Çrregullimet më të shpejta endokrine janë ato të gjëndrës tiroide. Statistikat tregojnë se ka miliona njerëz të prekur nga problemet me tiroiden. Edhe pse problemet me tiroiden janë ndër problemet shëndetësore më të diagnostikuara përsëri vetëm disa nga njerëzit e prekur shohin rezultate pozitive.

Gjëndra tiroide është një gjëndër e pranishme në bazën e qafës në krye të sternumit në formën e fluturës, drejtë nën laring nën mollën e Adamit. 2.45 cm – 5.9 cm e gjatë, me ngjyrë të kuqe në kafe, gjëndër shumë e vaskularizuar, ajo ka dy lobe lateral të vendosura në të dy anët e laringut që të dyja janë të lidhura nga një ind quajtur istmus dhe në 80% të rasteve ka edhe një lob piramidal, ky i fundit shtrihet në drejtimin kranial. Një gjëndër tiroide normale (jo e sëmurë) peshon mesatarisht 20 – 30 gram, duke përfaqësuar kështu gjëndrën endokrine më voluminoze.

Gjëndra tiroide prodhon hormonet triiodothyronine (T3), thyroxine (T4), 3,5-Diiodothyronine (T2) me anë të cilëve kontrollon shumë prej funksioneve të trupit. Hormonet e prodhuara nga gjëndra tiroide kanë shumë funksione ndër to përmendim: rregullojnë sesi qelizat e trupit përdorin energjinë, sesa shpejt punon metabolizmi i trupi, ndikojnë në normën e rritjes së flokëve dhe kockave, peshën e trupit, ndihmojnë në adaptimin e organizmit me temperaturat e jashtme dhe nivelin e energjisë, si dhe në funksionimin e zemrës dhe sistemin e tretjes. Hormonet tiroid ndërveprojnë me shumë hormone të tjerë, të tillë si: insulina, kortizoli dhe hormonet seksuale estrogjen, progesteron dhe testosteron. Fakti që këto hormone janë të lidhur të gjithë së bashku dhe janë në komunikim të vazhdueshëm shpjegon pse një status tiroid jo shumë optimal është i lidhur me shumë simptome dhe sëmundje.

figura-1

Figura 1. Efektet e sëmundjeve të tiroides në organet e trupit

Atëherë natyrisht të lind pyetja, cili është mekanizmi i funksionimit të gjëndrës tiroide? Mekanizmi i funksionimit është një mekanizëm feedback. Tiroidja iu përgjigjet mesazheve nga hipotalamusi dhe gjëndra e hipofizës duke prodhuar hormone të cilët ndërveprojnë me qelizat e trupit. Hipotalamusi quhet si “termometri i trupit”, ai vazhdimisht kontrollon ekuilibrin optimal të hormoneve, ushqyesve dhe neurotransmetuesve në gjak. Kur hipotalamusi shikon që ka nivele të pamjaftueshme të hormoneve tiroid në qarkullim, ai dërgon një transmetues kimik të quajtur hormonin lirues tirotropin (TRH) në gjëndrën e hipofizës. Hipofiza pranon sinjalin dhe lëshon hormonin stimulus të tiroides (TSH) mbi gjëndrën tiroide. TSH aktivizon prodhimin e një proteine të quajtur tiroglobulin. Gjithashtu TSH aktivizon një enzimë të quajtur peroksidasë tiroide (TPO). Kjo enzimë kombinon tiroglobulinëm me jodin dhe peroksidin e hidrogjenit për të krijuar T3 dhe T4. Më shumë se 99% e hormoneve tiroid janë të lidhur me proteina duke qenë kështu forma inaktiv, vetëm pjesa e lirë e tyre është aktive. Rreth 93% e hormonit të prodhuar nga tiroidja është në formën e T4 që është një formë inaktive dhe vetëm 7 % në formën T3. Në mëlçi 60% e formës inaktive T4 konvertohet në formën aktive T3, nëpërmjet rrugëve “glucoronination & sulfation”. Nëse mëlçia punon ngadalë ajo do të shkaktojë një problem në konvertimin e T4 në T3. Rreth 20% e T4 konvertohet në revers T3 (RT3) e cila është një formë permanente jo aktive. Ndërsa 20% i fundit i T4 konvertohet në T3 sulfat dhe T3 acid acetik, të cilët më pas mund të metabolizohen nga flora bakteriale në zorrë duke prodhuar formën aktive T3. T2 është një hormon tiroid aktiv. Ai stimulon receptorët beta – TR për hormonet tiroid dhe në këtë mënyrë harxhon energjinë. T2 ka efekt antagonist në indet e miokardit dhe hipofizës, e cila rezulton në shtypjen e lirimit të TSH. T2 është një rregullator allosterik i citokromit c oxidazë (kompleks IV i zinxhirit të transportit të elektrone). Ai rrit aktivitetin e tij duke parandaluar ndërveprimin e ATP-së si një frenues allosterik. Megjithatë aktualisht T2 është komponenti më pak i kuptueshëm dhe subjekt i një numri të vazhdueshme studimesh. Gjithashtu gjëndra tiroide prodhon kalcitoninën, e cila ndihmon në depozitimin e kaliumit në kocka, gjë që sjell si rrjedhojë uljen e përqendrimit të kaliumit në lëngun jashtë qelizor.

figura-2Figura 2. Mekanizmi i funksionimit të gjëndrës tiroide

Funksionimi i tiroides varet nga shumë faktorë, të cilët renditen si më poshtë:

  • Faktorët që kontribuojnë në prodhimin e duhur të hormoneve tiroid, të tillë si hekuri, jodi, tirozina, zinku, seleni, vitamina E, B2, B3, B6, C, D
  • Faktorët që inhibojnë prodhimin e duhur të hormoneve tiroid, të tillë si stresi, infeksioni, trauma, rrezatimi, medikamentet, anatagonistët e jodit (fluroride), toksinat (pesticidet, merkuri, kadmiumi, plumbi) dhe sëmundjet autoimune si sëmundja celiake
  • Faktorët që rrisin konvertimin e T4 në T3, të tillë si seleni dhe zinku
  • Faktorët që rrisin konvertimin e T4 në RT3, të tillë si stresi, trauma, një dietë me pak kalori, inflamacioni (citokinat, etj.), toksinat, infeksioni, çrregullime të mëlçisë apo të veshkave, disa lloj medikamentesh
  • Faktorët që përmirësojnë ndjeshmërinë qelizore ndaj hormoneve tiroid, të tilla si vitamina A, ushtrimet dhe zinku

figura-3Figura 3. Faktorët që ndikojnë në hormonet e tiroides

 

Studime të shumta tregojnë se në mosfunksionimin e tiroides rol të rëndësishëm luajnë këta shkaktarë:

Dieta ushqimore, qoftë kjo si pasojë e mungesës në nutrientë ose si pasojë e një teprim në të ushqyer.

Mungesa e jodit

Trashëgimia – të pasurit e një të afërmi me problem me tiroiden rrit rrezikun tuaj për problemeve me tiroiden.

Gluteni së bashku me ndjeshmëritë e tjera ushqimore shkaktojnë mosfunksionim të tiroides, kjo pasi ato shkaktojnë inflamacion. Gluteni shkakton përgjigje autoimune në shumë njerëz dhe mund të jetë përgjegjës për Tiroiditin Hashimoto, një sëmundje autoimune e tiroides. Rreth 30 % e njerëzve me sëmundjen Tiroiditi Hashimoto kanë një reagim autoimun ndaj glutenit. Ndjeshmëria ndaj glutenit mund të shkaktojë mosfunksionim të sistemit gastrointestinal, kështu që ju konsumoni ushqime që nuk janë tretur plotësisht, shpesh duke çuar në një “leaky gut syndrome”. Grimcat e ushqimit absorbohen në gjak, ku trupi juaj i identifikon ato si antigjen dhe prodhon më pas antitrupa kundër tyre. Këto antigjene janë të ngjashme me molekulat në gjëndrën tiroide. Për shkak të kësaj, trupi juaj aksidentalisht sulmon tiroiden. Pra një reagim autoimune në të cilën trupi juaj sulmon vetveten. Testimi mund të bëhet duke matur imunoglobulinat IgG dhe IgA për gluten dhe për ndjeshmëritë e tjera ushqimore.

Soja besoni ose jo, soja nuk është ushqimi i shëndetshëm si kompanitë bujqësore dhe ushqimore kanë bërë që ju të besoni. Pothuajse mijëra studime shkencore tashmë lidhin ushqime e pasura me soje me problem si: kequshqyerja, stresi, dobësi e sistemit imunitar, rënie e aftësive njohëse, çrregullime riprodhuese dhe një mori problemesh të tjera, ku në krye qëndron dëmi që ajo i shkakton tiroides. Për të ditur më shumë për të këqijat e sojës, lexoni The Whole Soy Story: The Dark Side of America's Favorite Health Food".

  • Mungesa e disa nutrientet si jodi, tirozina, vitamina A, seleniumi, zinku, vitamina B2, B6, C dhe E
  • Bromuret çakordojnë sistemin endokrin, kjo sepse bromi konkurron për të njëjtat receptorët që përdoren në gjëndrën tiroide për kapjen e jodit. Kjo gjendje do të pengonte prodhimin e hormoneve tiroide dhe do të rezultonte në një problem me tiroiden. Kur ju hani apo absorboni bromure, ato zhvendosin jodin dhe mungesa e jodit çon në një rritje të rrezikut për kancer tiroid, kancer të gjirit, kancer të vezoreve, dhe të prostatës. Përveç probleme psikiatrike dhe me tiroiden, toksiciteti i bromureve mund të shfaqi skuqje të lëkurës dhe puçrra të rënda në fytyrë, humbje të oreksit dhe dhimbje barku, lodhje, një shije metalike në gojë, si dhe aritmi kardiake.
  • Fluroidet – Fluori është një halogjen ashtu si bromi ai konkurron me jodin në gjëndrën tiroide. Jodi është i nevojshëm për prodhimin e hormoneve tiroid. Fluori gjendet në ujin e rubinetit, pastën e dhëmbëve dhe shumë ushqime të përpunuara.
  • Ndotësit industrial – ndotës të ndryshme që gjenden në ajër, ushqim dhe ujë ndikojnë negativisht në sistemin imunitar dhe funksionin e tiroides. Këto vijnë nga automjetet, mbeturinat industriale kimike, sasia e tepër e klorit që gjendet në furnizimin tonë me ujë të pijshëm, pesticidet, herbicidet dhe kimikatet artificiale që gjendet në ushqime.
  • Rrezatimi jonizues ne vazhdimisht jemi të ekspozuar ndaj rrezatim jonizues qoftë ky nga pajisjet mjekësore si mamografia, tomografia e kompjuterizuar, apo edhe nga pajisjet e përditshme si mikrovala, aparati celular, etj. Të gjithë llojet e rrezatimeve jonizues shkaktojnë problem me tiroiden.
  • Metalet e rënda – ku përfshihen merkuri, plumbi dhe alumini.
  • Perfluorooctanoate (PFOA)
  • Niveli shumë i lartë i sheqerit në gjak shkakton gjithashtu problem me tiroiden.
  • Stresi është një faktorë i rëndësishëm që shkakton problem në tiroide. Shumë prej nesh janë pothuajse gjithmonë nën stres kronik, i cili rezulton në rritjen e niveleve adrenaline dhe kortizolin. Rritja e kortizolit ka një ndikim negativ në funksionit e tiroides. Gjithashtu shkakton shëndoshje, presion të lartë të gjakut, kolesterol të lartë, etj. Nivelet e hormoneve tiroid bien gjatë periudhave stresuese
  • Inflamacioni
  • Problem me mikrobotën e zorrës
  • Ç'rregullime imunitare

Nëse çdo gjë është duke punuar si duhet, ju do të keni balancën e duhur të T3 dhe T4 të cilët kontrollojnë metabolizmin e çdo qelize në trupin tuaj. Nëse sasia e T3 është e pamjaftueshme si pasojë ose nga prodhimi i rrallë, ose nga jo konvertimin siç duhet i T4 i tërë sistemi juaj do të ketë probleme. T3 është thelbësisht i rëndësishme për shkak se ai sinjalizon bërthamën e qelizave të dërgojnë mesazhe te ADN-ja dhe si rezultat rritet metabolizmi i qelizave nga djegia e yndyrave. T3 ul nivelin e kolesterolit, rigjeneron flokët dhe ndihmon në mbajtjen e linjave të trupit. Nivelet e T3 mund të çrregullohen nga shumë faktorë, të tillë si: kequshqyerja, toksinat, infeksionet dhe stresi. Çrregullimet e T3 çojnë në një seri komplikimesh ku më të përhapura janë: sëmundja e hipotiroidizmit, hipertiroidizmi (tirotoksikoza) dhe kanceri tiroid.

Shenjat klinike të sëmundjes së tiroides fillimisht nuk janë specifike dhe nuk mund të dallohen nga çrregullime e tjera, megjithatë disa nga shenjat që tregojnë për praninë e kësaj sëmundje janë: lodhje, rrahje të shpejta të zemrës edhe kur pacienti ndodhet në gjumë, nervozizëm, pagjumësi, rënie e flokëve, oreks i shtuar dhe një rënie e madhe dhe e menjëhershme nga pesha, rritje e madhësisë së gjëndrës, shtimi i vaskularizimit në gjëndrën tiroide, etj.

Hipotiroidizmin

Hipotiroidizmi ndodh kur kemi ulje të prodhimit të hormoneve tiroid nga gjëndra tiroide, kjo gjendje mund të jetë e pjesshme ose e plotë, një kusht që është i lidhur shpesh me mungesën e jodit. Hipotiroidizmi është një sëmundje që prek 2-3% të popullatës, më shumë prek seksin femër me raportin 3:1 ndaj meshkujve dhe zakonisht femrat me moshë 30 – 60 vjeç.

Zakonisht target grupi më i rrezikuar për hipertiroidizëm është ai me moshë mbi 50 vjeç por mund të ndodh në çdo fazë të jetës. Evidencat tregojnë se hipotiroidizmi mund të shfaqet edhe në mosha shumë të reja, si p.sh fëmijët e porsalindur. Kjo e fundit është një gjendje e rrallë dhe shumë e rëndë që kërkon diagnostikim dhe trajtim të menjëhershëm. Mos trajtimi në kohë çon në fatkeqësi për këta fëmijë duke i lënë me prapambetje mendore.

Hipotiroidizmi është disa lloje:

  • Hipotiroidizëm (Hipotireozë) parësor – kemi të bëjmë me dëmtime që ndodhin vetëm në gjëndrën tiroide
  • Hipotiroidizëm dytësore – është një anomali kur hipofiza nuk e prodhon siç duhet hormonin TSH, pra kemi të bëjmë me mos stimulim të tiroides

figura-4

Figura 4. Paraqet një pacient me tiroide normale (pjesa majtas) dhe një pacient me hipotiroidizëm (pjesa djathtas), si dhe ndërveprimin e hormoneve në të dyja rastet

Identifikimi i hipotiroidizmit dhe shkaku i tij është i ndërlikuar. Mendohet se faktorët që shkaktojnë hipotiroidizëm janë:

  • Tiroiditi Hashimoto – është shkaku më i zakonshëm i hipotiroidizmit parësor. Në këtë çrregullim autoimun antitrupat e zhvilluar shkatërrojnë indet e tiroides. Indi funksional i tiroides zvogëlohet me indin fibroz dhe çon në ulje të nivelit të hormoneve tiroid.
  • trashëgimia, të pasurit e një të afërmi me problem me tiroiden rrit rrezikun tuaja për problemeve me tiroiden
  • dëmtimet të tiroides si pasojë e infeksioneve virale
  • përdorimi i disa lloj medikamentesh
  • rrezatimet me jod radioaktiv
  • shpesh herë ndërhyrjet kirurgjikale

Shumë nga shenjat klinike të hipotiroidizmit janë të paqarta dhe përputhen edhe me çrregullime të tjera. Megjithatë pacientët me hipotiroidizëm karakterizohen nga:

  • letargji
  • lodhje dhe mungesë e energjisë – janë shenja tipike të mosfunksionimit të tiroides. Lodhja tiroide karakterizohet me ndjenja sikur nuk keni energji për të ushtruar, një kokë e rëndë dhe e lodhur sidomos në orët e pasdites, fjetja gjumë sapo shtriheni. (Është e rëndësishme të theksohet se jo të gjitha lodhjet ose mungesa e energjisë mund të shkaktohet nga një gjëndër tiroide jo funksionale)
  • anoreksi
  • rritje e peshë – të fituarit lehtë peshë ose vështirësi në humbjen e peshës, pavarësisht një programi agresiv stërvitje dhe ushqimi vigjilent, është një tjetër tregues
  • lëkurë e ashpër dhe me luspa, e thatë dhe e trashë – nëse keni lëkurë vazhdimisht të thatë dhe nuk përgjigjet edhe ndaj kremra hidratues konsiderohet si një faktor për hipotiroidizëm
  • humbja e flokëve – humbja e flokëve në mënyrë të pashpjegueshme. Fatmirësisht në qoftë se humbja e flokëve është për shkak të funksionit të ulët të tiroides, flokët tuaj do t’ju rikthehen shpejt me trajtimin e duhur të tiroides
  • ndjesia e të ftohtit, të pasurit shumë ftohtë gjatë gjithë kohës është gjithashtu një shenjë e funksionit të ulët të tiroides. Njerëzit hipotiroid ngrohen ngadaltë (madje edhe në një sauna) dhe nuk djersiten kollaj gjatë ushtrimeve fizike
  • temperatura bazale e trupit (basal body temperature, BBT) – një tjetër shenjë e hipotiroidizmit është BBT, mesatarisht një minimum më pak se 36.44 gradë Celsius për gjatë tre ditëve
  • manifestim të gushës
  • edema
  • konstipacion
  • zbehje e lëkurës
  • ngjirje e zërit
  • muskulaturë e lodhur
  • dhimbje të artikulacioneve
  • rënie e ndjeshmërisë për të shijuar dhe nuhatur
  • çrregullime menstruale
  • anemi
  • zmadhim kardiak
  • puls i ulët
  • mungesa e sasisë së hormoneve tiroid shkakton anormalitet në metabolizmin e lipideve me rritjen e nivelit të kolesterolit dhe triglicerideve

Sa më shumë nga këto shenja klinike të keni, aq më të mëdha janë gjasat që ju të keni hipotiroidizëm.

Diagnoza e hipotiroidizmit

Diagnoza vendoset nga kombinimi i një sërë hapash ku përmendim:

  • Vlerësimi klinik – Sa më shumë vigjilent të jeni ju në vlerësimin e simptomave tuaja (të paraqitura më lartë) dhe faktorët e rrezikut, aq më e plotë do të paraqitet edhe tabloja për mjekun tuaj dhe si rezultat aq më e lehtë do të jetë për ju për të marrë trajtimin e duhur. Vlerësimi nga mjeku i shenjave të tjera jashtë tiroides, si probleme me sytë dhe lëkurën, konstipacion, komunikim verbal i dobësuar që lidhet me ndryshimet në shqiptim dhe me gjuhë të zmadhuar, vetëvlerësim i ulët që lidhet me ndryshime në aparencën fizike dhe intolerancë ndaj aktiviteteve, shenja të cilat mund të shkaktohen nga sëmundjet e tiroides.
  • Ekzaminimi fizik i gjëndrës tiroide nga mjeku
  • Testet laboratorike specifike të cilat lejojnë vendosjen e diagnozës në kohën e duhur. Testet specifike rutinë që përdoren për të diagnostikuar pacientët me hipotiroidizëm janë:
  1. Testi T3 (T3RU) – pacientët me hipotiroidizëm kanë vlera më të ulta se vlera normale 25-35%
  2. Testi T4 – pacientët me hipotiroidizëm kanë vlera më të ulta se vlera normale 80-200ng/dl
  3. Testi TSH – kanë vlera më të larta se vlera normale 1.0 ng /dl (kryesisht hipotirozën parësore). Sa më e lartë vlera e TSH aq më të larta janë që ju të keni hipotiroidizëm
  4. Testi TA (antitrupat tiroidal) – kanë vlera normale
  5. Test stimulimi TRH – Për rastet më të vështira, TRH mund të matet duke përdorur testin stimulimi TRH. TRH ndihmon në identifikimin e hipotiroidizmit që është shkaktuar nga pamjaftueshmërinë e gjëndrës së hipofizës.
  6. Ekografia e tiroides – metoda më e preferuar kur është e rëndësishme të dihet saktësisht madhësia e tiroides. Ekografia përdoret gjerësisht për të diagnostikuar sëmundjet nodulare të tiroides. Ajo dallon njohjen e nodulave dhe kisteve që janë mbi 3 mm. Përveç kësaj, ekografia përdoret për të drejtuar biopsitë aspiruese me gjilpërë të hollë dhe për aspirimin e lezioneve kistike

figura-5

Figura 5. Metodat e diagnostikimit

 

Trajtimi i hipotiroidizmit

  • Trajtimi kryesisht është me medikamente, ku kryesor është hormoni Tiroksinë (T4). Ka raste si medikamente jepen dy hormonet e tiroides (T3, T4), ose kombinim i mjekimit tiroksinë me jod. Efikasiteti i mjekimit evidentohet nga kryerja e analizës laboratorike si matja e hormonit TSH. Sa më të normalizuara të jenë vlerat e TSH aq më efektiv është dhe trajtimi. Si rregull vlera e TSH është gjithmonë e lartë në fillim të mjekimit, kjo sepse kur tiroidja është e dëmtuar apo nuk përgjigjet ndaj stimujve TSH rritet shumë për të tentuar normalizimin e funksionit të saj
  • Ndërhyrje kirurgjikale, nëse pacienti ka një gushë aq të madhe sa për të shkaktuar vështirësi në frymëmarrje
  • Gjithashtu rol të rëndësishëm në trajtimin e pacientëve luan dieta ushqimore. Këshillohet që këta pacient të ushqehen me produkte të pasura me jod si p.sh produktet e detit, mishi, produkte të qumështit, fruta, ujë dhe kripëra minerale, etj.

Hipertiroidizmi

Hipertiroidizmi apo siç njihet ndryshe në gjuhën e mjekëve tirotoksikoza është një çrregullim i shkaktuar nga daljet e tepërta të hormoneve tiroid (TH) në indin periferial. Një tiroide tepër aktive sekreton shumë hormon T4 (Tiroksinë) duke shkaktuar përshpejtim të disa nga funksioneve të trupit, kryesisht organeve të mëdha. Hipertiroidizmi është shumë më i zakonshëm në seksin femër – rreth 8 në 100 gra dhe një 1 në 100 njerëz zhvillojnë hipertiroidizëm. Kjo sëmundja mund të shfaqet në çdo moshë.

Hipertiroidizmi shkaktohet si rezultat i shumë faktorëve të ndryshëm duke përfshirë: reaksionet autoimune si sëmundja GRAVE, sekrecioni i tepruar i hormonit TSH nga gjëndra hipofizare dhe marrja e tepruar e medikamenteve për tiroiden.

Shenjat klinike nga teprica e tiroksinës, shpesh mund të jenë të paqarta dhe të vështira për t’u veçuar nga shenjat e tjera me karakter jo tiroidale. Megjithatë disa nga shenjat klinike karakteristike të hipertiroidizmit janë:

  • paqëndrueshmëria emocionale, ndjenja e shqetësimit, nervozizëm, ndjeshmëri, acarim, pagjumësi
  • vështirësi në përqendrim
  • lëvizjet të shpeshta të zorrëve
  • rrahje të parregullta të zemrës, të shpeshta ose me forcë
  • periudhat të parregullt menstruale ose mungesa e menstruacioneve për periudha
  • të pacaktuara
  • oreks i tepruar
  • humbje në peshë (apo në raste të rralla shtim në peshë)
  • diarre
  • ezoftalim i syve
  • ndryshim i gushës
  • intolerancë ndaj nxehtësisë
  • Lëkura e butë dhe e ngrohtë

Mos evidentimi i shenjave klinike në kohë rezulton në përkeqësim të gjendjes shëndetësore të pacientit. Kështu, hipertiroidizmi i pa trajtuar mund të çojë në probleme të zemrës, të tilla si: fibrilim atrial, kardiomiopati, anginë dhe dështime të zemrës.

Hipertiroidizmi është disa lloje:

  • Hipertiroidizmi parësor – ndodh kur ka hiperplazi ose një adenomë në gjëndrën tiroide
  • Hipertiroidizmi dytësor – ndodh kur kemi hipokalemi kronike si përgjigje ndaj gjëndrës paratiroide
  • Hipotiriroidizmi tretësor – ndodh kur ka hiperplazi të gjëndrës tiroide dhe humbje të reagimit në nivelin e serumit

Diagnoza e hipertiroidizmit

  • Testet laboratorike – Ka disa mënyra për të diagnostikuar një tiroide hiperaktive, por preferohen të përdoren testet laboratorike të mëposhtme për një rezultat më të saktë të shëndetit të tiroides.
  • Testi TSH – nivelet e serumit të TSH maten dhe krahasohen me nivelet e tiroksinës (T4) për të dalluar problemet me hipofizën nga mosfunksionimi i tiroides. Udhëzuesi më i mirë i hipertiroidizmit parësor është shtypja e TSH poshtë 0.1 g/ml, kur TSH e ndjeshme nuk shtypet, hipertiroidizmi shkaktohet si pasojë e sekretimit TSH nga një hipofizë tumorale
  • Free T4 dhe Free T3 – Niveli normal i T4 së lirë është 0.9 – 1.8 ng /dl. T3 duhet të jetë 240 – 450 pg /dl
  • Testi T4 – nivelet e serumit të tiroksinës T4 maten për të përcaktuar përqendrimin e hormoneve tiroid dhe për të testuar funksionin e gjëndrës tiroidale. Nivelet e T4 rriten në hipertiroidizëm dhe në tiroiditis akut
  • Testi T3 – serumi trijoditrionin T3 matet nga analiza radioimunitare T3 RIJA e cila mat format e lidhura dhe të lira të këtij hormoni. Ky test është i vlefshëm për diagnozën e hipertiroidizmit
  • Testi i rritjes së T3 – matet nga testi invitro në të cilën gjaku i pacientit përzihet me T3 radioaktiv, rezulton në rritjen e hipertiroidizmit
  • Testi TA – matet për të përcaktuar nëse një sëmundje autoimune tiroidale shkakton simptoma tek pacienti. TA ka vlera të rritura në sëmundjen GRAVES.
  • Testi i rritjes RAI
  • Testi i shtypjes tiroidale
  • Temperatura Bazale e Trupit (BBT) – Edhe pse ka disa protokolle të ndryshme, më e përdorur zakonisht është sistemi Broda Barnes 4
  • Vlerësimi i shenjave klinike
  • Ekzaminimi fizik i gjëndrës tiroide nga mjeku
  • Skaner i tiroides
  • Ekografi e tiroides
  • Biopsi aspiruese me gjilpërë të hollë
  • Shintigrafia e tiroides

figura-6

Figura 6. Ekografi e tiroides

Trajtimi i hipertiroidizmit

Hipertiroidizmi trajtohet me disa mënyra:

  • Medikamente antitiroidal – të cilët zvogëlojnë prodhimin e hormoneve tiroid.
  • Terapina me jod radioaktiv
  • Ndërhyrja kirurgjikale.

figura-5Figura 7. Krahasimi i shenjave klinike në pacient me hipotiroidizëm dhe ata me hipertiroidizëm

Ndikimi i hipetiroidizmit dhe hipotiroidizmit në organizëm

Ndikimi në organizëm paraqitet në tabelën e mëposhtme:

NDIKIMET NË ORGANIZËM

HIPERTIROIDIZMI

HIPOTIROIDIZMI

Sistemi muskulor – skeletor

  • dhimbje kockash (nyje, kërce, shpina)
  • fraktura patologjike
  • dobësim muskujsh
  • atrofi muskulare

Efektet në veshka

  • poliuria
  • polidipsia

Sistemi gastrointestinal

  • dhimbje barku
  • ulçer peptike
  • nauze
  • pankreatitis

Sistemi kardiovaskular

  • aritmi dhe hipertension

Sistemi nervor

  • parestezia
  • psikoza
  • depresioni

Efektet metabolike

  • humbje ne peshë
  • acidozë

Sistemi muskulare

  • spazma muskulare
  • konvulsione
  • rënie flokësh
  • thonj të thatë dhe të brishtë
  • lëkurë të thatë dhe e laskaruar

Sistemi gastrointestinal

  • keqthithje të ushqimeve
  • ngërçe abdominale

Sistemi nervor

  • parestezi (buzë, duar, këmbë)
  • çrregullime në sjellje (depresion, ankth, irritim)
  • reflekse hiperaktive
  • psikozë
  • presion i rritur intrakranial

Këshilla për të përmirësuar shëndetin e tiroides tuaj

Disa mënyra të thjeshta sesi ju mund të përmirësoni performancën e tiroides tuaj:

  • identifikoni dhe trajtoni shkaqet – zbuloni se çfarë shkakton probleme me tiroiden, pra nëse kjo vjen nga mungesa e jodit, mosbalanca hormonale, toksiciteti i mjedisit ose inflamacion. Pas gjetjes së shkakut trajtohuni në mënyrën më të përshtatshme. Për rezultate më të mira konsultohuni me një mjek specialist
  • konsumoni ushqime të freskëta të pasura me jod dhe vitamina
  • largohuni nga gluteni dhe ushqimet me sojë
  • minimizimi nivelin e stresit tuaj – merrni një ditë pushim, meditoni, zhytuni në vaskë, ose shkoni me pushime
  • bëni një përpjekje për të kufizuar ekspozimin tuaj ndaj toksinave
  • shmangni të gjitha burimet e bromureve sa më shumë të jetë e mundur
  • flini mjaftueshëm gjumë – gjumi i pamjaftueshëm kontribuon për të theksuar lodhjen dhe parandalon rigjenerimin plotësisht të trupit tuaj
  • ushtrime – ushtrimi drejtpërdrejtë stimulojnë gjëndrën tiroide për të sekretuar më shumë hormoneve tiroide dhe rrit ndjeshmërinë e të gjitha indet ndaj hormoneve tiroid
  • ecin sa më shumë
  • konsumoni uji dhe kripëra minerale në dozën e duhur
  • ndiqni udhëzimet e mjekut për çdo medikament që përdorni

COPYRIGHT: Ky artikull është pronë e We Speak Science, institutit jo fitimprurës themeluar nga dy shkencëtaret shqipëtare Dr. Detina Zalli (Harvard University) dhe Dr. Argita Zalli (Imperial College London). Artikulli është shkruar nga Detina Zalli dhe Gjena Dura ( MSc ne Biologji Molekulare ne Universitetin e Tiranes).

REFERENCAT:

  • Thyroid Gland, How it Functions, Symptoms of Hyperthyroidism and Hypothyroidism. Endocrineweb. Accessed, Mar 23, 2015.
  • <http://www.endocrineweb.com/conditions/thyroid-nodules/thyroid-gland-controls-bodys-metabolism-how-it-works-symptoms-hyperthyroi>
  • Your Thyroid Gland. British Thyroid Foundation. <http://www.btf-thyroid.org/information/your-thyroid-gland>
  • Thyroid disease. American Thyroid Association (ATA). <http://www.thyroid.org/thyroid-information/>
  • http://www.empoweryourhealth.org/magazine/vol5_issue1/Hypothyroidism_What_Experts_Suggest_for_Treating_Low_Thyroid_Hormone_Levels
  • http://articles.mercola.com/thyroid.aspx
  • Overactive thyroid (hyperthyroidism). NHS. Reviewed, 22/09/2016 http://www.nhs.uk/conditions/Thyroid-over-active/Pages/Introduction.aspx
  • Thyroid Disease: Know the Facts. Thyroid Foundation of Canada. Updated, May 2010. <http://www.thyroid.ca/know_the_facts.php>
  • Thyroid Disorders: Symptoms, Treatment & Types. MedicineNet. Accessed, Aug 10, 2016 <http://www.medicinenet.com/thyroid_disorders/article.htm>
  • Imazh i adaptuar nga: http://www.womenshealth.gov/publications/our-publications/fact-sheet/images/thyroid-zoom.jpg (Figura kryesore, e përshtatur)
  • Imazh i adaptuar nga: http://image.slidesharecdn.com/thyroid-awareness-month-powerpoint-presentation1544/95/thyroid-awareness-month-powerpoint-presentation-10-728.jpg?cb=1287651690 (Figura 1)
  • Imazh i adaptuar nga: http://drjockers.com/18-strategies-to-beat-hypothyroidism-naturally/ (Figura 2)
  • Imazh i adaptuar nga: http://drjockers.com/18-strategies-to-beat-hypothyroidism-naturally/ (Figura 3)
  • Imazh i adaptuar nga: http://www.empoweryourhealth.org/sites/all/images/magazine/vol5issue1/hypothyoidism-what-experts-suggest-img2.jpg (Figura 4)
  • Imazh i adaptuar nga: http://static.tuasaude.com/img/ex/am/exames-que-avaliam-a-tireoide–640-427.jpg (Figura 5, e përshtatur)
  • Imazh i adaptuar nga: http://i.ytimg.com/vi/suDlBZlBiFE/hqdefault.jpg (Figura 6)
  • Imazh i adaptuar nga: http://lghttp.41526.nexcesscdn.net/8015C4D/magento/media/catalog/product/cache/1/image/2000x/9df78eab33525d08d6e5fb8d27136e95/g/3/g315_thyroid-disease-card-back.jpg (Figura 7)