Vegjetarianizmi është praktika e abstenimit nga konsumimi i mishit (mishi i kuq, shpendët, ushqimet e detit dhe mishi i çdo kafshe tjetër) dhe mund të përfshijë edhe abstenimin nga nënproduktet e therjes së kafshëve. Vegjetarianët shpesh zbulohen se kanë  mangësi  në proteina, hekur, vitaminë D, vitaminë B12 dhe kalcium (Përkufizimi i shoqërisë vegjetariane, 2016).

Veganët nuk hanë produkte të qumështit, vezë, apo ndonjë produkt tjetër që rrjedh nga kafshët. Të qenit vegan ose vegjetarian janë mënyra për t'u përmbajtur nga ngrënia e produkteve të mishit dhe / ose produkteve të tjera që rrjedhin nga kafshët. Por studimet e kohëve të fundit vënë në pikëpyetje dobinë e këtyre stileve të jetesës, sepse ka prova që mungesa e mishit, qumështit dhe produkteve të tjera të qumështit mund të pengojnë bilancin e vitaminave, absorbimin e ushqimit, metabolizmin e lipideve dhe glukozës, si dhe detoksikimin e shumë toksinave nga trupi ynë (Përkufizimi i shoqërisë vegjetariane, 2016). Një studim nga Universiteti  Graz thotë se, në kundërshtim me mendimin popullor, dietat vegjetariane dhe vegane nuk i bëjnë njerëzit të shëndetshëm.  Në fakt, është zbuluar  se vegjetarianët sëmuren më shpesh. Ata janë më të ndjeshëm ndaj çrregullimeve fizike dhe mendore dhe në përgjithësi kanë një cilësi më të ulët të jetës sesa njerëzit që hanë mish. Ata kanë  një rrezik më të lartë për kancer, zakonisht përjetojnë më shumë sulme në zemër dhe kanë një incidencë më të lartë të problemeve të tilla si: astma, osteoporoza dhe infertilitetit. Ata gjithashtu kanë më shumë gjasa të vuajnë nga çrregullime psikologjike dhe imune. Megjithatë, nuk është plotësisht e qartë dhe e dokumentuar mirë cila është shkaku dhe cili është efekti (Universiteti Graz 2016).

Ka disa pyetje që kanë të bëjnë me këto stile jetese që mbeten pa përgjigje, të tilla si: çfarë i  nxit njerëzit të jenë vegjetarian / vegan?  A ka një gjurmë gjenetike , është vetëm një  hobi apo një  preferencë ushqimi? A është vegjetarianizmi / veganizmi një lloj i sëmundjes mendore që me të vërtetë i nxit njerëzit të mbajnë veten larg konsumimit të produkteve të kafshëve?  Është e mundur që  njerëzit të  vënë veten në rrezikun e deficiteve të vitaminave dhe të  mbartin  rrezikun për t'u bërë të prekshëm nga shumë sëmundje, pavarësisht nga incidenca e ulët e sëmundjeve metabolike dhe problemeve  të lidhura me peshën. (Peter Singer, Princeton University professor).

Popullatat me dietat vegjetarianë kanë një gjen që mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit, besojnë shkencëtarët.  Mutacioni në FADS2 gjen është quajtur rs66698963, i identifikuar nga shkencëtarët në Universitetin Cornell, i cili ndihmon ata që hanë dieta me bazë bimore për të përpunuar omega-3 dhe omega-6 acide yndyrore në komponimet që ndihmojnë në zhvillimin e trurit dhe kontrollin e inflamacionit në trup. Megjithatë, ndryshimi i gjeneve vegjetariane  mund të shkaktojë një kulm në prodhimin e acidit arachidonic, që e bën trupin të prirur ndaj inflamacionit dhe është i lidhur me sëmundjet e zemrës dhe kancerin. (Tom Brenna, Human Nutrition at Cornell).

Është e vërtetë se vegjetarianët / veganët kanë mikrobiomë më të shëndetshëm dhe të balancuar dhe kanë më pak probleme me marrjen e kalorive, por është e paarsyeshme të rrezikojmë shëndetin e trupit tonë në kurriz të reduktimit të kalorive. Zgjidhja më e mirë do të ishte gjetja e një balance midis perimeve, frutave dhe produkteve shtazore. Supozohet se toksinat e perimeve, frutave dhe produkteve shtazore e detoksifikojnë njëri-tjetrin. 

 

COPYRIGHT: Ky artikull është pronë e We Speak Science, institutit jo fitimprurës themeluar nga dy shkencëtaret shqipëtare Dr. Detina Zalli (Harvard University) dhe Dr. Argita Zalli (Imperial College London).  Artikulli është shkruar nga Vedat Sunguri ( Msc. Farmaci , Universiteti i Prishtines)

REFERENCES:

1. http://www.wired.co.uk/article/vegetarian-gene

2. https://www.vegsoc.org/definition

3. https://thetab.com/uk/2017/02/16/vegetarians-unhealthy-mentally-disturbed-says-new-research-33067

4. http://www.independent.co.uk/life-style/health-and-families/health-news/vegetarian-gene-linked-to-heart-disease-and-cancer-risk-scientists-find-a6959291.html

5. http://www.dailymail.co.uk/health/article-3515293/Vegetarian-diet-raises-risk-heart-disease-cancer.html

6. http://www.telegraph.co.uk/news/2016/03/29/long-term-vegetarian-diet-changes-human-dna-raising-risk-of-canc/