Sëmundja kronike obstruktive pulmonare, e njohur si SPOK , është një sëmundje  respiratore që zvogëlon volumin e ajrit të thithur  në mushkëri  (NHLBI, 2017). Ka disa mekanizma që kontribuojnë në zvogëlimin e vëllimit të mushkërive, siç janë: thasët e ajrit që humbin elasticitetin, muret e rrugëve të frymëmarrjes inflamohen,  muret e thasëve të ajrit shkatërrohen, etj. (NHLBI, 2017).  Sot ka një gamë të  gjerë të trajtimeve, të tilla si steroidet, bronkodilatatorët dhe vaksinat  (NIH, 2017), edhe pse ka një ndryshim nga trajtimet natyrale, duke luftuar SPOK përmes një terapie me  dietë. Shkaqet e SPOK janë më së shpeshti ato që lidhen me pirjen afatgjatë të duhanit, dhe  nuk kufizohen vetëm tek faktorët gjenetik dhe astma. Përafërsisht 75% e të gjitha rasteve të dokumentuara të SPOK gjenden në duhanpirës, ose ish duhanpirës (NHLBI, 2017).  Sot, ka më pak duhanpirës se sa ka qenë në të kaluarën dhe metoda më e shpejtë për t'u përmirësuar nga simptomat e SPOK është ndalimi i pirjes së duhanit (NIH, 2017). Tani, ka një popullaritet në rritje në terapite me dietë, si një trajtim shtesë në SPOK duke gjetur alternativa, mundësi të shëndetshme  ushqimore të cilat i zënë vendin medikamenteve.  Fuqia e ushqimit është e bollshme, ato përmbajnë vitaminat dhe ushqyesit e nevojshëm për të kryer aktivitete të përditshme dhe për të ruajtur një mënyrë jetese të shëndetshme. Terapia me dietë, e cila përdor trajtimin ushqimor nëpërmjet ushqimit, po vëzhgohet për përfitimet e saj, veçanërisht në trajtimin pozitiv të pacientëve me SPOK.   Në një meta-analizë të disa studimeve, funksioni fizik i pacientëve me SPOK, si mungesa e frymëmarrjes, frymëmarrja / vëllimi i ekspirimit, fuqia e kapjes  dhe distanca në këmbë u përmirësuan të paktën në 2 javë dhe mesatarisht në 12 javë, në pacientët kur paraqitet ndërhyrja  ushqyese. (Akner, 2016).  Për më tepër, një verifikim i rastësishëm,  që konsistoi në dyfishimin e përdorimit  të  vitaminës D3 në pacientët me SPOK, vunë re lehtësim dhe mbrojtje nga përkeqësimi i lehtë  deri tek ata më të  rënda (Martineau, 2015). 

Terapia me dietë  duket të jetë kritike në trajtimin e pacientëve me SPOK.  Mesatarisht, statusi ushqimor i pacientëve me SPOK duket të jetë i varfër.  Duke përdorur pyetësorët e cilësisë së jetës, nga të gjithë pacientët me SPOK, 60% vuajnë nga obeziteti, dhe  27% janë mbipeshë (Mekal, 2015). Ka më shumë gjasa që çrregullime ushqyese të ndodhin tek pacientët  me statusin më të varfër ushqimor.

Përmirësimi i dietës dhe përdorimi i të ushqyerit si terapi ka qenë i dobishëm për rritjen e cilësisë se jetës për pacientët me SPOK. Ka pasur studime të shumta që tregojnë përmirësim në:  ecje, forca e kapjes dhe mungesa e frymëmarrjes.  Ndryshimet drastike ndodhin vetëm duke përfshirë ndryshime në dietë sepse gjendja ushqyese e pacientëve me SPOK është jashtëzakonisht e ulët dhe çrregullimet ushqyese kanë më shumë gjasa të ndodhin. Fuqia e ushqimit është e dukshme si një metodë e trajtimit, dhe për të ndihmuar në zbutjen e disa prej simptomave të shfaqura  tek pacientët  me SPOK.  

 

 

COPYRIGHT: Ky artikull është pronë e we Speak Science, një institucion jofitimprurës i themeluar nga Dr. Detina Zalli (Universiteti i Harvard) dhe Dr. Argita Zalli (Imperial College London). Artikulli është shkruar nga Antonio Del Vecchio (Cornell University, Division of Nutritional Sciences).

REFERENCAT:   Akner, Gunnar, and Kjell Larsson. "Undernutrition state in patients with chronic obstructive pulmonary disease. A critical appraisal on diagnostics and treatment." Respiratory medicine117 (2016): 81-91.

Martineau, Adrian R., et al. "Vitamin D 3 supplementation in patients with chronic obstructive pulmonary disease (ViDiCO): a multicentre, double-blind, randomised controlled trial." The lancet Respiratory medicine 3.2 (2015): 120-130.

Mękal, D., et al. "Nutritional status in chronic obstructive pulmonary disease and systemic sclerosis: two systemic diseases involving the respiratory system." Body Metabolism and Exercise. Springer International Publishing, 2014. 45-49.

https://www.nhlbi.nih.gov/health-topics/SPOK

https://report.nih.gov/nihfactsheets/ViewFactSheet.aspx?csid=77

https://lungdiseasenews.com/2015/09/29/SPOK-increases-chances-developing-small-cell-cancer-lungs/