and Drug

                                              Administration) për trajtimin e varësisë nga marijuana.

 

Terapia e sjelljes:                   Terapia kognitive e sjelljes (CBT)

                                              Menaxhimi i pasigurisë ose nxitja e motivimit

                                              Terapia e nxitjes së motivimit (MET)

                                              Trajtime të sjelljes, specifik për adoleshentët

 

Medikamentet për kollën/të ftohurën e zakonshme (Dextromethorphan ose DXM)

Emri i zakonshëm

Emri tregtar

Format e zakonshme

Mënyrat e përdorimit

Triple C, Robotripping, Robo

Emra të ndryshëm tregtar

 

 

Shurup, kapsula

Nëpërmjet gëlltitjes

 

 

Efektet e mundshme në organizëm

 

 

Efektet afatshkurtra:

 

 

 

 

 

 

Efektet afatgjata:

 

 

 

 

 

Pasoja të tjera të lidhura me shëndetin:

 

 

 

Në kombinim me   alkoolin:

 

Simptomat e tërheqjes/mospërdorimit të drogës

Eufori, e folur e paqartë, rritje e rrahjeve të zemrës, presionit të gjakut, temperaturës, mpirje, nauze, të vjella, konfuzion, paranojë, shikim I alteruar, problemeve me lëvizjen, grumbullim me tepri I acideve në lëngjet e trupit.

 

 

 

Të panjohura

 

 

 

 

Probleme me frymëmarrjen, kriza dhe shtim I rrahjeve të zemrës.

 

 

Rrisk i shtuar për efekte anësore

Të panjohura

 

Mundësitë e trajtimit

 

 

 

Mjekimi:                                 Nuk ka medikamente të aprovuara nga FDA (Food and Drug

                                              Administration) për trajtimin e varësisë nga medikamentet                                                                         kundër kollës dhe të ftohurës së zakonshme.

 

Terapia e sjelljes:                    Nevojiten më shumë kërkime shkencore për të parë nëse terapitë e sjelljes                                                mund të përdoren për të trajtuar këtë lloj varësie.

Duhani

Bimët rriten dhe përdoren për gjethet e tyre të cilat thahen dhe fermentohen përpara përdorimit.

Emri i zakonshëm

Emri tregtar

Format e zakonshme

Mënyrat e përdorimit

Nuk ka

Emra të ndryshëm tregtar

 

 

Cigare e përpunuar, cigare e dredhur Shisha, duhan, format që nuk tymosen

Nëpërmjet tymosjes, thithjes me hunde, përtypjes, avullimit

 

Efektet e mundshme në organizëm

 

 

Efektet afatshkurtra:

 

 

 

 

 

 

Efektet afatgjata:

 

 

 

 

 

Pasoja të tjera të lidhura me shëndetin:

 

 

 

Në kombinim me   alkoolin:

 

Simptomat e tërheqjes/mospërdorimit të drogës

Rritje e rrahjeve të zemrës, presionit të gjakut dhe ritmit të frymëmarrjes.

 

 

 

 

 

Rrit në mënyrë madhore rriskun për kancerin e rrugëve të frymëmarrjes kur tymoset dhe atij oral kur përtypet, bronkit kronik, emfizemë, sëmundje të zemrës, leuçemi, katarakte, pneumoni.

 

 

Shtatzani, aborte të padëshiruara, peshë e vogël e të porsalindurit, lindje e parakohshme, probleme me të mësuarin dhe përqëndrimin.

 

 

Të panjohura

 

 

Irritim, probleme me vëmendjen dhe pagjumësinë, oreks I shtuar.

 

 

Mundësitë e trajtimit

 

 

 

Mjekimi:                                 Bupropion

                                              Varenicline

                                              Zëvëndësues të nikotinës (në formë të çamçakëzit ose pulla ngjitëse transdermale.

 

Terapia e sjelljes:                   Terapia kognitive e sjelljes (CBT)

                                 

 

Parandalimi

Mënyra më e mirë për të parandaluar varësinë si pasojë e abuzimit me drogat është të qëndruarit larg tyre!

Kujdes I veçantë duhet ushtruar sidomos në moshë të re sepse drogat ushtrojnë një ndikim shumë më të fuqishëm në një tru në zhvillim duke rritur shumë mundësinë që këto mosha të krijojnë varësi. Risku i abuzimit me drogat rritet kur individi kalon periudha tranzicioni në jetën e tij. Per të rriturit një divorc apo humbja e vendit të punës mund të cojë në një përdorim të pakontrolluar të drogave, ndërsa për një fëmijë apo adoleshentë periudhat kur ata janë më të rrezikuar janë gjatë ndërrimit të shkollës apo shtëpisë. Jo vetëm gama e gjerë e substancave ndaj të cilave ekspozohen të rijntë gjatë tranzicionit shkollë nëntëvjeçare/shkollë e mesme, por edhe ndjesitë normale që shoqërojnë këtë periudhe rritjeje si: dëshira për të provuar eksperienca të reja, për të ndërmarrë risqe e vendosin këtë grupmoshë në një kategori mjaft të ndjeshme ndaj abuzimit me drogat.

Parandalimi i abuzimit me drogat te fëmijët dhe adoleshentët

Ndërmerni këto hapa për të parandaluar përdorimin e drogave te fëmijët tuaj:

  • Komunikoni. Bisedoni me fëmijën tuaj përreth risqeve të përdorimit të drogave.
  • Dëgjoni. Jini një dëgjues I mirë kur fëmija ju flet për presionin shoqëror dhe mbështetini kur ato I rezistojnë atij.
  • Jini një shembull I mirë për to. Mos abuzoni me drogat apo alkoolin. Fëmijët e prindërve që abuzojnë me drogat kanë janë më të riskuar për të filluar përdorimin e këtyre substancave.
  • Forconi lidhjen që keni midis jush. Punoni që të keni një lidhje të fortë me fëmijën tuaj. Një lidhje e fortë, e qëndrueshme midis ju dhe fëmijs tuaj do ta zvgëlojë shumë riskun që fëmija juaj të abuzojë me droga.

Varësia është një sëmundje kronike dhe ashtu si sëmundje të tjera të këtij lloji si psh. astma bronkiale, sëmundja e diabetit të sheqerit ka fazat e përmirësimit dhe të rikthimit të sëmundjes (relapse). Kjo periudhë rikthimi e sëmundjes shoqërohet me simptoma karakteristikë që vijnë si pasojë e mosadaptimit ndaj nivelit tashmë të ulur të drogës në organizëm.

Parandalimi i ritkhimit të sëmundjes

Kur zhvillon varësi ndaj një substance, ekziston një risk I madh që sëmundja të rikthehet. Nëse fillon përdorimin e drogës, me shumë gjasa mund ta humbisni kontrollin përsëri edhe nëse e keni vazhduar trajtimin mjekësor apo keni qëndruar strikt ndaj mospërdorimit të drogës.

  • Qëndrojini tepër strikt trajtimit. Monitoroji ndjesitë e fuqishme për ta rifilluar përdorimin e drogës. Mund t’ju duket sikur nuk jeni më të varur dhe nuk ju duhet ta vazhdoni më trajtimin, por shancet që ju të qëndroni larg drogave rriten mjaft nëse ju vazhdoni të këshilloheni më mjekun tuaj, shkoni në grupet e takimit dhe merrni medikamentet përkatëse.
  • Shmangni situatat që ju vendosin në risk. Mos shkoni më në ambjentet ku përdornit droga dhe mos qëndroni më në grupe ku ka përdorues të këtyre substancave.
  • Kërkoni menjëherë ndihmë nëse filloni të përdorni sërish drogë. Në këte rast takoni mjekun tuaj, psikologun apo dikush që do t’ju ndihmonte menjëhere.

 

Copyright: Ky artikull është pronë e We Speak Science, institutit jo fitimprurës themeluar nga dy shkencëtaret shqipëtare Dr. Detina Zalli (Harvard University) dhe Dr. Argita Zalli (Imperial College London). Artikulli është shkruar nga Argita Zalli dhe Inva Mamica (Universiteti i Mjekësisë, Tiranë).

 

REFERENCAT:

  1. https://www.drugabuse.gov/publications/drugs-brains-behavior-science-addiction/drug-abuse-addiction
  2. https://www.drugabuse.gov/publications/drugfacts/understanding-drug-use-addiction
  3. http://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/common-cold/diagnosis-treatment/treatment/txc-20199829
  4. https://www.theguardian.com/society/2016/mar/08/nancy-reagan-drugs-just-say-no-dare-program-opioid-epidemic
  5. https://www.scientificamerican.com/article/why-just-say-no-doesnt-work/
  6. https://www.drugabuse.gov/drugs-abuse/commonly-abused-drugs-charts
  7. https://www.drugabuse.gov/publications/drugs-brains-behavior-science-addiction/preventing-drug-abuse-best-strategy
  8. http://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/drug-addiction/basics/prevention/con-20020970

Linku i imazheve:

  1. https://www.google.al/search?q=drug+addiction&biw=677&bih=642&source=lnms&tbm=isch&sa=X&ved=0ahUKEëi
  2. hJ3S6oLSAhVcFMAKHYhnCkEQ_AUIBigBçimgrc=UFVëfOSyj5BKCM:
  3. https://www.google.al/search?q=cocaine&biw=692&bih=593&source=lnms&tbm=isch&sa=X&ved=0ahUKEëjT_Yah2YPSAhXFPBQKHZjOCi0Q_AUIBigBçimgdii=syUh6ëQ_-ZpuaM:&imgrc=VyC92_eE5Xj5BM:
  4. https://www.google.al/search?q=marijuana&biw=692&bih=593&source=lnms&tbm=isch&sa=X&ved=0ahUKEwjy9LLa2YPSAhXE2xoKHYA0C-sQ_AUIBigBçimgdii=4KcaUgaU6i0XTM:&imgrc=oBKRzHs2r3nkkM:
  5. https://www.google.al/search?q=heroin&biw=692&bih=642&source=lnms&tbm=isch&sa=X&ved=0ahUKEWilst3014PSAhVLXhoKHV-mDIkQ_AUIBigBçimgrc=9znEH-Nx9fIkpM:
  6. https://www.google.al/search?q=common+cold+medicine&biw=692&bih=593&source=lnms&tbm=isch&sa=X&sqi=2&ved=0ahUKEëia7KmR2oPSAhËGKsAKHVFRCncQ_AUIBigBçimgrc=Rib2z–ËIYZ_-M:
  7. https://www.google.al/search?q=tobacco&biw=692&bih=593&source=lnms&tbm=isch&sa=X&ved=0ahUKEëiMmZ664YPSAhVBoRQKHSvBDS8Q_AUIBigBçimgrc=r1iElafYYQPsFM:
  8. https://www.google.al/search?q=common+cold+medicine&biw=692&bih=593&source=lnms&tbm=isch&sa=X&sqi=2&ved=0ahUKEwia7KmR2oPSAhWGKsAKHVFRCncQ_AUIBigBçtbm=isch&q=reward+system&imgrc=8WPBbMWf3fYpZM: