AND-ja jone thote shume rreth nesh. Ne fakt ne jemi te perbere nga ADN-ja dhe gjithcka eshte e shkruar ne te.
Por gjeja me e rendesishme per te cilen ADN-ja jone mund ten a tregoje eshte koha e vdekjes.
Kjo tingellon e cuditshme,por eshte e verteta. Me specifikisht, nje rajon I sekuences se ADN-se, I quajtur Telomer, mund te tregoje rreth jetegjatesise se njeriut.
Nje telomere eshte nje pjese me sekuenca te perseritura nukleotidesh ne pjesen e fundit te cdo kromatidi, I cili mbron pjesen e fundit te kromozomit nga shkaterrimi ose bashkimi me kromatidet fqinje.Per vertebroret, sekuencat nucleotide ne telomere jane TTAGGG. Gjate ndarjes qelizore,enzimat qe dyfishojne kromozomet dhe ADN-ne nuk mund te vazhdojne dyfishimin deri ne perfundimin e kromozomit.Nese qeliza ndahet pa telomeret, do te humbiste fundrat e kromozomeve dhe informacionet e nevojshme qe ato permbajne.
Telomeret mbrojne kromozomet e nje qelize nga bashkimi me njeri-tjeterin-abnormalitet qe do te conte deri ne kancer, keshtu qe qelizat normalisht shkaterrohen kur telomeret e tyre konsumohen.
Por funksioni me I rendesishem qe nje telomere mund te kryeje eshte te qenurit ora me e fuqishme biologjike qe tregon parashikimet e jetegjatesise njerezore.
Telomeret mund t’I krahasojme me 2 ‘’blloqe’’ne fund te kromozomit, te cilat konsumohen cdo here qe kemi nje ndarje qelizore dhe zevendesohet me nje enzime, Traskritazen inverse =telomerazen.
Mekanizmi i shkurtimit te telomereve normalisht e limiton qelizen ne nje numer te caktuar ndarjesh qelizore dhe eshte pikerisht ky limit lidhja me telomeret dhe jetegjatesine njerezore.
Sa me shume rritemi ne moshe, aq me shume shkrutohen keto telomere dhe ky shkurtim eshte progresiv ne kohe.
Kur telomeret shterojne, qeliza behet inaktive ose ‘’vdes’’, gje e cila con ne semundje dhe me pas ne vdekje. Disa shkencetare kane zbuluar menyren e zgjatimit te telomereve, por kjo nuk eshte zgjidhja ideale sepse telomeret te cilet nuk shkurtohen dhe ruajne gjatesine e tyre mund te cojne ne komplikime te tjera , si kanceri. Shkencetaret jane ende duke punuar mbi kete ceshtje, e cila mesa duket eshte celesi I jetes se perjetshme, por ende nuk kane arritur rezultate finale.
Gjithsesi, ne te gjithe kete histori ka disa lajme te mira. Gjatesia e telomereve mund te influencohet nga te ushqyerit.
Ushqimet qe permbajne vitaminen D3, hekur, Acide yndyrore, omega 3 dhe vitaminen C dhe E mund te influencojne ne gjatesine e telomereve. Mekanizmi me te cilin keto ushqime prekin gjatesine e telomerit eshte duke influencuar ne aktivitetin e Telomerazes, enzimes qe shton perseritjet telomerike ne fund te ADN-se.
Shume e rendesishme ne ndikimin e gjatesise telomerike shihet te jete edhe: ecja 30 minuta ne dite; menaxhimi I mire I stresit(yoga,stretching dhe meditimi);te ushqyerit shendetshem(diete me fruta dhe perime)
Edhe pse ne nuk mund te kontrollojme orat qe na rrethojne,duket te jete e mundur te kontrollojme orat tona biologjike me nje jete te mire, nje diete te balancuar dhe duke hequr dore nga zakonet e keqija si duahnpirja apo alkoli.

ifl science

Leave a Reply